VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

STATISTIKË… (PA POLITIKË)
-Fletë Ditari nga ndertimi i H/C të Fierzës të mbledhura nga kuadri inxhiniero - teknik i ndertimit të veprës-
Nga GJON MARKOKAJ

E Enjte, 03.27.2014, 07:51am (GMT1)

 


"” Shteti Shqiptar, në vitin 1961, duke patur për qellim, shfrytëzimin e plotë te burimeve te energjisë, vendosi ndertimin e pesë H/Ç, në Bushat Ashta, Vaun e Dëjës, Koman, Fierzë e Skavicë, më nji fuqi të instaluar prej mbi 2 000 000 kv/orë, duke e transormuar Luginën e Lumit Drin, në nji kaskadë, liqejsh, komunikimi i ujtë, tek të cilët, do të behej nëpërmjet tuneleve, të turbinave, ujtë e të cilëve do të këthehej në energji, në dobi të Atdheut. Kater tashmë të ndertuar, i Skavicës, mëndohet të ndertohet së shpejti.
- Fillimisht u projektue dhe u ndertua H/Ç, i "Vaut të Dëjës". Agregati i Parë i të cilit u vu në shfrytëzim në vitin 1971.

Studimet, për përcaktimin e të dhënave, gjeologjike, hidrologjike, zismike, si dhe vënd burimet e materialëve, me të cilat do të ndertohe H/Ç. i Fierzës, filluan në vitin 1968.
Projektideja e parë është dhënë në vitin1970, e cila është përpunuar dhe përmirësuar, mbi bazë n e eksperimenteve dhe studimeve më të plota.

- Në muajin gusht 1970, u hap rruga e re "Qafë - Mali -- Fierzë" më gjatësi 58 km.
Në hapjen e kësajë rruge, moren pjesë aksionist nga rrethet: Kukës, Peshkopi, Lezhë, Krujë Mirditë, Mat, Shkodër, Pukë dhe Tropojë, gjithsejt mbi 17 000 vetë,(në të njëjtën kohë u ndertue edhe Rruga "Fierzë - B. Curri", me gjatësi 17 km.).

"Lugina eValbonës" dhe e "Lumit Drin", dikur te vetmuara, tani ishin te populluar, me njerëz të krahinave të ndryshme të Shqipërisë.

 
- Mbi "Lumin Drin", ku dikur vozitej me nji "trap" të drujtë, ishte ndertuar "Ura e Re".
- Punimet për "Viganin e Fierëzes", u shtrinë në 18 km. vijë gjatësore, nga "Gropat e Poravit" në "Gri". Nëndori i vitit 1971, e gjet "Luginën e Drinit" të populluar, me ndertues të veprës, që kishin filluar me ngulem punën në fronte të ndryshme.
Banimi i familjarëve dhe i punëtorëve ishte i ndarë në tre Zona: - 1 - Zona " A" në Gropa,
- 2 - Zona " B ", në "Fushën e Lienës"
- 3 - Zona " C ", në dy anët e Valbonës, në "Arat Lumit, në Dushaj dhe në "Fushën e Shëngjonit" në Rajë, kjo e fundit, kishte nji "Sektor në Gri".

- Me 24 nëndor- 1971, u bë inagurimi i Fillimit Punimeve të H/Ç. Dita rastisi të ishte me shi të rrëmbyeshem, mjergull e erë të fortë që vertitëshin "Grykës së Drinit", por s' i ndaluan banorët e Rajës, Dushajve, Gegysenit, Fierëzes, Poravit, Bugjonit, Iballës, dhe banorë të Qytetit Bajram - Curri, të mblidheshin së bashku me punonjësit e qëndrave të punës e të prodhimit të H/Ç. Fierëzës.

- Në atë gëzim të madh, kishin ardhur, përfaqësues nga rrethet e Shkodrës, Pukës, Kukësit etj.

