E Enjte, 03.28.2024, 05:46pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
ADRIATIK ALIMADHI - ILIR HOXHA GËNJEN PËR BALLIN KOMBËTAR, NUK KA DOKUMENTE BASHKËPUNIMI ME PUSHTUESIN, KEMI 6 MIJË DËSHMORË (Intervistë)

E Martë, 04.15.2014, 09:30am (GMT+1)



Kryetari i Ballit Kombëtar, Adriatik Alimadhi replikon me djalin e Enver Hoxhës, pas botimit në gazetën DITA të intervistës së tij për disa nga çështjet që trajtoheshin në atë intervistë, sidomos për disa ngjarje kulmore të kohës së luftës, sikurse janë themelimi i PKSH-së, Konferenca e Mukjes, bashkëpunimi i ballistëve me pushtuesit nazi-fashistë dhe zhvillimet e pasluftës. Pavarësisht pikëpamjeve të ndryshme që ndajnë me zotin Alimadhi, ne po e botojmë të plotë intervistën-replikë të tij.

Zoti Alimadhi, nga një telefonatë me ju mora vesh se jini indinjuar së tepërmi nga intervista e djalit të Enver Hoxhës botuar ditët e fundit në gazetën "˜Dita'. Pse ju ka indinjuar ajo intervistë?

Me thënë të drejtën i ndjek me shumë kujdes të gjitha gazetat, gazetarët, opinionistët, median e shkruar dhe të dëgjuar, gjatë gjithë kësaj kohe kam kuptuar se në përgjithesi mediat prodhojnë gënjeshtra, shpifje, të pavërteta, më pas shoqërisë shqiptare i krijohet një  bindje e majtë dhe ekstreme, madje jo edhe kaq, ato vazhdojnë të përbaltin me një fjalor tipik si ish partia kriminale komuniste, partia e punës, e në tërësi nga kjo krijohet bindja se e gjithë shoqëia shqiptare edhe në këto 23 vite ka një urrejtje mbi ballistët dhe Ballin Kombëtar, për shkak të asaj tragjedie që krijoi babai kriminel i Ilir Hoxhës, i cili internoi, vrau me gjyq dhe pa gjyq, pushkatoi shqiptarët më të ndershëm që dhanë jetën e tyre për liri, demokraci, bashkim dhe vllazërim kombëtare.

 

Domethënë ju nuk jini dakord me ato që thotë Ilir Hoxha?

Absolutisht jo. Nuk më vjen mirë që ky njeri edhe pas 23 vjetësh demokraci të sillet me këtë fjalor si babai i tij. Kuptohet që unë mendoj se kushtet në të cilën erdhi procesi demokratik duhet të kishte ardhur krejtësisht ndryshe, në vend që këta bijtë e kriminelëve komunistë të mos gjenin vend se ku të futeshin, ata pa pikë turpi dalin dhe përbaltin shtresën më fisnike të kombit shqiptar. Gjëja më normale do të ishte që ai dhe të tjerë të dilnin përpara shoqërisë shqiptare dhe të kërkonin ndjesë për të gjitha krimet që ka kryer krimineli Enver Hoxha dhe shkatërrimin e truallit shqiptar, por ai gjen akoma kurajo dhe me të njëjtin fjalor përbalt ballistët dhe Ballin Kombëtar, ju kujton mijëra nënave shqiptare që nuk kanë gjetur eshtrat e djemve, vëllezërve, baballarëve, gjyshërve të tyre, nuk kanë një varr që të vendosin një tufë me lule dhe për të pushuar pak mbi varrin e fëmijve, vëllezërve apo baballarëve dhe gjyshërve të tyre. Kjo gjuhë përbën shumë problem për ecurinë e përbashkët si shoqëri shqiptare. Duke e ndjekur me shumë kujdes frymën e bashkimt të shqiptarëve, herë-herë nuk kam dashur t'u jap përgjigje këtyre gojëprishurve dhe gënjeshtarëve të komunizmit, por më duhet të them se kjo mitër e komunizmit duhet shkulur njëherë e mirë nga barku i nënës për të mos ngelur asnjë qelizë mbi idetë e komunizmit në Shqipëri, kjo frymë është rrezik për demokracinë në Shqipëri. Kjo ecuri, me këtë fjalor përçarës do t'i mbajë shqiptarët të përçarë dhe pajtim kombëtar nuk do ketë e për këtë nuk jemi ne shkaktarët, por vazhdimësia e ideologjisë kriminale komuniste e bijve te tyre që po shoqëron shoqërinë shqiptare me mentalitete të së shkuarës dhe të hakmarrjes.

