E Enjte, 03.28.2024, 04:51pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
Histori - Çfarë ka ndodhur më 19 prill?
1496 - ARNOLD RITTER VON HARF BËN NJË NDALESË DISAORËSHE NË PORTIN E DURRËSIT

E Shtunë, 04.19.2014, 08:23am (GMT+1)


1496 Pranverë - Gjatë shtegtimit për në Jeruzalem, udhëtari gjerman nga Këlni, Arnold Ritter von Harff bën një ndalesë disa orëshe në portin e Durrësit. "Shqiptarët kanë gjuhën e tyre e cila është vështirë të shkruhet pasi ata përdorin gërmat e tyre" (Pelegrinage of Arnold Ritter von Harff, 1946). Pastaj, Harfi transkriptoi disa fjalë shqipe, dhe shkroi krahas tyre përkthimin gjermanisht - gjithësej 26 fjalë, 8 shprehje dhe 12 numra; nga Një deri në Dhjetë, dhe Njëqind, dhe Njëmijë. Kështu, von Harff, një i huaj nisur në udhë për qëllime a interesa të tjera, sjell krejt rastësisht një nga dëshmitë e para të gjuhës së shkruar shqipe.

1824 - Lord Bajroni vdes në atë që është tani Greqi, ku kishte shkuar për të mbështetur luftën greke për pavarësi nga perandoria osmane. Edhe sot, ai konsiderohet si hero kombëtar grek. Historia e Bajronit ështe plot skandale, udhëtimet ekzotike; jeta e tij pompoze la përshtypje të thella, dhe emri i tij filloi të nënkuptojë njeriun e ndërlikuar; romantik, arrogant, të errët, cinik; shperthim krijues, shije intrigues në veshje, muzikë, dhe seksualitet, dinak i pabesë, i poshtër (të gjitha përmblidhen në fjalorin urban nën "byronic". George Gordon Byron lindi në Aberdeen, Skoci, në vitin 1788. Këmba e çalë dhe mjedisi i varfër ia bënë të vështirë fëmijërinë, por në moshën 10 vjeçare Bajroni trashëgoi titullin Lord nga ungji i tij. Kjo i dha mundësi të dilte nga skamja, të shkonte në shkollë pastaj në Kolegjin Trinity, Kambrixh, ku u zhyt thellë në borxhe, në jetë të shthurur dhe marrëdhënie të pasionuar me gra e burra. Vëllimi i tij i parë i botuar me poezi, Orët e përtacisë (1807), u hodh poshtë nga kritika, sidomos në Skoci; dhe ne librin e tij të dytë, "English Bards and Scotch Reviewers" (1809), Bajroni sulmoi krijimtarinë dhe kritikën letrare angleze. Po atë vit, ai udhëtoi për në Portugali, Spanjë, dhe në Lindjen e Afërme për dy vjet. Përvojat e tij përfshihen në veprat e mëvonshme, si në "Childe Harold's Pilgrimage" (1812 ), që i solli sukses të menjëhershëm në Angli; "u zgjova një mëngjes dhe e gjeta veten të famshëm", do të shprehej Bajroni; dhe poezia, sjellja, moda, shijet e tij filluan të imitohehin gjerësisht. Më 1815, Bajron u martua me Anne Isabella Milbanke, dhe më 1816, çifti u bë me vajzë, Ada, e cila kur të rritej do të shquhej në fushën e matematikës, dhe sot konsiderohet nga disa si programuesja e parë e kompjuterit. Martesa nuk zgjati shumë dhe çifti Bajron u nda ligjërisht. Në këtë kohë, shpërthen skandali mbi incestin e dyshuar të Bajronit me gjysmë-motrën e tij, Augusta Leigh, dhe i përçmuar nga shoqëria, detyrohet për të largohet nga Anglia. Fillimisht u vendos në Zvicër, Gjenevë, afër poetit Percy Bysshe Shelley dhe gruas së tij, Mary Wollstonecraft Shelley. Atje, Bajroni përfshihet në marrëdhënie intime me motrën e gruas së Shellit, Claire Clairmont; nga kjo lidhje më janar 1817 lindi vajza tjetër e Bajronit, Allegra. Pas kësaj, Bajroni ikën në Venecia ku marrëdhënie të ngjashme nuk iu ndanë.

"Në fshehtësi u takuam -
Në heshtje u pikëllova,
Se një ditë do t'më harrosh,
Shpirti yt mund të mashtrohet.
Kur unë të dalë përpara
Pas viteve të gjata,
Si duhet të përshëndes ty? -
Me heshtje dhe lot"


Në vitin 1819, ai u lidh me konteshën Tereza Guiccioli, gruaja e re e një konti të moshuar. Lord Bajron gjithashtu mbeti gjithmonë një mbështetës i zjarrtë i çështjeve të lirisë dhe pavarësisë kombëtare, duke mbështetur luftën greke për pavarësi. Ai u bashkua me kauzën e lirisë, udhëtoi e vizitoi Shqipërinë jugore, oborrin e Ali pashë Tepelenës, u takua me shqiptarë, arvanitas, qëndroi me suliotë, adhuroi zakonet, sjelljet, gjuhën, armët e veshjet, udhëhoqi stërvitjen e tyre në Missolongi, ku vdiq nga ethet, pak pas ditëlindjes së tij të 36-të. Bajroni jetoi ashtu siç shkroi ose anasjelltas: "Në jetë zemra e njeriut thyhet, por edhe me zemër të thyer jetohet."