- Asistuen në këtë "Ditë të Shënuar", gëzimi: A B P të P P SH dhe Kryetar i Kshillit Minisrave Mehmet Shehu, A B P Spiro Koleka, Ministri i Ndertimit Shënjazi Dragoti, A K Q Rrahmân Hânku etj.

- Në ëmër të ndertuesve përshëndeti, Drejtori i Kantierit Myço Veshi.

- Fillimet e punimeve i pershëndeti Krytari i Kshillit Ministrave Mehmet Shehu.

Pas metingut të organizuar, në mes duartrokitjeve të fuqishme Mehmet Shehu, zbuloi Pllakadën në të cilën ishte Data e Fillimit të Punimeve.

Nji plasje e fuqishme minash, gjimoi në vëndi ku do të ngrihej "Diga e Ardhëshme", e cila dha "sinjalin e parë" të Fillimit të Punimeve në H/Ç e Fierzës.

- Diga do të ngrihej, me materiale vëndi, (gurë me berthâmë të papërshkruar prej argjili), tre herë, m' e lartë se "Diga e Vaut të Dëjës".

- Do të ndertoheshin vepra të tjera të rëndësishme-- tunelet e sjelljes së ujtë, në ndertesën e centralit, me gjatësi të përgjithshme 2, 5 km. me përmasa që, në të mundë të hynë nji godinë tre katshedhe(kjo sipas perllogaritjeve të inxhinierve), në krye të tyre do të ngrihej, mbi nji bazamënt granitësh dhe diapazësh, "Vepra e Marrjes" që, do të ishte m' e madhja e këtijë lloji në vëndin tonë. Objekti tjetër, në këtë komplekës veprash që, do të ndertoheshin në krahun e majtë, duke zënë nji pjesë nga shtrati i vjetër i tijë do të ishte "ndertesa e centralit", ku do të vëndoseshin së shpejti turbinat dhe gjeneratorët.

Do të ndertoheshin tunelet e devijimit, e të shkarkimit mbrënda të cilëve mund të futej nji ndertesë katër katëshe me gjatësi të përgjithshme 2, 5 km. (kjo sipas përllogaritjeve të inxhinierëve).

- Në krye, të këtyre tuneleve, do të ngriheshin kulla me lartësi, sa gjysma e lartësisë së digës, nga ku do të komandoheshin portat për lëshimin e ujtë.

Në të gjitha këto objekte, filloi puna me enthusiazëm e vrull të pa parë.

- Në zëmrën e digës, filluan brigada tashmë të afirmuara, si ajo e Dali Likës, Xhelal Tanushit. Në tunelet e turbinave, Brigada"Ismet Sali Bruçaj, në tunelët e devijimit Brigada " 16 - Tetori" e Xhemë Pecës, Brigada " 2 - Gustti " e Isuf Kaçës dhe Brigada që, drejtohej nga Halil Kurti.

- Në delten e "Përroit të Madh", të Fierzës së Pukës u ngritën, nji grup banesash për fjetjen e punëtorëve, ndertime për adminisrtratën e kontierit, dhe objekte të tjera.

- Në anën e Fierzës së Pukës, afër rrjedhjes së Lumit Drin, u ngrit fabrika e betonit, me kapacitet 120 meterr kub, në njizet e katër orë.

- Në fillimin e vitit 1972, u ngrit zdrukthtaria dhe po në janar të vitit 1972, filloi ngritja e lavatriçës, në anën e Fierëzës atje ku bashkohet Drini me Valbonën. Në kotën 158m. mbi nivelin e detit dhe në gusht të po atijë viti, u vu në punë, duke larë e fraksionuar, zhavorin e lumit Drin.

