ZONJA E PARË MICHELLE OBAMA PËRFUNDON VIZITËN NË KINË
E Mërkurë, 03.26.2014, 05:44pm (GMT+1)
Zonja e Parë e SHBA, Michelle Obama, i dha fund qëndrimit një-javor në Kinë me një vizitë tek një qendër e madhe kërkimore për arinjtë Panda dhe me një drekë në një restorant tibetian. Zonja Obama, bashkë me nënën dhe dy vajzat e saj u përshëndetën nga studentët, përmes një ceremonie tradicionale tibetiane. Të drejtat e Tibetit janë një çështje e ndjeshme për qeverinë kineze dhe atë amerikane. Zonja Obama po ashtu vizitoi arinjtë panda në rezervatin Chengdu, para se të nisej për t'u kthyer në Shtetet e Bashkuara. Presidenti Obama priti muajin e kaluar në Uashington udhëheqësin shpirtëror të Tibetit, Dalai Lama. Pekini e kundërshtoi këtë veprim, pasi e konsideron Dalai Lamën si separatist. (za)
www.voal-online.ch
|