VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

ÇIFTI OBAMA FITOI GJYSMË MILIONI DOLLARË MË 2013 - POR MË PAK SE MË 2012
E Djelë, 04.13.2014, 08:01am (GMT1)


Voal-online.ch - (Reuters) - Presidenti Barack Obama dhe e shoqja Michelle deklaruan një gjysmë milioni të ardhura për vitin 2013. Është një shumë më e vogël se një vit më parë, ndërkohë që të ardhurat nga librat e tij bestseller vazhduan të bien.

Obamat fituan $503,183 vitin e shkuar dhe pas zbritjes së pagesës së taksave, shuma neto është $481,098. Ata paguan $98,169 taksa federale, ose 20.4 për qind, dhe dhuruan për bamirësi $60,000, thuhet në dokumentet e taksave.

Një vit më parë, Obamat deklaruan të ardhura prej $662,076 dhe paguan $112,214 në taksat federale, ose 18.4 për qind për vitin 2012. Më 2011, fituan $844,585 ndërsa paguan $162,074 për taksat federale. Shuma neto e të ardhura të çiftit ishte $608,611 më 2012 dhe $789,674 më 2011.

Pagesa vjetore presidenciale e Obamas është $400,000. Ai kishte planifikuar të jepte 5 për qind të rrogës më 2013 si gjest solidariteti më punonjësit qeveritarë federale, të cilët u përballën me leje të papaguara dhe me shkurtime të ndjeshme të të ardhurave. Obama deklaroi $394,796 nga pagat e vitit 2013, pa dhënë hollësi të tjera të veçanta.

Dokumentet e taksave tregojnë rënie të shitjes se dy librave të Presidentit Obama, "Dreams From My Father" (Ëndrrat e babait tim) një vështrim an autobiografik i fëmijërisë dhe rinisë së tij më 1995, dhe "The Audacity of Hope" (Guximi i shpresës) një vizion politik i botuar më 2006. Së bashku, ato sollën më shumë se $5 milionë të ardhura më 2009 në fillim të presidencës së tij.

Vitin e shkuar, Obamat raportuan të ardhura jashtë rrogave me $104,809, tregojnë dokumentet e taksave. Dokumentat u dorëzuan para afatit përfundimtar, që është 15 prilli i çdo viti.

Obamat gjithashtu raportuan se rreth 12 për qind të të ardhurave të tyre, ose $59,251, ua dhanë grupeve bamirëse, sipas Shtëpisë së Bardhë. Dhurimi më i madh ishte $8,751 për Fisher House Foundation, i cili iu ofron familjeve të ushtarake strehime pranë spitaleve ushtarake.

Çifti, i cilit jetonte në Çikago para se të vendosej në Shtëpinë e Bardhë, gjithashtu paguan $23,328 në shtetin e Ilinoisit vitin e shkuar.

Nënpresidenti Joe Biden dhe e shoqja Jill fituan $408,733 vitin e shkuar dhe paguan gjithësejt $96,378 taksa federale, bëri të ditur Shtëpia e Bardhë.
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.