VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

SOKOL DEMAKU - NJË AMBASADOR I KULTURËS SHQIPTARE
Nga BARDHYL SELIMI

E Enjte, 04.17.2014, 12:51pm (GMT1)


Kampusi universitar "Vitrinat"

Prej disa vitesh korespondoj me z. Sokol Demaku, me banim ne Boras te Suedise. Por vetëm sot, më 14 prill 2014 pata rastin ta takoj së afërmi. Ai ishte ftuar nga Fakulteti i Edukimit pranë Shkollës së Lartë Private VITRINAT për të paraqitur një libër për fëmijë "Djali dhe tigri", përkthyer nga prej atij vetë nga suedishtja në shqip. 

Ishte hera e parë që vizitoja kampusin e kësaj shkolle me 7 mijë studentë dhe 7 fakultete, e ndodhur pranë supermarketit të madh "City Park", rreth 12 km larg Tiranës.
 
Sokol Demaku duke folur


Në sallën ku do zhvillohet takimi, kishte plot studentë të psikologjisë, mësuesisë dhe pedagogë. Bashkë me Sokolin kishin ardhur edhe mësues nga Maqedonia. Si gjithnjë atë e shoqëronte publicisti dhe shkrimtari Viron Kona, tashmë shumë i njohur edhe në Suedi, falë librave të tij të përkthyer atje.
 
Studentet degjojne z. Sokol Demaku

Libri "Djali dhe tigri" është shkruar nga Lars Ëestman, si një udhërrëfyes i përshtatshëm për fëmijet suedezë që nisin të mësojnë gjeografinë e vendit të tyre plot pyje, liqej, zonën arktike, bregdetin "e ngrotë" të jugut, perëndimin dhe lindjen, gjithnjë përmes historish tërheqëse, në një frymë edhe vërtet filozofike-morale.

 
Sa mirë do të qe sikur një shkrimtar i yni të bënte diçka të ngjashme për trevat shqiptare! Më kujtohet nga fëminia profesori i nderuar i gjeografisë, Ahmet Latif Gashi, autor i atlasit të parë gjeografik shqiptar. Ai nuk kishte lënë "pëllëmbë" të tokave shqiptare pa i përshkuar më këmbë, herë vetëm, herë bashkë me nxënësit.
 
Departamenti i marredhenieve me jashte

Kujtoj sot një shoqatë shumë simpatike rinore të "vullnetarëve të rinj" me kryetar  studentin e Juridikut Ili Gërdupi, dhe të ngjashme me të, që i orientojnë të rinjtë edhe drejt ekskursioneve në kënde të ndryshme të atdheut tonë, në liqej, kala, shpella, kanione, vedne arkeologjike që nuk janë të pakta!

Studentët drejtuan shumë pyetje për përkthyesin e librit, i cili është edhe vetë autor i 15 librave vetëm këto 10 vitet e fundit. Për më tepër z. Sokol sqaroi shumë anë të sistemit modern arsimor suedez, shumë i ndryshëm me tonin, ndonëse unë vetë i shoh me një farë dyshimi shuëm"reforma" të ndërmara atje. Sado të zhvillohet teknika dhe teknologjia e informacionit, mendoj se roli i mësuesit, i librit, i tabelës së zezë, metodat tradicionale të sprovuara në shekuj, nuk mund të braktisen kaq lehtë! Kjo më tepër në se synojmë të formojmë njerëz dhe jo robotë!

Unë e vlerësoj Sokolin sidomos për punën e madhe që po bën që prej shumë vitesh atje në atdheun e tij të dytë për ta mbajtur gjallë kulturën tonë kombëtare, përfshi gjuhën, në mesin e mijëra shqiptarëve që banojnë atje. Para disa ditësh shoqatat e shqiptarëve në Suedi, ku merr pjesë gjallërisht edhe Sokoli organizuan një konkurs për poezinë dhe letërsinë shqipe ku ndanë edhe çmime!
 

Këto veprimtari janë shumë të dobishme për ta bërë të njohur atdheun dhe kulturën tonë te suedezët, kanë ndikim shumë më të madh se ajo që bëjnë përfaqësitë tona diplomatike.

Një mike e imja suedeze, ndonese 75 vjeçe, arriti ta mësojë shqipen me shumë vullnet në kurset që organizohen atje për shqiptarët! Dhe këtë e bën vetëm në shenjë respekti për kulturën tonë!

Mendoj se praktika e ndjekur nga shkolla Vitrinat duke ftuar intelektualë nga disapora është shumë e vlefshme për të njohur kulturat tona të ndërsjella.

BARDHYL SELIMI


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.