E Premte, 03.29.2024, 02:10pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
PUSHKATIMI PA GJYQ I PARTISË DEMOKRATIKE
Nga FATOS HOXHA*

E Shtunë, 04.19.2014, 09:06am (GMT+1)



 

Te gjithe ne qe jetojme çdo dite me ngjarjet politike jemi "mesuar" te komentojme, nderhyjme, debatojme, pershendesim, mbeshtesim apo denoncojme vetem ngjarjen e fundit. Ne qe jetojme cdo dite me ngjarjet politike na ndodh shpesh qe ngjarja e fundit na ben te "harrojme" ate te parafundit ose ate qe do ndodhe neser, na ben te injorojme ngjarjet e rendesishme dhe te kapemi fort pas banaliteteve, te mos shohim traun, por t'i nxjerrim "ujin e zi" fijes se barit, te mos mesojme nga historia, por historise t'i japim leksione etj, etj.

Une nuk kam nje "terapi" ne dispozicion per kete "semundje" te njerezve qe merren me politike, por kam nje zgjidhje teknike: une do vazhdoj te merrem edhe sot me nje çeshtje qe e konsideroj vendimtare dhe percaktuese per shume ngjarje politike te dites se sotme, por mbi te gjitha te se ardhmes se afert, se paku per shqiptaret qe i perkasin familjes demokrate, pa u genjyer nga ngjarja e dites. Ata demokrate qe shqetesimin tim e kane "fije bari" i ftoj te vazhdojne te merren me debatin se te kujt jane trafikantet e droges, se avionet nuk jane avione qe vrasin mushkonja, por jane mushkonja qe transportojne drogen me aviona, se sms ne celularin e Sajmirit nuk jane te Sajmirit, se tritoli qe shperthen nuk eshte tritol, por eshte sms qe Sajmiri nuk e lexon dot, se Bashizmi eshte filozofi e re politike dhe nuk eshte Berishizmi i trajtuar me botoks, se beri mire sot opozita qe doli nga parlamenti apo se beri keq qe u rikthye perseri pas nje ore ne parlament, se fotot e liderit historik nga faqja e internetit te Partise nuk po i heq Basha, por jane agjentet e Jozit, Majlindes dhe Albanes, qe po sabotojne autoritetin e liderit te ri, se ngjyra e kuqe e fustanit te koordinatores synon te nervozoje dhe t'i beje karshillek bluse autoktone te Laures etj, etj.

Une i respektoj pa medyshje per zgjedhjen e tyre, por gjithesesi, dua te vazhdoj te terheq edhe sot vemendjen e demokrateve per " thelbin e te gjitha ngjarjeve" per ta: per procesin e riorganizimit dhe rimekembjes se Partise Demokratike.

Partia Demokratike eshte aset politik, eshte pasuri e paçmuar e shoqerise sone, e cila nuk duhet te lihet te zhvleftesohet. Ne rast se pas "humbjes historike" te 23 qershorit nuk vjen rimekembja, por nje humbje akoma me e thelle, atehere kjo pasuri e paçmuar rrezikon te kthehet ne "leter pa vlere". Per kete arsye analiza e humbjes nuk mund te trajtohet si kapitulli i fundit i partise qe ishte, por duhet te konsiderohet si kapitulli i pare i asaj qe vjen, i fillimit te ri. Fillimi i ri pa analize te pergjegjshme, serioze dhe te thelle te humbjes do jete lengate e vjeter, e zgjatur dhe derrmuese. Kjo eshte e papranueshme.

Udhezimi i fundit i Kryetarit te Partise per analizen dhe zgjedhjet ne parti fatkeqesisht nuk e synon kete gje. Ai thjesht perjashton apriori kryetaret "humbes" nga rikandidimi dhe ndalon te kandidojne apriori kryetaret e bashkive dhe komunave, per shkak te funksionit. Ky qendrim ka vetem nje percaktim: "pushkatim pa gjyq". Kjo nuk eshte demokratike.

Une e di me siguri (dhe nuk jam i vetmi) se ne gjithe Shqiperine, te gjithe kryetaret e PD ne dege, grupseksione apo seksione u futen ne gare me "humbjen ne xhep" dhe per kete ata nuk kane asnje pergjegjesi. Humbjen ne xhep e paten per shkak se marreveshja e koalicionit u hartua me qellimin per te humbur, se listat u hartuan per te humbur, se partia nuk u riorganizua perpara dhe ne funksion te zgjedhjeve, sic e kerkon statuti, dukshem se lidershipi nuk synonte fitoren por humbjen, se fushata elektorale u projektua mbi kultin e individit, kur kulti i individit eshte gjeja qe urrejne me shume shqiptaret, sepse e kane pesuar prej tij, se Partia nuk u nda dot perpara apo gjate fushates nga modelet e keqija te qeverisjes, nuk u clirua nga akuzat per qeverisje nepotike dhe per pushtet te familjes, nga akuzat per aleanca me boten e krimit dhe per kulturen e pandeshkueshmerise, se ne krye te fushates patem qeveritare qe urreheshin nga i gjithe populli, apo prurje te reja me CV te zeze etj, etj. Per te gjitha keto faji nuk mund te jete i kryetareve lokale te partise. Nese kane faj, atehere faji duhet kerkuar atje ku ata u bene shembelltyra te kesaj te keqeje, apo hyne ne rezonance me te. Por kjo pergjegjesi mund te nxirret vetem nepermjet analizes dhe jo nepermjet pushkatimit pa gjyq.

