VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

ZONJA E PARË MICHELLE OBAMA PËRFUNDON VIZITËN NË KINË

E Mërkurë, 03.26.2014, 05:44pm (GMT1)


Zonja e Parë e SHBA, Michelle Obama, i dha fund qëndrimit një-javor në Kinë me një vizitë tek një qendër e madhe kërkimore për arinjtë Panda dhe me një drekë në një restorant tibetian.  
 
Zonja Obama, bashkë me nënën dhe dy vajzat e saj u përshëndetën nga studentët, përmes një ceremonie tradicionale tibetiane.  
 
Të drejtat e Tibetit janë një çështje e ndjeshme për qeverinë kineze dhe atë amerikane.
 
Zonja Obama po ashtu vizitoi  arinjtë panda në rezervatin Chengdu, para se të nisej për t'u kthyer në Shtetet e Bashkuara.
 
Presidenti Obama priti muajin e kaluar në Uashington udhëheqësin shpirtëror të Tibetit, Dalai Lama. Pekini e kundërshtoi këtë veprim, pasi e konsideron Dalai Lamën si separatist. (za)

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.