1882 - Vdiq Charles Darwin, zhvilluesi i teorisë së evolucionit. Darvini punoi mbi teorinë e tij për 20 vjet. Pasi kishte mësuar se një tjetër natyralist, Alfred Russel Wallace, kishte zhvilluar ide të ngjashme, të dy bënë një njoftim të përbashkët të zbulimit të tyre në vitin 1858. Në vitin 1859 Darvini botoi "Mbi Origjinën e llojeve nëpërmjet selektimit natyror" . Libri ngjalli debate të ashpra, sepse zgjerimi logjik i teorisë së Darvinit nxiste idenë se homo sapiens ishte thjesht një formë tjetër kafshe dhe njerëzit mund kenë evoluar nga majmunët duke shkatërruar idenë konvencionle të kohës së tij  se si u krijua bota. Darvini u sulmua ashpër, veçanërisht nga Kisha. Megjithatë, idetë e tij fituan shpejt terren dhe sot janë po aq konvencionale. Darvini vdiq më 19 prill 1882 dhe u varros në Westminster Abbey.

1897 Zhvillohet maratona e parë e Bostonit, frymëzuar che organizuar nga atletët amerikane të sapo kthyer nga Lojrat e para Olimpike modern në Athinë, 1896. Maratona ishte garë vetëm për meshkuj. Gratë nuk u lejuan të hyjnë në garën e Bostonit zyrtarisht deri në vitin 1972. Por Roberta "Bobbi Gibb" nuk mund të priste: Në vitin 1966 , ajo qëndroi e fshehur në shkurre pranë vijës së Nisjes, derisa gara filloi, duke u bërë femra e parë maratoniste. Në vitin 1967, Kathrine Switzer, u regjistrua në listen e pjesmarrësve me emrin " KV Switzer ", pa treguar se ishte femër. Ndërsa, Nina Kuscsik u bë pjesëmarrësja e parë zyrtare femër në maratonën e Bostonit në vitin 1972, dhe fituesja e parë.

1943 Në geton e Varshavës filloi kryengritja, një nga kryengritjet e para masive para kundër nazistëve.

1993 - Rrethimi në Waco, Texas, përfundoi kur forca të FBI-së u zhvendosën në kompleksin e Degës Davidiane duke hedhur gaz lotsjellës; anëtarët e kultit i vunë zjarrin ndërtesës duke shkaktuar vdekjen e 80 personave.

1995 Ndërtesa Federale Alfred P. Murrah në Oklahoma City, Oklahoma, u shkatërrua nga një makinë bombë; 168 vetë, duke përfshirë 19 fëmijë u vranë në sulmin më të rëndë terrorist në historinë e SHBA deri në atë kohë. Timothy Mcveigh u kap, u gjykua dhe u dënua me vdekje për këtë sulm.

2005 - Kardinali Jozef Ratzinger i Gjermanisë zgjidhet papë dhe merr emrin Papa Benedikti i 16-të. Ai befasoi botën kur më 28 shkurt 2013 dha dorëheqjen; vendosi të mbajë emrin Benedikt dhe tani quhet Papë i merituar. Benedikt është i vetmi papë me patentë piloti; ai asnjëherë nuk ka ngarë automobil, pasi kurrë nuk e ka marrë patentën e shoferit.

Mendim i ditës
"Atdhetari duhet të jetë gjithmonë i gatshëm për të mbrojtur vendin e tij kundër qeverisë së tij."
Edward Abbey
(za)

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
DEMAKU NA SOLLI ”DJALIN E TIGRIN”, NGA SUEDIA …(Autori Lars Westman dhuron 1.000 kopje të librit të tij, për shkollat shqiptare)Nga MURAT GECAJ publicist e studiues-Tiranë (04.19.2014)
PAPËRGJEGJSHMËRI INTELEKTUALE - KËRKOJNË TË RISHKRUAJNË HISTORINË PËR TË NXJERR NË PAH 'ANËT E MIRA TË ENVER HOXHËS'Nga ARBEN BRAÇE (04.18.2014)
PASHKËT - THELBI I BESIMIT TË KRISHTERË (04.18.2014)
ZBULOHET NJË PLANET TJETËR I NGJASHËM ME TOKËN (04.18.2014)
CHELSEA CLINTON BËRI SOT ME DIJE SE AJO PO PRET FËMIJËN E PARË (04.17.2014)
LA REPUBBLICA - KA VDEKUR SHKRIMTARI NOBELIST GABRIEL GARCIA MARQUEZIshte 87 vjeç autori i 'Njëqind vjet vetmi', romanit kyç të realizmit magjik amerikanolatin (04.17.2014)
Zëri i Amerikës, BEBE REXHA - BASHKAUTORJA E KËNGËS 'THE MONSTER' (Intervistë) (04.17.2014)
SOKOL DEMAKU - NJË AMBASADOR I KULTURËS SHQIPTARENga BARDHYL SELIMI (04.17.2014)
GJERGJ LEKA - TROPOJANËT DUAN TË MË BËJNË 'QYTETAR NDERI' (Intervistë) (04.17.2014)
PRESIDENTI I KOLUMBISË KONFIRMON - GJENDJA E GABRIEL GARCIA MARQUEZ PAS DALJES NGA SPITALI MBETET DELIKATE (04.17.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart�]