WASHINGTON -- Chelsea Clinton bën me dije se ajo dhe bashkëshorti i saj janë në pritje të fëmijës së tyre të parë që do të lindë nga fundi i vitit.
Vajza e ish Presidentit Bill Clinton dhe ish-Sekretares së Shtetit Hillary Rodham e bëri këtë lajm sot me dije gjatë një eventi të Fondacionit Clinton në New York, duke shtuar se ajo dhe bashkëshorti i saj , Marc Mezvinsky, janë "shumë të ngazëllyer" që do të bëhen me fëmijën e tyre të parë në fund të vitit.
Të njëjtën gjë tha edhe ish-Zonja e Parë, se edhe ajo është shumë e lumtur që do të bëhet gjyshe, dhe kjo e bën edhe më të motivuar në punën e saj për të përmirësuar të ardhmen e gjeneratave të reja, çka është diçka shumë e rëndësishme.
34 vjeçarja që është edhe zëvendës presidente e Fondacionit që mban emrin e të jatit të saj e bëri këtë lajmërim në fund të një eventi që kishte në qendër të vemendjes fuqizimin e rolit të femrave të reja.
Chelsea Clinton tha gjatë vitit që shkoi në një intervistë dhënë në një revistë se ajo shpresonte që 2014 të ishte "viti i bebes."
Dhe dëshirën e saj, sikur edhe të prindërve të saj e plotësoi Zoti.