 

Ilir Hoxha tregon se si u themelua PKSH dhe se atë e themeluan komunistët shqiptarë. Ju mendoni ndryshe?

Ilir Hoxha dhe shqiptarët në qoftëse nuk e kanë kuptuar akoma se komunistët e tyre nuk luftonin për kombin po për Internacionalen e 3-të, atëherë është për të ardhur shumë keq. Duhet të kujtoj por duke e shkruar pak më gjatë se qëndresa shqiptare, kur mori vesh se ushtria italiane po sulmonte Shqipërinë, u çua në këmbë si një forcë e tërë, si një popull i tërë për të mbrojtur fatet e veta. Kërkoi vetëm armë. Në vendin tonë s'kishte pasur rrahje të lirë mendimesh, dhe idetë e jashtme kishin qenë marrë prej të rinjve në një mënyrë të rrëmujshme, pa kritika, pa komentim. Fryma që mbushte brezin e ri ishte më fort dalldisje ndjenjash, që duhej bërë diçka e re, sesa punë mendimesh, çfarë dhe qysh. Gjëja që të rinjtë urrenin përgjithësisht, ishte kthimi në regjimet e së kaluarës. Gjer atëherë s'kishte pasur ndonjëherë në Shqipëri ndonjë lëvizje komuniste, përveç disa grupthesh të fshehtë e të shperndarë, që shpeshherë vepronin në kundërshtim me njëri-tjetrin dhe që askush s'iu kishte dhënë rëndësi. Që nga viti 1925 e në vazhdim, disa anëtarë të vjetër të Shoqërisë Bashkimi, si Halim Xhelua, Ali Kelmendi e të tjerë, kishin pasur lidhje me Federatën Komuniste Ballkanike dhe qenë munduar të përhapnin idetë e saj ndër punëtorë dhe studentë shqiptarë.

 

Sipas jush, komunistët nuk kishin rrënjë të thella në popull. Po atëherë si arritën ata të dilnin në krye të vendit?

Ky është një problem shumë kompleks. Komunizmi nuk kishte asnjë lloj tradite në Shqipëri. Përkundrazi, unë kam bindjen se nacionalistët luftonin për të mbrojtur kombin e tyre, ndërsa komunistët luftonin për të bërë revolucionin komunist me tërë egërsinë e tij. Ballistët kanë qenë atdhetarë dhe kanë luftuar për Shqipërinë natyrale, as të madhe as të vogël, por, ajo që ishte. Mirëpo, populli shqiptar si gjithmonë i perçarë në shumë grupe e organizata edhe gjatë luftës Nacional-Çlirimtare u përça në ballistë dhe komunistë. Komunistët me ndihmën edhe të pushtuesve sllavë që ishin më të fortë dhe kishin pretendime territoriale për tokat shqiptare që pastaj mbetën nën ish-Jugosllavi i luftuan forcat balliste deri në shpartallim. Kur dy agjentë jugosllavë erdhën në Shqipëri për të krijuar partinë komuniste, në vjeshtën e vitit 1941, disa nga udheheqësit e levizjes kombëtare kishin vuajtur dy vjet burgim ose internim nëpër ishujt e Italisë dhe të gjithë kata ishin nacionalistë. Në këtë kohë qëndresa kundër pushtimit fashist ishte përgjithësuar, dhe gjatë luftës italo-greke desh u kthye në kryengritje.

 

Po si u shfaq Balli Kombëtar?

