VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

PAPA FRANÇESKU NË VIA KRUCIS - 'E KEQJA NUK DO TA KETË FJALËN E FUNDIT, POR DASHURIA, MËSHIRA, FALJA!' (Fotoreportazh)

E Shtunë, 04.19.2014, 09:15am (GMT1)




VOAL- VATICAN - "E keqja nuk do të ketë fjalën e fundit , por dashuria, mëshira dhe falja," - tha Papa Françesku të Premten e Mirë në një meditim të shkurtër në përfundim të tradicionales Via Crucis në Koloseu, në prani të më shumë se 40 mijë njerëzve.

"Zoti tha Papa - vendosi në kryqin e Jezusit të gjithë peshën e mëkateve tona , të gjitha padrejtësitë e kryera nga çdo Kainit kundër vëllait të tij , të gjitha hidhërimet e tradhtisë së Judës dhe të Pjetrit , të gjitha kotësitë e prepotentëve, të gjithë arrogancën e miqve të rreme . Ishte një kryq i rëndë , si nata e njerëzve të braktisur , e rëndë si vdekja e njerëzve të dashur, e rëndë sepse përmbledh të gjithë shëmtinë e së keqes.... Dhe më tutje shtoi Prandaj e keqja nuk do të ketë fjalën e fundit , por dashuria, mëshira dhe falja ."/EB





www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.