VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Vrasja e Xhon Ficxherald Kenedit: Në filmim ndërshihet Osvaldi
E Hënë, 11.23.2009, 08:48am (GMT1)


Është ky vërtetë një shembull edhe për shumë nëna e baballarë shqiptarë që ngurojnë t`ua mësojnë fëmijëve gjuhën shqipe, ndërsa që zonja Mirjam me përkatësi zvicerane jo vetëm që nuk nguron por vazhdimisht e motivon të bijën jo vetëm që të flas e komunikojë shqip, krahas mësimit të rregullt që bënë në gjermanish

 


Në një dokumentar që po jepet në National Geographic Channel është renditur një filmim ku duket një figurë shumë e ngjashme me Lee Harvey Oswald - i konsideruar vrasësi prapa dritares prej nga hamendet të jenë nisur goditjet që vranë Presidentin.

 

Sekuenca, xhiruar në Dallas më 22 nëntor 1963 nga Robert Hughes, pasqyron arritjen e limuzinës presidenciale në Dealey Plaza, teatër i vrasjes së Presidentit. Një fotogramë, në mënyrë të veçantë, ka qenë objekt i analizave të panumërta, sepse ka në qendër Texas School Book Depository (Magazinën e Librave të Shkollës së Teksasit), pallatin ku Lee Harvey Oswald punonte dhe prej nga janë shtënë goditjet që vranë Kennedy-n.

 

"Falë restaturimit të filmimit - shpjegon Tom Jennings, producent ekezekutiv i dokumentarit ndërshihet një figurë prapa dritaresprej nga u nisën goditjet. Unë mendoj se është Oswald".

 

(''The lost Jfk tapes'' është titulli i dokumentarit të uebsajtit të National Geographic)

 

Për këto dokumente të reja shkruan në botimin online Dallas Morning News. Në dokumentar janë përfshirë edhe filmime të tjera të asaj dite, midis të cilave sidomos ato të xhiruara nga Orville Nix, që e kapi vrasësin nga një pozicion I kundërt me pozicionin që gjendej Abraham Zapruder

 

Dëshmitë e reja dhe analizat dokumentare vënë edhe një herë në diskutim përfundimet e nxjerra nga Komisioni Warren për vrasjen e John F. Kennedy, më 22 nëntor 1963 në Dallas: raporti i SIFAR (Servizio Informazioni Forze Armate Shërbimi Informativ i Forcave të Armatosura, 1949-1963) mbi armën italiane të krimit është "një legjendë", ka deklaruar për ANSA-n senatore Giulio Andreotti, i cili në kohën e ngjarjes ishte ministër i Mbrojtjes i Italisë. Nga arkivat amerikane ia beh pastaj një "version binjak" i armës italiane, i cili qe në qendër të hetimeve të FBI-së.

 

Komisioni Uorën (The Warren Commission), që e konsideroi 24 vjeçarin Lee Harvey Oswald përgjegjës të vetëm të vrasjes, shënoi në raportin e tij përfundimtar se arma italiane me numër serie C2766 ishte unike në botë, mbi bazën e një raporti të furnizuar nga SIFAR, shërbimi sekret ushtarak italian i asaj kohe. Një "dokument sekret" që asnjëherë nuk është gjetur në versionin e tij origjinal: atë që siguroi Komisioni, dorëzuar nga Edgard J. Hoover dora vetë, vinte në gojën e një "burimi të besueshëm të huaj" një dokument të kopjuar nga një informator i CIA-s në Romë nisur nga një raport i brendshëm i Ministrisë së Mbrojtjes italiane, publikuar më 2007.

 

Andreotti lidhur me dosierin e shërbimeve italiane i ka thënë agjencisë ANSA: "Gjithsesi vazhdojnë të qarkullojnë gjithfarë legjendash. Që SIFAR mund edhe të ketë deviuar kjo është e vërtetë, por edhe qesharake... Mbaj mend ka shtuar kur presidenti i Algjerisë më tha: 'Thuaji admiralit Martini të mos dërgojë i raporte kundër meje Ben Aliut në Tunizi, sepse ai ma jep një kopje. Ishim në nivel operete më shumë se në nivel të shërbimeve sekrete."

 

Nga arkivat e SHBA dalin hollësitë e fundit lidhur me armën e krimit: FBI, rënë në gjurmët e një "versioni binjak" numër serie 2766 asaj të gjetur në Dallas, arriti pas muajsh kërkimi në Kanada, në Empire Wholesale Sporting Goods Ltd të Montrealit, e njëjta që kishte eksportuar në SHBA, në janar 1963, revolveri që i është gjetur me vete Oswald-it në momentin e arrestimit. Empire Wholesale Sporting Goods Ltd, zbuloi FBI, ishte kontrolluar nga njëfarë William Sucher, sipërmarrës në krye të International Firearms, gjithnjë në Montreal.

 

"Versioni binjak", bash ai që u gjet në Dallas, me atë numer serie aq të ngjashme dhe me përmasa që i përgjigjeshin saktësisht asaj të armës së porositur nga Oswald me postë, vinte në krizë tezat të cilat Kommisioni Warren përpiqej t'i pajtonte në raportin e tij final, teza që mëtonin se arma e krimit ishte "unike në botë".

Sucher, marrë në pyetje për këtë, dëshmoi: "I njëjti numër serie u gjet në armë të ndryshme. Disa kanë një germë si prefiks, të tjera jo." Emri i sipërmarrësit kanadez kishte përfunduar nën lenten e hetuesve jo vetëm për pistoletën që iu gjet Oswald-it, por edhe në relacionet lidhur me fishekët e përdorur për vrasjen e Kennedy-t: një informatore e zyrës së kontrollit të municioneve të Departamentit të Shtetit bën përgjegjësin trafikun ilegal të kartuçeve të Winchester të gjetura në Dallas. Por kjo nuk u muar në konsideratë. Komisioni Warren i shpërfilli këto hetime dhe vendosi t'ia japë Historisë tezën e vrasësit vetmitar./Elida BUÇPAPAJ

 

(http://www.repubblica.it) (http://www.ansa.it)

 

Elida Buçpapaj


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.