E Mërkurë, 04.24.2024, 01:58am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
FEMRAT SHQIPTARE DHE POLITIKA
Nga MARSIDA NAJDENI

E Martë, 04.15.2014, 04:31pm (GMT+1)


U trumpetua shumë se politika shqiptare ka bërë kthesën e madhe. Aq shumë u bë reklama se politika shqiptare na qenka demokratizuar, sa dhe për pak Merkel kërkoi nënshtetësi shqiptare, që të punonte në këtë parlamentin tonë tepër të europianizuar. Mbi dy dekada tranzicioni të stërgjatur, që ende vazhdon të zvarritet, më së fundi na u duk sikur pamë një dritë në fund të tunelit.

Duke gënjyer disi veten menduam se më në fund shoqëria shqiptare ka filluar ta pranoi disi dhe gruan shqiptare si të barabartë. Thënë kjo nga fakti se në politikën shqiptare sot kemi 24 femra. A është kjo një dritë? A ka filluar të pranohet gruaja shqiptare si politikane?

Parlamenti shqiptar nuk ka arritur të kapë as minimumin e pjesëmarrjes së femrave që është 42. Jemi pothuajse gjysëm rruge larg nga i kapuri i minimumit. Tre partitë më të mëdha në vend kanë pranuar më mirë të gjobiten nga KQZ-ja sesa të përpiqen të plotesojnë numrin e pjesëmarrjes së femrave në radhët e tyre. Politikë-bërja nuk duhet të jetë vetëm një armë mashkullore në Shqipëri, vetëm duke barazuar dhe vënë në mënyrë të njëtrajtshme forcat gjinore në politikë do të mund t'i afrohemi Europes më shumë.

Barazimi midis dy gjinive duhet pranuar nga të gjithë, ndërsa ideja e maçove duhet luftuar. Meshkujt shqiptarë duhet të përqafojnë idenë se tjetra duhet pranuar si e barabartë me vetvehten. Kjo do të sjellë edhe ndërgjegjsimin e shoqërisë sonë jo vetëm në jetën civile por, edhe në jetën politike.

Për aq kohë sa deputetët meshkuj nuk arrijnë t'i shohin si të barabarta deputetet femra nuk do të mund të arrijmë balancën europiane të shumë kërkuar. Parë nga kjo pasqyrë maskiliste atëhere këto 24 femra janë një arritje për Shqipërinë, gjithësesi, arritje me rezerva. Perse me rezerva? Per faktin se duhej që një në cdo tre emra të ishte grua. Jemi larg nga masa kritike që pretendohej, minimumi duhet të jetë 30% i pjesëmarrjes së femrës në politikën shqiptare.

Mbetet ende shumë për të bërë, sepse Shqipëria ka nevojë të punojë me një ligj kryesorë siç është ai i Kodit Elektoral. Duhet të ndryshohet ky ligj dhe të bëhet me rregullore minimumi i pjesëmarrjes në politikë nga femrat duhet të jetë 1/3. Vetëm kështu mund të kemi përfaqësim më të plotë të popullsisë në politikë.

Demografika tregon se ka më shumë femra se meshkuj në Shqipëri, veçse këto femra kanë me pak përfaqësim politik në Parlament duke qenë se arrijnë të kapin vetëm gjysmën e minimumit. Përfaqësimi sa më i plotë i popullsisë arrihet vetëm nëse brenda partive politike do të ketë demokraci.

Nga ana tjetër në vazhdojmë të vemë në pushtet parti që s'kanë një proces demokratik brenda familjes së tyre. Kemi kryetarë partish që ndjekin politikën e brendshme në Partitë e tyre si "Maliqi me shkop". Kemi deputetë që në mënyrë të pandërprerë kanë në parlament nga 5-6 mandate, paçka se janë nga figurat më të përfolura për korrupsion. Pra është e domosdoshme dhe ndryshimi i Ligjit brenda Partive Politike.

Si mund të pretendojmë të kemi demokraci në pushtet kur brenda partive politike nuk ka demokraci në vendim-marrje?! Mungesa e proçesit demokratik në partitë politike bën që shumë femra nga shoqëria civile të stepen dhe mos të aktivizohen politikisht. Kur do të pastrohet kjo politikë? Kur do t'i hapen hapësira Ligjeve të drejta dhe njerëzve me aftësi? Duhet të kuptojmë që politika jonë duhet të bazohet tek standartet dhe tek vlerat, për aq kohë sa këto të dyja mungojnë do të kemi një politikë skeptike, siç e kemi patur në mbi dy dekada.

MARSIDA NAJDENI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
NJË ANALIZË E MUNGUAR E HUMBJES SË PD-sëNga LULJETA PROGNI (04.15.2014)
ADRIATIK ALIMADHI - ILIR HOXHA GËNJEN PËR BALLIN KOMBËTAR, NUK KA DOKUMENTE BASHKËPUNIMI ME PUSHTUESIN, KEMI 6 MIJË DËSHMORË (Intervistë) (04.15.2014)
NDAHEN ÇMIMET PULITZER PËR GAZETARI (04.15.2014)
VRASJET DHE MASAKRIMET - PLATFORMË SHOVINISTE KUNDËR SHQIPTARËVEVështrim nga SKËNDER MULLIQI (04.14.2014)
TË HIQET TERRI NGA REFORMA ADMINISTRATIVE TERRITORIALENga RAMIZ LUSHAJ (04.14.2014)
PARALAJMËRIM PËR MASAKËR ENTUZIASTE NË KUKËS (këndojnë duet Rama & Thaçi)Nga REXHEP SHAHU (04.14.2014)
MANJOLA TREBICKA - NJË 'TOKATË' SHQIPTARE NË PARISNga LUAN RAMA (04.13.2014)
SHENIDA BILALLI - TE PËRMENDORJA E NËNË TEREZËS NË SHKUP NUK PASHË MBISHKRIM NË GJUHËN SHQIPE (04.13.2014)
MAJLINDA KETA - RAMA TË NDRYSHOJË URGJENTISHT QEVERINË, TË THËRRASË 'SENATORËT' NË KABINET (Intervistë)Keta - Bledi Çuçi ministri më i suksesshëm (04.13.2014)
ÇIFTI OBAMA FITOI GJYSMË MILIONI DOLLARË MË 2013 - POR MË PAK SE MË 2012 (04.13.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]