E Shtunë, 04.20.2024, 04:24am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
DEMAKU NA SOLLI ”DJALIN E TIGRIN”, NGA SUEDIA …
(Autori Lars Westman dhuron 1.000 kopje të librit të tij, për shkollat shqiptare)
Nga MURAT GECAJ publicist e studiues-Tiranë

E Shtunë, 04.19.2014, 08:16am (GMT+1)


1.
Kishte kohë që, arsimtari, shkrimtari e publicisti Sokol Demaku na kishte "paralajmëruar" , se do të vinte në Shqipëri, nga qyteti Boras i Suedisë, ku punon e jeton familjarisht, me një mision disi të veçantë. Them kështu, pasi ai ka ardhur këtu edhe disa herë më parë. Kryesisht, kanë qenë udhëtime të kryera, së bashku me kolegë e miq të tij, shqiptarë dhe suedezë. Kështu, ndër të tjera, kujtoj këtu veprimtarinë e zhvilluar, në prag të 100-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, në shkollën 9-vjeçare "Demokracia" të qytetit të Durrësit, me të cilën është binjakëzuar "Fjërdignskolan" e Borasit, me drejtor Per Ketissen. Ndërsa, në tetor të vitit të kaluar, Sokoli ishte në përbërje të një grupi të Shoqatës së Shkrimtarvë e Artistëve Shqiptarë "Papa Klementi XI-Albani", në Suedi, e cila kryesohet nga Hysen Ibrahimi. Me atë rast, në Tiranë e Durrës, u bë përurimi i veprës voluminoze, "Thesar Kombëtar" (Nr. 1 e Nr.2), me krijime të mjaft autorëve të saj.

Ndoshta, ajo që shkrova në fillim të këtyre pak radhëve edhe mund të keqkuptohet. Prandaj po sqaroj këtu, se "misioni" i tanishëm i Sokolit dallohej paksa, nga pesë të mëparshmit. Ndërsa herë të tjera kishte dhuruar libra me autorësinë e tij, për kolegë e miq ose kolektiva shkollash, tani këtë gjë do ta bënte me librin "Djali dhe tigri", të autorit të shquar suedez, Lars Westman. Ky u shkrua posaçërisht për shkollarët e vegjël dhe është shqipëruar nga S.Demaku. Këshilltar editorial i tij është Mr.fil. Sadulla Zendeli-Daja dhe recensentë dr.Rovena Vata, Ismet Hasani e Mr.Kadrije Mëniqi. Ballina e punimet grafike janë të Shkëlqim Demakut. Ndërsa redaktor ka shkrimtarin Viron Kona, i njohur me librat për të vegjëlit, ndër të cilët është "Eh, mor Bubuliono!", përkthyer në gjuhën suedeze dhe shpërndarë për shkollat e atij vendi mik skandinav.

2.
Që në takimin e parë, S.Demaku na tregoi se autori suedez Lars Westman, tashmë dhe mik i shqiptarëve, i kishte besuar atij që ta kryente një detyrë miqësore. Kjo gjë lidhej me vendimin, që kishte marrë, se 1.000 kopje të librit të tij, "Djali dhe tigri", t'i jepte falas për nxënësit e moshave të vogla, në shkollat e Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë, Malit të Zi e Preshevës. Është e kuptueshme se, këtë punë, Sokoli do ta niste, së pari, në kryeqytetin Tiranë. Me simbolikën e saj, ky nder i takoi pikërisht shkollës 9-vjeçare "7 Marsi", ku është drejtor Alfred Jani. Të pranishme aty ishin dhe dy mësuese nga Tetova, Sadije Aliti e Mensure Ilazi. Gjithashtu, ato morën një sasi kopjesh të librit "Djali dhe tigri", për shkollat e tyre shqipe, për të cilët e falënderuan autorin dhe përkthyesin, S.Demakun.