- Në vitin 1972 në zonën " C ", në Dushaj e Rajë, ishin ngritur shkolla , spitali, lavanteria, kino - klubi, furra e bukës, nderkohë që punohej, për ngritjen e kompleksit të mëncave dhe tre apartamenteve në Zonën " B "

- Në fillim të vitit 1972, u hapen mbi njizet kurse, në të cilat u kualifikuan mbi 505 punonjës, në gjashtembëdhjetë specialitete.

- Për argëtimin e punëtorëve, kishte dy salla kinemaje, me dy sisteme aparati filmi.
Shtrirja e madhe e kantjerit nga Serrnica në Porav, me distancë mbi 28 km., detyroi ndertimi e mbi 3. 5 km. lindja të tensionit të lartë e të ultë, rrjetin telefonik dhe 11 km. tubacione ujësjellse.

- Në dy anët e Lumit Drin dhe Grykë derdhja e Lumit Valonës kishin marrë pamjen e nji qyteti të populluar

- Klasa Punëtore inkuadrohej në 196 brigada, e jeten politike e organizonte në 19 organiata dhe në 29 grupe Partie.

- Viti 1973, shënoi ritme të larta, në realizimin e planit, u kryen në tunele 970 ml. avansime, 526 ml betonime.

U ngriten kater kontier të ri, u realizue afersisht, përfundimi i murit betonit.

- Në qershor të vitit 1973, u bë devijimi i Lumit Drin. Ky tunel u hap në krahun e djathtë, dukë tërhjekë të gjitha prurjet stinore, të Drinit në nji gjatësi 180 m. Numri i punëtorëve, tashmë kishte arritë mbi 6000.

- Me 5 tetor 1973, në H/Ç. erdhi A B P dh sek. i K Q P P SH, Hysni Kapo, i cili u njoft me punimet dhe mbajti nji  takim  me kuadro, inxhinier, teknik e punonjës të dalluar, i cili dha shumë porosi.

- Fund viti 1973 qe nji vit, me reshje të shumta. Drini i Bardhë vershoi nga Kosova dhe hyri në Grykën e Verbrenicës të Kuksit, si i terbuar dhe së bashu me ujrat e "Drinit të Zi", soll prurje të pa para ndonjiherë.

- Ndertuesit e H/Ç. u organizuan, njizëri për thyerjen e furisë së pa pritur të  Lumit Drin dhe vazhduen punimet, me vetëmohim.

- Gjatë viteve 1971 - 1973, Miço Veshi, ka qënë Drejtor i Ndermarrjes së Ndertimit.
- Me 3 prill 1974, në faqen e Malit të Kores, në krahun e djathte të Lumit Valbona, u krye shperrthimi i parë masiv, më kapacitet 55 mijë meter kub shkëmb.

- Po këtë vit, u kryen edhe tre shperthime të mëdha masive; Plasja e dytë, me 21 qershor, me kapacitet,111 mijë meterr kub shkëmb. Plasja e tretë,  me 2 korrik me kapacitet, 180 mijë meterr kub shkëmb. Plasja e katërt me 26 tetor, me kapacitet 125 mijë meter kub shkëm . Këto plasje masive zhdukën "syrin magjik" të Korës, ish pusterrin e Rajës, tashmë nji mrekulli e zhdukur.

- Gurët e malit Korës tashëmë, po sjellin nji mrekulli tjetër Digën, malin e madh që lidhë Karmen e Drinit, me shkëmbin e Gropave të Poravit, Tropojën me Pukën, icili stopon Lumin Drin duke, formuar Liqenin dhe duke shëndrruar ujtë, në dritë.

- Gjatë fillimit të muajit maj 1974, ishin hedhë në digë, gurë, zhavorr e betone, mbi 800 mijë meterr kub.

Në maj të vitit 1974, në sheshin e Zonës " B " u organizue nji miting madhështor, me ndertuesit H/Ç.

- Në miting foli Rita Marko A B P dhe P K Q B P të Shqipërisë.

- Aty u dekuruan 12 veta më Urdhëra Pune, të Klasit Tretë dhe 43 punonjës me medalje pune.