Këtë dua të them. Në çdo kënd të Shqipërisë në atë kohë ishte shfaqur shpirti kombëtar me demostrata, hedhje traktesh e veprime të tjera. Kjo lëvizje kombëtare u lidh në një organizatë të përgjithshme që u quajt Balli Kombëtar. Duke dashur të pajtonte traditën e vjetër për një Shqipëri etnike dhe krejt te pavarur me nevojat e riorganizimit ekonomik e shoqëror të kohës sonë, Balli Kombëtar i shpalli popullit një program të shprehur në dhjetë pikat e më pas u quajt "Dekalogu i Ballit Kombetar", ku parashikohej lufta për çlirimin e Shqipërisë dhe riorganizimi i jetës ekonomike dhe shoqërore të vendit mbi një bazë krejt demokratike. Çështja e regjimit politik, pas çlirimit të vendit, do të zgjidhej natyrisht me votën e lirë të popullit.

 

Mirëpo, si ndodhi që komunistët morën stafetën e luftës?

Komunistët shqiptarë u vunë në lëvizje vetëm kur atdheu i tyre, domethënë Rusia sovjetike, u sulmua prej Hitlerit në Qershor 1941. Po edhe atëherë nuk dinin se ç'të bënin as qysh të vepronin. Ishin të thërrmuar në grupe të vegjël, prej të cilëvet asnjëri s'ia lëshonte rrugën tjetrit. Më i rëndësishmi duket se ishte grupi i Korcës, ku bënin pjesë Enver Hoxha dhe Koçi Xoxja. Hyrja e Rusisë në luftë e vuri në lëvizje motorrin e komunizmit ndërkombëtar, dhe dy emisarë jugosllavë, Milidan Popoviç dhe Dushan Mugosha, që të dy anëtarë të komitetit krahinor të Partisë Komuniste jugosllave për Kosovën, u dërguan në Shqipëri prej shtabit të Titos për të formuar dhe komanduar Partinë Komuniste Shqiptare. Unë besoj që këtë shoku Ilir duhet ta dijë shumë mirë. Për këtë flasin faktet dhe dokumentat edhe të arshivave të huaja. Në këtë histori të Shqipërisë përgjithësisht ka ndodhur që shqiptarët i bindën më shumë të huajt se sa njëri-tjetrit, dy emisarët jugosllavë e kryen plotësisht misionin e tyre duke i bashkuar grupthet e ndryshëm komunistë në një parti të vetme, më 8 Nëntor 1941. Ata vetë (Miladini me Dushanin) zgjodhën edhe anëtarët e komitetit qëndror me Enver Hoxhën si sekretar i përgjithshëm, këtë nuk e them unë, e vërtetojnë sot edhe dokumentat arkivore jugosllave.

 

Zoti Alimadhi, a ka luftuar Balli Kombëtar kundër pushtuesve nazifashistë, apo jo? Këtë ta them pasi ka ende një opinion për ballistët si frikacakë, që dinin të hanin vetëm pula dhe nuk kanë hedhur asnjë pushkë. Një miku im shkrimtar më ka thënë se po të kishte qenë në kohën e luftës do të ishte bërë ballist, sepse ata ishin më idealistë. Kë të besojmë?