Më pas, për këtë ngjarje të shënuar, drejtuesja dhe mësuesja e njohur, Dava Marku shkroi edhe këto radhë, në Facebook, të shoqëruara me disa fotografi: "Sot, pra më 14 prill 2014, ndërmjet mësuesve e nxënësve të shkollës "7 Marsi" ishte Sokol Demaku, poet e prozator, pedagog, drejtues i revistës mujrore "Dituria" dhe i emisioneve në gjuhën shqipe, në radio e TV lokal, po me këtë emër. Përvoja e shkollës suedeze, ku ai shërben tash sa vjet, lë pa fjalë arsimin e vendeve më të zhvilluara të botës. Kështu, mësues si Sokoli, dëshirojnë gjithnjë jo vetëm të përcjellin te ne përvojën e vendeve të largëta skandinave, por dhe të marrin nga ne diçka, që mund t'u vlejë në shkollën e tij. Mbi 60 kopjet e librit "Djali dhe tigri",me autor Lars Westman, iu dhuruan bibliotekës së shkollës dhe nxënësve të klasës IV-A. Falënderim, respekt e mirënjohje për ju, kolegu e miku im, Sokol Demaku!"

Më tej, në shkollën 9-vjeçare të kryeqytetit, "Gjergj Fishta", ku është drejtor Faik Maqellara e zv.drejtoreshë Violeta Tota, ai dhe miqtë, që e shoqëronin, u pritën me dashamirësi, nga mësuesit e nxënësit, të cilëve ua dhuroi disa kopje të librit të mësipërm. Po kështu, u veprua në shkollën 9-vjeçare "Skënder Luarasi", ku është drejtoreshë Arjola Hasa.

Takim interesant ishte edhe ai, që u organizua në mjediset e Universitetit jopublik "Vitrina" të Tiranës. Aty, S.Demaku dhe miket mësuese nga Tetova, u pritën nga prof. Qazim Dushku dhe zhvilluan një bisedë të ngrohtë me studentët e degës së mësuesisë, të cilët morën kopje disa të librit "Djali dhe tigri".

3.
Ndalesën e parë, në qytetin e Durrësit, e bëmë në Drejtorinë Arsimore Rajonale, ku na priti me ngrohtësi dejtoresha, Lindita Mukaj. Ajo u interesua të dinte sa më shumë për përvojën e shkollës suedeze, si dhe për mikun e ardhur aty, Sokol Demaku. Gjithashtu, shprehu kënaqësinë e lidhjeve e bashkëpunimit të shkollave të atij rrethi, me ato të qytetit Boras, në Suedi. Sëbashku bëmë fotografi, për t'i patur kujtim nga ai takim.

Pastaj, të shoqëruar nga drejtori i shkollës 9-vjeçare "Demokracia", Avdyl Buçpapaj, u ndodhëm përsëri ndërmjet kolektivit të zjarrtë të saj, ku mësues e nxënës janë përshtatur me miqtë e tyre nga Veriu i largët, shqiptarë e suedezë. Ata kanë ardhur aty nga shkolla e qytetit Boras, ndër të cilët kanë qenë drejtori Per Kettisen dhe mësueset Anette Ekelund e Sonja Persson etj. Por dhe disa mësues e nxënës të shkollës "Demokracia" kanë patur kënaqësinë të udhëtojnë për atje dhe ta shohin nga afër përvojën e asaj shkolle e ta përjetojnë mikpritjen suedeze. Koncertin e bukur, të përgatitur me këtë rast, e drejtoi me aftësi mësuesja Mimoza Mezini. Siç është e kuptueshme, këtu Sokoli e ndjente veten si në "shtëpinë" e tij. Mbas drejtorit A. Buçpapaj, ai foli e dhuroi disa libra të autorit suedez Lars Westman, për kolektivin e kësaj shkolle. Gjithashtu, përshëndeti shkrimtarja e njohur vlonjate, Vilhelme Haxhiraj-Vranari, "Mjeshtre e Madhe".Ndër të tjera, ajo ka merituar çmimin "Pena e kristaltë", me një poezi të saj, paraqitur në konkursin e organizuar nga Qendra Kulturore Shqiptare "Migjeni", në Boras-Suedi.

Me dashamirësi e respekt u pritëm, bashkë me mikun nga Borasi, edhe në dy shkolla tjera 9-vjeçare të Durrësit, në "Eftali Koçi", ku është drejtor Murat Dashi dhe në atë "14 shtatori", ku është drejtoreshë Merita Thartori-Kuçi.