- Me 21 korrik, u ngrit  Diga Definitive 52 m e Lartë, dhe nga prilli i vitit 1974 deri në muajin gusht të vitit 1975 në digë u hodhen 1 054 115 metër kub, gurë aregjile filter e zhavorr. (gjithni perllogaritjet sipas - inxh. teknik)

- Nji punë të mirë  e të madhe bëri Kontjeri i Makinerisë së Transportit, për ndertimin e Digës.

- Parku i Fierzës ishte nder më te madhenjte e Ballkânit, me makineri nga ma modernet. Makinat e tonazhit të parkut të Fierzës  ishin aqë shumë sa që, po t' i vije të ngjitura njëra mbas tjetrës, do të na përfitohej nji rrugë e hekurt me gjatësi 2. 5 km.(kjo sipas përllogaritjeve të inxhinierëve). 

- Shteti për nevojat e ndertimit të kësajë vepre kishte ble nga Anglia 18 Makina "Centaurë"  35 -  40 tonshe. Këto i prodhonte Firma "Lejlad" e Qyteti Granthom. Me to erdhen edhe tre specialist dhe në fund të tremujorit të parë të vitit 1975 të tre specialistët Anglez, u larguan.

- Në prill të vitit 1975 erdhen disa makina të reja Italiane tip "Perlin" 32 tonshe, po këtë muaj erdhen edhe specialist italian. Mbas tridhjetë ditësh u larguen për në Itali.

- Me 24 korrik 2974, ujrat e Lumit Drin devijuan në tunelin e parë. Me këtë rast, kishin ardhur A B P e Z/V Kryetar i Parë i K M  Adil Çarçani, Minister i Ndertimit Rahmân Hânku, Sekretarja e K Q B P të Shqipërisë Jorgjie Peqini etj.

- Në ëmër të Partisë e të Shtetit Shqipëtar përshëndeti Rahmân Hânku.

- Morën urdhëra e medalje 220 punonjës. Minatorët e gurorës po pregadisnin më këmbëngulje shperthimin e pëstë masiv që, vjen i dyti në dymbëdhjet plasjet e kryera, për nga kapaciteti me 500 mijë metër kub shkëmb.

- Me 24 qershor  1975, minatorët ishin në kulmin e mobilizimit për këtë shpërthim  të ri, kur, papritmas nji shkreptimë, çau me nji zig - zake, të zjarrtë dhe u versul, në nji nga xhepat e mbushura më eksplozivë, të galerive të hapura në Malin e Korës. Minatorë që vazhdonin punën u gjëndën, përpara nji befasie të natyrës.

- Eksplozivi merr zjarr, duke rrëmbyer edhe  jetën e tetë minatorëve të këtijë kontjeri.  Fran Gjeloshgjoka, Bardhyl Dinollari, Hasan Halili, Prel Prebibaj, Shqurk Lek Markaj, Shemsi Gjoka, Brahim Paja, Haxhi Spahiu, të cilët  këndohen në këngë popullore, nder të tjera citojmë këngën:
"/ Socializmit ju dhatë jetën/ Sytë e tyre llampa mbetën /Gryka e Fierzës në qershor/ Tetë Medalje vunë në krahëror"
- Këshilli i Ministrave të tëtë punëtorët i kishte shpallur deshmorë të punës.
- Punë e paparë, u desht, derisa përfundoi Diga 164 m. e lartë, mali më i ri i bjeshkëve që, ngrihet nga shtrati, m' i lashtë i Drinit Plak, dhe që, mbyll grykën e tijë, si nji portë vigane e që, ceku linjat e maleve të Pukës e Tropojës.
- Diga u Projektua nga inxhinier Farudin Hoxha. - I cili u nderua me Çmimin e Republikës të Klasit të Parë.

