VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

NEXHMIJE PAGARUSHA MERR SHTETËSINË SHQIPTARE DHE MENJËHERË NISET DREJT ZVICRËS

E Shtunë, 04.12.2014, 05:58pm (GMT1)


 
«Bilbili i Kosovës», Nexhmije Pagarusha në moshën 80-vjeçare është bërë shtetase e Shqipërisë.
Prej katër vjetësh ajo priste të merrte pasaportën shqiptare dhe tani ajo i është dhënë nga Presidenti i Republikës, Bujar Nishani. Pagarusha është shprehur mjaft e lumtur, duke e cilësuar marrjen e nënshtetësisë shqiptare si një dhuratë të madhe pavarësisht pritjes së gjatë për të, transmeton gazeta Shqip. «Kam pritur në të vërtetë shumë, por më në fund u realizua."
 
"Së shpejti do të vizitoj djalin, nipërit dhe vëllain në Zvicër. Nuk mundesha të ndiqja rrugët e tjera zyrtare për t'u pajisur me një vizë dhe tani ndihem me të vërtet e lumtur që do të më jepet kjo mundësi, megjithëse nuk e di sesa do ta shfrytëzoj. Kam dashur prej kohësh të kisha nënshtetësinë shqiptare, tani do ta ruaj me shumë xhelozi deri në momentet e fundit të jetës», është shprehur Nexhmije Pagarusha.


www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.