Në radhë të parë, i thuaj atij mikut tënd shkrimtar që nuk është akoma vonë të bëhet ballist. Do ta mirëpresim. Mendimi i tij është më i përparuar se i komunistëve dogmatikë si Shefqet Musaraj, apo edhe Ilir Hoxha me shokë që i kanë sulmuar ballistët njëlloj si Enver Hoxha. Tani, t'i kthehem pyetjes suaj: A kanë luftuar ballistët? Po ju përgjigjem: Po, madje më shumë se komunistët. Ballistët ishin trima. Po i përgjigjem shokut Ilir me fjalët e babait të tij, Enverit në një mbledhje të Byrosë Politike në vitin 1979. Ja çfarë ka thënë Enver Hoxha në 7 mars të atij viti në Byronë Politike: "Nuk lejohet të dalin artikujt kështu, ato që shkruhen duhen vërtetuar, duke u ruajtur edhe përmasat. Unë nuk jam dakord me mënyrën si veprohet tani. Në qoftë se ti lufton me 500 ballistë dhe të vriten vetëm dy partizanë, kjo tregon se ke përpara një armik jashtëzakonisht të dobët, ke një kope përpara dhe, në qoftë se lufton me këtë kope, ti nuk ke treguar ndonjë trimëri. Kështu ne i japim Luftës Nacionalçlirimtare një pamje që nuk e meriton. Shkruhet në një vend se një ballist hipi mbi një xhami dhe si pa gjë të keqe ngriti flamurin e bardhë! Në këtë mënyrë, duke dashur ta demaskojmë armikun si frikacak, e teprojmë aq fortë sa ulim luftën heroike dhe përpjekjet e njësive tona partizane në luftë me armiqtë". Padashje, Enver Hoxha ka thënë një të vërtetë që vërteton atë që të thashë pak më parë: Ballistët ishin trima. Ata ishin shqiptarë dhe shqiptarët mund t'i kesh kundërshtarë, por ata nuk janë frikacakë. Unë po të them se kanë dhënë jetën për atdhe rreth 6 mijë ballistë. Ata janë dëshmorë të atdheut se luftuan edhe kundër pushtuesve, edhe kundër komunistëve. Ndërsa nga ana e partizanëve komunistë, sipas dokumenteve që janë zbuluar pas '90-s, nuk janë 28 mijë dëshmorë por vetëm nja 4600. Vetëm këto shifra nuk kanë nevojë për koment. Le të përmend disa fakte të kohës së luftës. Profesor Abas Ermenji ngriti në këmbë Skraparin, Tomorricën, Nahijen e Beratit, Sulovën dhe rrethoi Beratin. Atëherë Partia komuniste nuk mungoi të hidhte një trakt plot mburrje për kumandarin "˜Patriot' të Ballit. Mirëpo, sot, kur këndon njeriu historinë e tyre, këto ngjarje ose i kalojnë në heshtje ose i paskan bërë ata. Luftën e Gjormit e kanë përvetësuar paturpësisht dhe s'e përmendin fare emrin e Hysni Lepenicës. Gjatë vitit 1943, fuqitë e Ballit Kombëtar u përpoqën shumë herë me Italianët, në qarkun e Beratit, sidomos në Mallakastër, në qarqet e Vlorës, të Korçës, Elbasanit etj. Gjatë pranverës së vitit 1943, italianët provuan të bënin disa operacione shkatërruese nëpër ato vende ku mund të punonte tanksi dhe kalorësia, domethënë në fushat dhe rreth qyteteve. Bënë dëme të mëdha sidomos rreth Fierit dhe Mallakastrën e poshtme, duke fuqizuar një kriminel të vendit, Isa Toskën, i cili kreu vrasje, djegie dhe bëri mizori të hatashme. Në rrethinat e Fierit dhe të Mallakastrës u vranë lart nga 2.000 frymë dhe ranë mjaft dëshmorë të Ballit Kombëtar. Të ndihmuar nga misionet ushtarake britanike dhe duke parë se Italisë Fashiste po i qasej fundit, komunistët bënë një mbledhje të Këshillit të Përgjithshëm "˜Nacional Çlirimtar' në Labinot të Elbasanit në fillim të korrikut 1943, në të cilën krijuan "˜Shtabin e Përgjithshëm të ushtrisë nacional çlirimtare me komandant Spiro Moisiun dhe komisar politik Enver Hoxhën. Një muaj më vonë më 15 gusht, me armatimin që iu dha misioni ushtarak britanik dhe në prani të tij, formuan në Vithkuq të Korçës Brigadën e Parë sulmuese me komandant Mehmet Shehun dhe komisar politik Dushan Mugoshën. Duhet shënuar këtu se, përveç armatimit që muarën nga misionet ushtarake të jashtme dhe nga Italianët e dorëzuar, komunistët kishin mbledhur një pjesë të mirë të armëve që la me shumicë ushtria greke kur u tërhoq papritmas, e goditur prej gjermanëve në prill 1941.