Une e di me siguri (dhe nuk jam i vetmi) se ne rradhet e pushtetareve tane lokale ne kemi njerez qe na nxijne faqen dhe qe kane qene kosto e padiskutueshme ne keto zgjedhje, se po te mbeshtetemi tek ata ne zgjedhjet qe vijne dhe t'u besojme drejtimin edhe te partise, atehere humbjen e kemi te sigurte. Por edhe ata duhet te identifikohen nepermjet analizes dhe jo nepermjet pushkatimit te te gjithe pushtetareve lokale pa gjyq.

Une e di me siguri (dhe nuk jam i vetmi) se PD-ja nuk rimekembet dot nese ne nuk i veme emrin shkaktareve te humbjes, nuk e heqim fatin tone nga duart e tyre, nuk i perjashtojme ata nga vetja.

PD nuk rimekembet nese ne krye te kesaj fushate per "fillimin e ri" vihen persona qe jo vetëm s'kanë lidhje me Partine Demokratike, por janë figura nga më të përfolurat në publik për motive nga më të ndryshmet.

Une e di me siguri (dhe nuk jam i vetmi) se blerja e votes eshte bere taktike elektorale prej kohesh per te gjitha partite politike qe marrin pjese ne zgjedhje. E konstatova se fundmi edhe ne zgjedhjet e 23 qershorit, kur nje numer i frikshem kandidatesh kandiduan jo me platforma elektorale, por me "plane biznesi" (kaq do e blej mandatin, kaq plus aq do nxjerr nga mandati per kater vjet). Shumica e tyre sot jane deputete dhe kane vene ne funksionim planin e biznesit. Por as per kete nuk e kane fajin lideret politike lokale. Prandaj udhezimi eshte i padrejte kur kerkon ta shkarkoje pergjegjesine e humbjes, per kete shkak, tek ata. Apo duhet te behen pergjegjes se nuk hodhen para sa duhet per te blere ata me shume?!!!

Per te gjitha keto arsye udhezimi i Kryetarit percjell nje mesazh te rende e te gabuar: Shkaku i fitores apo humbjes eshte...paraja! Dmth nese neser duhet te fitojme, frymezimin nuk duhet ta kerkojme tek morali, shpirti, platforma, vullneti apo entuziazmi demokrat, por tek forca e parase.

Por udhezimi parashtron dhe nje prognoze te rende dhe te gabuar: prognozen e asgjesimit politikaneve lokale dhe, bashke me te, prognozen e alienimit te mbeshtetesve dhe rrethit te tyre familjar dhe shoqeror. Largimi me dhunen e "udhezimit" rrezikon te lere bosh fushen. Fushen qe ngelet bosh do ta zere dikush, sic duket, dikush qe ka para. Nuk ka rendesi nese keto para jane para korrupsioni, shperdorimi detyre, tenderash, trafiqesh apo gjobash. Rendesi ka qe me to te blihen vota.

Kjo prognoze nuk ka asnje lidhje me idealin, botekuptimin, moralin dhe shpirtin demokrat. Por edhe 1 per qind mundesi te kete, ky skenar nuk duhet lejuar te ndodhe.

Une e di me siguri (dhe nuk jam i vetmi) se kete udhezim nuk e ka shkruar Kryetari i Partise, por eshte e njejta dore qe hartoi listat dhe projektoi humbjen. Kryetari i Partise po lejon qe ky skenar te ndodhe, prandaj i bej thirrje Atij dhe cdo anetari te Kryesise apo te Keshillit Kombetar qe te lene per nje moment menjane "ngjarjet bombastike" dhe te merren me Partine. Mbase do te kene force te ndalin te keqen nese i dalin asaj ballas. Por dhe nese nuk do te kene force per kete, te pakten te dalin dhe te thone fjalen e tyre dhe kete ja kane borxh PD-se dhe gjithe demokrateve.

*Autori ka qene deputet i Partise Demokratike nga viti 2005 deri me 2013 dhe anetar i Keshillit Kombetar te saj

FATOS HOXHA


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Histori - Çfarë ka ndodhur më 19 prill?1496 - ARNOLD RITTER VON HARF BËN NJË NDALESË DISAORËSHE NË PORTIN E DURRËSIT (04.19.2014)
DEMAKU NA SOLLI ”DJALIN E TIGRIN”, NGA SUEDIA …(Autori Lars Westman dhuron 1.000 kopje të librit të tij, për shkollat shqiptare)Nga MURAT GECAJ publicist e studiues-Tiranë (04.19.2014)
PAPËRGJEGJSHMËRI INTELEKTUALE - KËRKOJNË TË RISHKRUAJNË HISTORINË PËR TË NXJERR NË PAH 'ANËT E MIRA TË ENVER HOXHËS'Nga ARBEN BRAÇE (04.18.2014)
PASHKËT - THELBI I BESIMIT TË KRISHTERË (04.18.2014)
ZBULOHET NJË PLANET TJETËR I NGJASHËM ME TOKËN (04.18.2014)
CHELSEA CLINTON BËRI SOT ME DIJE SE AJO PO PRET FËMIJËN E PARË (04.17.2014)
LA REPUBBLICA - KA VDEKUR SHKRIMTARI NOBELIST GABRIEL GARCIA MARQUEZIshte 87 vjeç autori i 'Njëqind vjet vetmi', romanit kyç të realizmit magjik amerikanolatin (04.17.2014)
Zëri i Amerikës, BEBE REXHA - BASHKAUTORJA E KËNGËS 'THE MONSTER' (Intervistë) (04.17.2014)
SOKOL DEMAKU - NJË AMBASADOR I KULTURËS SHQIPTARENga BARDHYL SELIMI (04.17.2014)
GJERGJ LEKA - TROPOJANËT DUAN TË MË BËJNË 'QYTETAR NDERI' (Intervistë) (04.17.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart�]