VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

HERMAN VAN ROMPUY - PRESIDENI I EVROPËS
E Shtunë, 11.21.2009, 06:50am (GMT1)

Herman Van Rompuy, lindur Herman Achille Van Rompuy, më 31 tetor 1947 në Etterbeek) është një politikan flamand belg dhe anëtar i partisë Christen-Democratisch en Vlaams, pra është një demokristian. Ai është kryeministër i Belgjikës prej 30 dhjetorit 2008, duke pasuar Yves Leterne.

Më 19 nëntor 2009, sipas Traktatit të ri të Lisbonës, ai u caktua Presidenti I parë I përhershëm i Këshillit Evropian, një pozitë të cilën e merr më 1 dhjetor 2009.

 

Karriera politike

-Kryetar i këshillit rinor kombëtar të CVP (1973-1977)

-Anëtar i byrosë kombëtare të CVP prej vitit 1978

-Anëtar i Senatit Belg (1988-1995)

-Sekretar Shteti për Financat dhe për Bizneset e Vogla e të Mesme (1988)

-Kryetar i CVP (1988-1993)

-Nënkryeministër Ministër i Buxhetit (1993-199)

-Ministër i Shtetit (prej vitit 2004)

-President i Dhomës Belge të Përfaqësuesve (2007-2008)

-Kryeministër i Belgjikës (2008-2009)

-Presidenti i parë i përhershëm i Këshillit Evropian prej vitit 2009

 

Fillimet e karrierës

"Një ekonomist i formuar, Van Rompuy punoi në Bankën Qendrore Belge prej vitit 1972 deri në vitin 1975 para se të hynte në politikë, ku ai mori pjesë në qeveri gjatë viteve 1980 e 1990. Si ministër i Buxhetit ai ndihmoi për ta nxjerrë Belgjikën nga një borxh prej 135 për qind të të ardhurave të përgjithshme kombëtare më 1993. Ia arriti ta zbresë nën 100 për qind më 2003."

Van ka mbaruar në Catholic University of Leuven, dhe ishte nënpresident i Rinisë së CVP nga 1973 deri më 1975.

Kryeministër i Belgjikës

Më 12 korrik 2007, Van Rompuy u zgjodh President of the Belgian Chamber of Representatives.

Më 28 dhjetor 2008, pas krizës politike belge të viteve 2007-2008, Van Rompuy u thirr nga Mbreti Alberti II për të formuar një qeveri të re. Ai u betua në detyrën e kryeministrit më 30 dhjetor 2008.

 

Pozicioni ndaj Turqisë

 

Van Rompuy është një oponent I fuqishëm kundër anëtarësimit të Turqisë në Bashkimin Evropian. Më 2004, ai deklaroi: "Turqia nuk është pjesë e Evropës dhe nuk do të jetë kurrë pjesë e Evropës. Një zgjerim I BE-së për të përfshirë Turqinë nuk mund të konsiderohet si çdo zgjerim nëtë shkuarën." Ai vazhdoi: "Vlerat universale që janë në fuqi në Evropë, dhe të cilat janë vlera themelore të krishterimit, do të pësonin në rastin e hyrjes së një vendi të madh islamik si Turqia."

 

Familja

 

Vëllai i tij më i vogël, Eric Van Rompuy, është politikan për CD&Vdhe ishte ministër në qeverinë flamande prej 1995 deri 199 dhe motra e tij, Christine Van Rompuy, është anëtare e Partisë së Punës të Belgjikës./Elida BUÇPAPAJ
Elida Buçpapaj


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.