 

Një nga akuzat që u bëhet ballistëve është ajo për mospjesëmarrje në luftën nacionalçlirimtare. Si do t'i përgjigjeshit kësaj akuze?

Për këtë duhet të vendosemi në kushtet dhe rrethanat e asaj kohe. Komunistët kishin filluar nga atentatet kundër disa anëtarëve të Ballit Kombëtar qysh në pranverën e vitit 1943. Por i shumëzuan ato mbasi e ndien veten më të fortë dhe ndërkombëtarisht të përkrahur, e sidomos pas formimit të Brigadës I, të cilën Mehmet Shehu desh t'a pagëzonte me gjak ballistësh. Megjithë durimin që tregoi Balli Kombëtar, gjithkush e ndiente me tmerr në zemër se punët do t'arrinin fatalisht në tragjedinë e një lufte civile. Kishte kundërshti të papajtueshme ndërmjet Ballit Kombëtar dhe Partisë Komuniste. Kjo e fundit drejtohej prej emisarëve jugosllavë qëllimin e të cilëvet e muarën vesh edhe komunistët vetë pak më vonë. Kurse Balli Kombëtar ishte nën kryesinë e Midhat Frashërit, udhëheqës i sprovuar, që përfaqësonte traditën e vërtetë nacionaliste dhe aspiratat e drejta të kombit shqiptar. Balli Kombëtar mundohej t'i tregonte popullit sesi qëndronte e vërteta, sesi parqiteshin problemet dhe mundësitë e tija dhe si parashihej e ardhmja e Shqipërisë. Kurse Partia komuniste i tregonte endrra fantastike, përralla fëmijësh, dhe e gënjente në mënyrën më të paturpshme duke i thanë së bardhës e "˜zezë' dhe së zezës e "˜bardhë'. Balli Kombëtar, që mundohej të ruante kasollen e bujkut dhe të kursente deri pikën e gjakut shqiptar prandaj e godiste armikun nëpër vende ku s'mund të dëmtoheshin banesat dhe popullsia civile, ishte gjithmonë në kundërshtim me taktikën e komunistëvet të cilët e quanin "˜lufte' disa pushkë që hidhnin mbi forcat fashiste nëpër qendrat e populluara, me qëllim që armiku të bënte për hakmarrje, djegie dhe vrasje në masë mbi popullin rreth e qark, se ashtu mund të shtohej numri i "˜proletarëvet' i të arratisurve që do të shumonin radhët komuniste.

 

Zoti Alimadhi, si do t'i pergjigjeshit Ilir Hoxhës për çështjen e bashkëpunimit të ballistëve me okupatorët fashistë?