Më tej, shkrimtari e publicisti S.Demaku u prit me kënaqësi në mjediset e Bibliotekës Publike të qytetit Durrës, ku kishte qenë edhe më pare, bashkë me mësuesin veteran, poetin e leksikografin Sadulla Zendeli-Daja etj. Në bisedën e zhvilluar kësaj radhe, Sokoli foli për vazhdimin e bashkëpunimit edhe në të ardhmen, me këtë institucion kulturor. Ndërsa drejtoresha, Mirela Ylli-Kurti, e falënderoi atë për vizitën e bërë e librat e dhuruar.

Pas kthimit në Tiranë, përkthyesi i botimit të ri "Djali dhe tigri", Sokol Demaku, në emër të autorit Lars Westman, i dha disa kopje të këtij libri edhe kryesisë së Shoqatës së Arsimtarëve të Shqipërisë. Ndërsa, për gjestin e dashamirës e bujar, duke u dhuruar shkollave shqiptare, gjithësej 1.000 kopje të tij, kryesia e kësaj Shoqate i dërgoi atij një "Mirënjohje".

3.
Këto fakte, që i përmendëm fare shkurt më lart, patën edhe anën tjetër "të padukshme", pra jo aq zyrtare. Kështu, shkrimtari e publicisti Sokol Demaku, në katër ditët e qëndrimit në Tiranë, Durrës e Krujë, pati edhe disa takime tjera të ngrohta, me kolegë, miq e dashamirë, të cilët tashmë i ka të shumtë në Shqipëri. Pa u ndalur hollësisht në bisedat e zhvilluara, të cilat sigurisht kanë qenë me interes të ndërsjelltë, po shënoj vetëm emrat e tyre. Ata ishin: Prof.Dr.Zyhdi Dervishi; kryetari i Shoqatës Qytetare të Sigurisë Rrugore dhe Mjedisit, Demir Osmani; drejtori i shtëpisë botuese "West Print", Eduard Vathi; publicistët e shkrimtarët: Bashkim Hoxha, Jaho Margjeka e Kozeta Hoxha; kineasti Kristaq Janushi etj.

Në mbyllje të këtyre pak radhëve, e falënderojmë nga zemra kolegun e mikun tonë të përbashkët, Sokol Demakun, për këtë udhëtim të dobishëm e mbresëlënës, në Shqipëri. Me këtë rast, e përshëndesim nga larg dhe shprehim mirënjohjen tonë të veçantë, për autorin e librit "Djali dhe tigri", shkrimtarin e nderuar suedez, Lars Westman.

Tiranë, 18 prill 2014

Prof. MURAT GECAJ


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
PAPËRGJEGJSHMËRI INTELEKTUALE - KËRKOJNË TË RISHKRUAJNË HISTORINË PËR TË NXJERR NË PAH 'ANËT E MIRA TË ENVER HOXHËS'Nga ARBEN BRAÇE (04.18.2014)
PASHKËT - THELBI I BESIMIT TË KRISHTERË (04.18.2014)
ZBULOHET NJË PLANET TJETËR I NGJASHËM ME TOKËN (04.18.2014)
CHELSEA CLINTON BËRI SOT ME DIJE SE AJO PO PRET FËMIJËN E PARË (04.17.2014)
LA REPUBBLICA - KA VDEKUR SHKRIMTARI NOBELIST GABRIEL GARCIA MARQUEZIshte 87 vjeç autori i 'Njëqind vjet vetmi', romanit kyç të realizmit magjik amerikanolatin (04.17.2014)
Zëri i Amerikës, BEBE REXHA - BASHKAUTORJA E KËNGËS 'THE MONSTER' (Intervistë) (04.17.2014)
SOKOL DEMAKU - NJË AMBASADOR I KULTURËS SHQIPTARENga BARDHYL SELIMI (04.17.2014)
GJERGJ LEKA - TROPOJANËT DUAN TË MË BËJNË 'QYTETAR NDERI' (Intervistë) (04.17.2014)
PRESIDENTI I KOLUMBISË KONFIRMON - GJENDJA E GABRIEL GARCIA MARQUEZ PAS DALJES NGA SPITALI MBETET DELIKATE (04.17.2014)
ENVER HOXHA MJEDIS 100 TIRANËVE!Në 70 vjetorin e permbytjes së Shqipnisë...Nga FRITZ RADOVANI (04.17.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]