VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

PRESIDENTI I KOLUMBISË KONFIRMON - GJENDJA E GABRIEL GARCIA MARQUEZ PAS DALJES NGA SPITALI MBETET DELIKATE

E Enjte, 04.17.2014, 08:07am (GMT1)


Voal-online.ch - (Reuters) - Shkrimtari kolumbian fitues i çmimit Nobel, Gabriel Garcia Marquez e ka marrë veten nga ftohja që pati, por gjendja e tij shëndetësore mbetet "delikate", tha të mërkurën Presidenti Kolumbisë Juan Manuel Santos.

Garcia Marquez, i cili i u shtrua nëntë ditë në spital në Qytetin Meksiko për dehidrim dhe për infeksion në mshkëri dhe në rrugët urinare, ka vazhduar trajtimin në shtëpinë e tij që pas daljes nga spitali javën e shkuar.

Një lajm i dhënë këtë javë se shkrimtari 87 vjeçar po merrte trajtim të njëkohshëm për mushkëritë, mëlçinë dhe kancerin limfatik u përgenjeshtrua nga Santos.

"Mua më kanë thënë se ai ka pasur ftohje, nga e cila është shëruar, por gjendja e tij mbetet delikate për arsye të moshës së tij," iu tha Santos reporterëve pasi kishte folur me familjen e Garcia Marquez.

"Ajo që thotë gazeta meksinake, se ai po trajtohet për kancer, nuk është e vërtetë."


Garcia Marquez, karriera e të cilit filloi me gazetarinë dhe mori hov me romanet e tij të mrekullueshme, të cilat krijuan gjininë e realizmit magjik në letërsi, jeton në Qytetin e Meksikës.
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.