           

- Viti 1975, shënoi suksese, të mëdha, u përfundua tuneli i dytë, me 9 korrik 1975, me nji gjatësi prej 700 metrash, për ndertimin e tijë janë kryar 93 mijë metër kub germime dhe janë hedhë 47 mijë metër kub betone.

- Në gusht të vitit 1975, filloi hapja e tunelit të tretë të shkarkimit i cili mbaroi në dhjetor të 1977.

- Për hapjen e këtijë vigani, 660 m. të gjatë; u kryen 700 mijë meterr kub gërmime dhe u hodhën 40 mijë metër kub betone.

- Gjatë vitit 1975 u bënë 59 139 metër kub betone sipërfaqësore. Në Vepren e Marrjes, u kryen 449 608 metërr kub gërmime, materiale në bazamentin, shpatullore të digës.
- U prodhuan, 1milion metër kub gur, 300 milion metër kub pirgje. Përfundoi pothuajse plotësisht asfaltimi i Rrugës Qafë Mali - Bajram Curri.
- Në muajin e parë të këtijë viti shumë individ dhe kolektiva punonjësish u nderuan me urdhëra e medalje të ndryshme.
- Brigada "Drita e Drinit",  me brigadier Shaban Gjokën, më përvojë mbi tridhjet vjeçare, nga fillimi e gjer në fund , kur iku në Koman, ka realizue e tejkalue detyrat. Në gjirin e kësaj brigade numëroheshin 76 minator që, zotëronin dhe shumë profesione të tjera, si hekurkëthyes , betonist, elektriçist, tornitorë, bultazierist etj.
"” Motoja ishte "Mësim, punë kalitje fiziko - ushtarake". Shkolla e lirë ushtarake, u, ndertua me 11 marës 1976, në zonën " C " në të djathtë të rrjejes së Valbonës, ku kryheshin  mesime ushtarake, organizoheshin zboret.
- Në vitet 1974 - 1976, Drejtor i Ndërmarrjes u bë Kryeinxhinieri Muhedin Muça.
- Në këtë kohë shkollën e mesme pa shkëputje nga puna e kishin mbaruar 454 punonjës në tre degë. Mësim epnin 8 mësues e 16 inxhinier
Deri në vitin 1978, u hapën 366 kurse,  në degë të ndryshme, ku i përfunduan 10 mijë e 500 punëtore që, u aftësuen në 60 specialitete.
- Vetëm për tre vjet 1976 - 1978 u atestuan 3200 punëtor.

Në H/Ç. funksiononin 83 mënca, nga të cilat vetëm 13 - ishin më vetëshërbim.
- Spitali i Fierzës, ishte me katër reparte, kirurgji, pathologji, pediatri dhe maternitet.
Spitali nr. 2, i Tiranës dergonte këtu në Fierze; vazhdimisht kirugë specialist nga më të mirët, si Gazmend Velçani, Edmond Kapedani, Hysen Heta, Fori Zhuka, Rezar Rusi, përveç mjekëve që ishin të ëmëruar stabel, Gëzim Shehu, Lefter Mëma, Rexhep Doçi dhe dentisti Nuri Vrapi etj.
Kishte poliklenikën, formacinë, pësë ambulânca në periferi, çerdhe e kopshtë për fëmijë etj.
- Funksiononte nji gjallëri e madhe dhe ngjante në nji "Qytet të populluar" në dy anët e Valbonës. Në vitin më kulmorë 1987, nga Gropat në Gri, në këtë Luginë  të ndertimit të Veprës, banonin mbi 40 mijë frymë.

"” Suksesi, m' i madh ishte mbyllja e portave të tuneleve të devijimit, dhe fillimi i krijimit të  liqenit me 25 shkurt 1978.

- Atë ditë u organizua nji miting i madh, ku përveç ndertuesëve, morën pjesë, mijra e mijra malësorë e malësore nga fshatrat fqinjë, ku panë me sytë e tyre, mbushje n e liqenit.

