VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

LA REPUBBLICA - KA VDEKUR SHKRIMTARI NOBELIST GABRIEL GARCIA MARQUEZ
Ishte 87 vjeç autori i 'Njëqind vjet vetmi', romanit kyç të realizmit magjik amerikanolatin

E Enjte, 04.17.2014, 09:22pm (GMT1)


Voal-online - QYTETI I MEKSIKOS - Ka vdekur shkrimtari i çmimit Nobel Gabriel Garcia Marquez. Marquez ishte shtruar në spital më 3 prill në Qytetin e Meksikos, në klinikën Salvador Zubiran për infeksion në njërën mushkëri. Më vonë u liria nga spitali. Autori i 'Njëqind vjet vetmi', romanit kyç të realizmit magjik amerikanolatin ishte 87 vjeç.

Ditët e fundit, sipas raporteve mjekësore, gjendja e tij dukej veçanërisht delikate. Motra Aida, 83 vjeçe, e intervistuar nga mediat kolumbiane kishte thënë: "Duhet të jemi gati për vullnetin e Zotit. Ne do të donim që njerëzit të jenë të përjetshëm, që të mos vdisnin kurrë, por duhet të jemi gati për plotësimin e vullnetit të Zotit."

Marquez ka vdekur në shtëpi, në Qytetin e Meksikës, rreth mesditës, sipas burimeve pranë familjes.
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.