Unë tregova më lart dhe pak gjatë mbi këtë pyetje që shtroni ju, e cila tregon aktivitetin e Ballit Kombetare dhe të partisë kriminale komuniste. Nëqoftëse Ilir Hoxha nuk ka kuptuar kush është bashkëpuntori dhe krimineli, është punë e tij. E kam thënë disa herë po e përsëris sërish se nuk ka pasur dhe nuk ka asnjë bashkpunim të Ballit Kombëtar me pushtuesit, rruga e Ballit Kombetar ka qenë dhe është plotësisht dhe thellësisht kombëtare. Koha, faktet, dokumentat e nxjerra nga arkivat e vendore dhe ato të huaja faktojnë vijën e drejtë, luftën kombëtare për bashkim dhe vllazërim kombëtar të Ballit Kombëtar. Po mirë, jo vetëm Ilir Hoxha, por edhe kush do tjetër komunist, le të më japi një dokument që Mid'hat Frashëri, Abas Ermenji, Safet Butka, Hysni Lepenica,Vasil Andoni, e qindra e mijra nacionalistë të Ballit Kombëtar, kanë bashkëpunuar por jo me pallavra. Këto nuk i beson më askush, asnjë shqiptar, koha i dha të drejtë Ballit Kombëtar. Çfarë ka thënë Balli Kombëtar po realizohet edhe sot në politikën shqiptare dhe për këtë, jo vetëm unë, por me qindra dhe mijëra familje që i përkasin idesë së Shqipërisë dhe shqiptarëve ndihemi krenarë dhe shumë krenarë për rrugën e të parëve tanë, sepse ajo është e pastër, se ditëm për çfarë luftuam dhe se çfarë kërkuam dhe për çfarë e dhamë jetën, për këtë rrugë të pastër, të ndershme dhe të drejtë. Jemi gati të sakrifikojmë edhe ne bijtë e tyre për t'u realizuar amaneti i tyre për bashkim dhe vëllazërim kombëtar dhe asaj po i vjen koha dhe për këtë ne ndihemi krenarë pa fund. Kurse ju, shoku Ilir, çfare ndjeni, nuk keni kuptuar akoma se keni perënduar dhe jeni biri i një prej diktatorëve dhe kriminelëve më të mëdhenj të botës. Ne mund tw kërkojmë edhe hakmarrje mbi ju që nuk keni as më të paktën ndjesë për atë çka i shkaktoi Enver Hoxha shoqërisë shqiptare që shkatërroi truallin e kombit shqiptar. Kur ti, Ilir, shkruan akoma fjalë fyese për ballistët dhe Ballin Kombëtar. Është puna jote. Por ne, ballistët, nuk jemi hakmarrës, jemi krejtësisht ndryshe, nuk kërkojme përçarje kërkojme afrimitet, kërkojme mirëkuptim. Megjithatë, po ju kujtoj edhe një gjë shumë të rëndësishme se kriminelët komunistë fituan për shkak të shpirtit dhe sinqeritetit vëllazëror që kishte Balli Kombëtar.

 

Nesër do të lexoni:

Versioni i Ballit Kombëtar mbi Marrëveshjen e Mukjes dhe arsyet e prishjes së saj.

Çfarë ndodhi në Shqipëri, sipas ballistëve, pas 29 nëntorit të vitit 1944?

A do të marrin pjesë ballistët dhe aleatët e tyre të sotëm në festimet për 70-vjetorin e Çlirimit të Atdheut?

Intervistoi: XHEVDET SHEHU


Rating (Votes: )   
    Comments (1)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
NDAHEN ÇMIMET PULITZER PËR GAZETARI (04.15.2014)
VRASJET DHE MASAKRIMET - PLATFORMË SHOVINISTE KUNDËR SHQIPTARËVEVështrim nga SKËNDER MULLIQI (04.14.2014)
TË HIQET TERRI NGA REFORMA ADMINISTRATIVE TERRITORIALENga RAMIZ LUSHAJ (04.14.2014)
PARALAJMËRIM PËR MASAKËR ENTUZIASTE NË KUKËS (këndojnë duet Rama & Thaçi)Nga REXHEP SHAHU (04.14.2014)
MANJOLA TREBICKA - NJË 'TOKATË' SHQIPTARE NË PARISNga LUAN RAMA (04.13.2014)
SHENIDA BILALLI - TE PËRMENDORJA E NËNË TEREZËS NË SHKUP NUK PASHË MBISHKRIM NË GJUHËN SHQIPE (04.13.2014)
MAJLINDA KETA - RAMA TË NDRYSHOJË URGJENTISHT QEVERINË, TË THËRRASË 'SENATORËT' NË KABINET (Intervistë)Keta - Bledi Çuçi ministri më i suksesshëm (04.13.2014)
ÇIFTI OBAMA FITOI GJYSMË MILIONI DOLLARË MË 2013 - POR MË PAK SE MË 2012 (04.13.2014)
NEXHMIJE PAGARUSHA MERR SHTETËSINË SHQIPTARE DHE MENJËHERË NISET DREJT ZVICRËS (04.12.2014)
MOHIMI I FARK-ut NËNKUPTON MOHIMIN E REPUBLIKËS SË KOSOVËS PARA LUFTËSNga ADIL PIREVA* (04.12.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart�]