- Tashmë ishte ndertue Kukësi i ri, Ura e Kukësit me gjatësi 150 metra, lartësi mbi 60 metra dhe gjërsi 14 metra.

- Liqeni i H/Ç. të Fierzës, kishte nji gjatësi prej mbi 75 km.  dhe mbledhte; 2 miliard e 700 milion metërkub ujë. Saia e ujtë ishte, sa pësë fishi, i ujtë të Liqenit të Vaut të Dëjë.
- Me thellësi, më të madhe 135 m. Fuqija e vëndosur ishte: 500 000 kw. Energjia mësatare ishte rreth: 1 700 000 kw. orë.

*"” Me 12 tetor 1978, u bë festa e inagurimit të H/Ç të Fierzës.

- Kishin ardhur për të marrë pjesë në këtë gëzim A B P dhe Z/V Kryetar i Parë i Kshillit ministrave, Adil Çarçani, ministrat Xhafer Spahiu, Rrahmân Hânku, Luan Babameta, inxhinieri i projektimit të H/Ç. profesor Petrit Radoviçka, përfaqësues të rretheve; Tropojë, Shkodër, Kukës, Berat, Durrës, Krujë, Dibër, Sarândë, Mirditë etj.

- Presidiumi i Kuvëndit Popullor i Republikës Popullore Shqipëtare, dekuroi me titullin "Hero i Punës Socialiste" : Brigadën " Gjok Doçi" dhe brigadën " 16 Tetori ".
- Me këtë titull u dekurua: Shoferi Selim Shabani, dhe mekaniku novator Simon Shestâni.
- Me " Urdhërin Flamuri i Kuq" i Klasit të Parë, u nderuan: Ibrahim Hamza dhe Ismail Ahmeti.
- Me " Urdhërin  Flamuri i Kuq" kl. III, u nderuan: Shaban Gjoka, Ashim Zyberi, Enver Dauti etj.
Shumë brigada e individë u dekuruan me urdhëra pune të kl. parë.

"”Viti 1979 - 1980, shënoi fundin e betejës mbi Lumin Drin. Në Digë gjatë këtijë viti, u hodhen 2 milion meterkub mbushje. Bërthama e Digës,  bazamenti i sëcilës  fillon në kotën, 144, synonte, për në kotën 180m. Pra kur të përfundojnë punimet krejtësisht, diga do të jetë 168 metër e lartë me kurorë 400  metra gjatësi, me nji vëllim të përgjithshem, 8 milion metër kub.

- Kjo digë undertue me gurë, zhavor e filter, dhe në mes argjil. Ajo garanton nese prurjet e Drinit janë shumë të mëdha.

- Me 8 nëndor 1979, u vu në shfrytëzim Agregati i Tretë.

Gjätë viteve 1976 - 1979, Drejtor i Ndërmarrje së Ndertimit ka qënë Emin Musliu, ndersa më pas Drejtor i Ndërmarrjes së Ndertimit,  është bë Kryeinxhinieri Ismail Ahmeti, i cili qëndroi gjer në fundin e vitit 1980, e më pas shkoi në H/Ç e Komanit.
- Deri në perfundim të Vepres së Madhe të Dritës H/Ç të Fierzës (sipas përllogaritjeve  inxhinierike), u hodh nji vëllim i përgjithshem betonesh prej 1 150 000 metër kub.

U kryen 2 980 000 meter kub gërmime sipuerfaqësore dhe 850 000 metër kub germime nëntokësore. U bënë 7 360 ton veshje metalike në tunelet e turbinave

U hapen 8 tunele, 4 të devijimit dhe të shkarkimit dhe 4 të turbinave si dhe shumë galeri të ndryshme, me nji gjatësi të përgjithshme 9 400 metër lineare. U bënë mbi 130 000, meter linear çpim çimentime, të thella e të cekta. U kryen shumë punime të tjera ndihmëse e sipërfaqësore.

Këto përveçse, i kam marrë nga inxhinier e njerëz të ngarkuar, i kam përjetuar e pa vetë gjatë punimeve e ndertimeve, mbasi çdo vitë ikam ba sëbashku më kolegët e mi arsimtar nga 15, ditë punë fizike në "Shpatullat e Digës"

- Gjatë vitit 1979, u kualifikuan mbi 1 200 specialist.

Në fund vitin 1979, punimet në Fierzë i veshtërsoi shiu i dëndur dhe prurjet e Lumit Drin (shira të tilla sipas meterologëve kishin ndodhur para 450 vjetësh njoftuar në Gazetën " Zëri i Popullit" i atyre ditëve). Nga viti 1980 e gjersa përfunduan të gjitha punimet sipërfaqësore  dhe u pa garancia e shfrytëzimit Drejtor ka qënë inxhinier, Luigj Pjetri.

- Në përfundimin e veprës dhe kalimin e tijë në shfrytëzim, qindra familje u larguen në Koman e në vepra të tjera tëvëndit, duke ulur njeshëm popullësinë në Fierzë si dh e numrin e nxënësve në shkollë, mëgjithëatë, mbet nji vatër qyteze.

- Në këto kushte u bë e detyrueshme, bashkimi i shkollës së mesme e tetëvjeçare, në nji drejtori dhe me nji ekip të përbashkët mësimor. Në vitin arsimor 1982 - 1983, Komiteti Ekzekutiv e Seksioni Arsimor, vëndosi që këtë shkollë ta këthejnë, në shkollë të mesme të përgjithshme, me dhe pa shkëputje nga puna.

- Drejtor i shkollë së mesme të bashkuar u emërua Avdyl Buçpapaj. Arsimi profesional u mbyll. Në këtë shkollë sherbeva edhe  unë, nga viti arsimor 1971 - 1972 e gjersa dola në pension në vitn 1993, mesues i Histori - Gjeografisë dhe tre vjetët e fundit 1990 - 1993, Z/V. Drejtor i saj.

Ndertimi iH/Ç. të Fierzës, nuk ishte  vetëm nji vepër e madhe energjitike për gjithë vëndin, por edhe nji perespektivë, nji civilizim, për arsimim e kulturë dhe nji ngritje ekonomike e zonës veriore e verilindore.

- Nji ndikim të njeshëm pati në Pellgun e Valbonës, ku la nji berthâmë, nji vatër të vogël qyteze - "Qytetin e Fierzës" me bazë dy vatra Dushaj e Rajë, sot Komuna e Fierzës që,  përfshi Dushaj, Rajë ,T' pla e Degë.

- Sa i përket ndertimit Veprës  së Dritës, H/Ç. Fierzës jam i azhurnuar se kam punuar vite të tëra ne shkollen e Fierzes, nga viti 1972, gjer në vitin 1990 që, filloj të lindin Demokracia, kam kryar, detyrën shoqërore  si Nd/ gjyqtar popullor, Kryetar i Frontit Demokratik, për Fierzën e ne Kryesine e Frontit te Rrethit Tropoje.

- Ai kantjer Ndertimi ne Fierze, mbetet ne kujtesë si nji ndertim madheshtor i klases punetore.
- Aty u derdh djersa e punëtorëvet, nga të katër anët e Shqipërisë duke qenë pak me te previligjuar se ata që punonin ne fshat
- Pa paragjykuar veshtirsitë e medha të klases punëtore, "vetemohimi dhe heroizmi", per pune ka qënë
shume i madhë
- Ndergjegjja ishte brumosë se i sherbejnë Atdheut te tyre; pa dite ose pa muajtë me folë, per  Drejtimin e Sistemit.
                                                    "”"”"”"”"”"”
-Per VOAL,ch, nga Washington State, USA, 27 Mars 2014-

GJON MARKOKAJ


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.