E Enjte, 04.18.2024, 12:34pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
DY LOT’ E NJI  BETIM...
Mbi Eshtën të deshmorve t’ Atdheut Çerçiz Topulli e Mustafa Qulli
Nga At ANTON HARAPI
Përgatiti për botim: FRITZ RADOVANI*

E Shtunë, 04.19.2014, 10:14am (GMT+1)



Ndalniu ! Ku véni, o burra ?!..

Çerçiz e Muço, dy fjalë ka me ju Shkodra kreshnike, këtu në log të kuvendit, para se të ndaheni.
Doni t'a leni Shkodren, të shkoni e të pushoni atje, ku së pari keni pa t'amblat rreze të diellit, ku, si filiza të shëndoshtë, gëzueshem e rritët shtatin, atje prej kah Shqipnia u qiti edhe u ndriti!
Lè të lavdohen, po, per ju Gjinokastra e Leskoviku, vendet ku ju u lindët per jetë, por grimë ma pak s'do të gëzohet me ju Shkodra, vendi, ku ju nuk vdiqët, por u lindët per Atdhé.
Njimênd se ato u dhanë tamblin e gjiut, e u janë nana të natyrshme,
por ju tashma, nuk jeni njerëz të zakonshem, nuk jeni çfardo Shqiptarësh,
ju jeni heroj, jeni burra Shqiptarë; e si të tillë u priti e ju mbajti, si të tillë
sot me gëzim u percjellë Shkodra, lama e nana e heroizmit t'uej.
Jo, nuk u lëshon ju Shkoder lokja, ambel pa u puthë në të dyja faqet, thekshem pa u lëmue të dy krahët, përmallshëm pa u derdhë dy pika lotësh, lotë gëzimi e pikllimi, mbi Eshtënt t'uej. Eshtën të pamort, u falem!
Të pavdekshëm, po, pse nder vême t'ueja rueni nji visar të çmueshem, njat ide e cila e patrandun do të jesë ndër né deri sa të jetë Shqipnia.
E udha e mbarë u kjoftë!
Veç, o burra, qi vdekun flitni; të mbetun, ngjalleni; të hupun, sot ndritni, kah rreth e rrokull t'i bini Shqipnisë, deh, lëshonje nji za, at zanin t'uej kumbues si të luajve, diftoni djelmnisë Shqiptare shka u a ushqeu idealin, shka u a mbajti karakterin, shka u bani të pavdekshëm.
Diftoni, po, se ka e do të ketë Shqipni deri sa të kemi e të mbajmë nji Zot mbi vehte; ka, po, Shqipni deri sa të dalin Shqiptarë fatosa; ka dhe do të ketë Shqipni derisa gjaku i juej i kërthnestë e i gjallë të vlojë në kujtim e ndër ndjesi të Shqiptarvet, deri qi në Shqipni, pa ndryshim krahine e besimi, të çmohen e të madhnohen thëmeluesat e Atdheut.

Kemi pse të jemi e të mahemi Shqiptarë, der të shêjte të ruhen bes'e burrni.

Me të tanë fuqinë t'uej vigane m'i a bani nji urim Shqipnisë; m'i ndiellni të mbarë e perparim, paqë e ngadhnjim.

Por edhe nji nâmë si rrëfeja, m' i a lëshoni kulshedres së ré, rrymvet dermuese, qi po e brejnë jeten Shqiptare: atyne po, të cilët thonë se po bashkojnë e na shkatrrojnë: levdohen per dashni, e na qesin mënin e fitmen, duen të na mësojnë e po na zhburrnojnë. Hèu ! ata mos kjofshin, e Zoti i vraftë njata, të cilët duen t'i lanë Shqiptarët pa besë ndër veti, duen t'i qesin nga morali dhe karakteri, nga familjet e historia.

Nuk po u pyes kush jeni e kah po véni. Kudo shkojshi, të bardhë kjofshi; ku ndejshi, flori ndritshi. Ideali i juej më tregon se kush jeni, vdekja e juej më dishmon se ku dueni. Nuk më duhet gja kush u vrau, por knaqem, kah marr me mend até per shka ju ratë preja e dorës mizore.

Nuk marr parasyshë ç' krahinë kjet e ç' besim patët, më mjafton të dij se besuet në nji Zot, e si kristal i kulluet rrodhi ndër dêjt t'uej gjaku Shqiptar.

Ju mësyt Shkodren per strehë Atdhetarije, per lamë veprimi, per strofull sigurie. Edhe Shkodra me kënaqë ju priti e iu dha nderimin që ju perkitte: pa ndryshim ju rreshtoi nder fatosat e vet, nder të vdekunit e pavdekshëm, krahas me nji Dedë Gjo' Lul e tjerë sokola.

Eh, moj Shkoder, moj mizore! Si s'u ngine ma njiherë me gjak?

Deri kur ma do të m'i a këndojsh kangen vdekjes e shemtimit?

Shka asht në ty qi dukesh si të ngadhnojshe ma fort mbi vdekje se sa mbi të gjallë, si të gëzojshe ma fort per të mbetun se per të gjallë? Me shka ma mund do të shuhet ajo etja e jote, qi tash sa mot të rreshkë e të pervlon?...

Ti, mizore njimend, por fatose, pse sikurse në djep t'and perkunde burrat e maleve, ashtu në prêhën t'and mblodhe, në votren t'ande rreshtove kreshnikët e Kombit.

Mizore, po, por trimneshë, pse kurdoherë në vdekje pave shpetimin; në therori, fitimin; në burrni, forcen.

Mizore po, por fisnike, pse nderë e burrni i pate gjithmonë per piri.

Zotnij të ndritshëm! Nuk due t'u ndali mâ. Keni udhë të gjatë.

Merrni këto visare të çmueshme, e shkoni! Por para se të niseni, eni këtu, e mbi këta Eshtën, shëmblles ideali, force dhe bashkimi, t'ia shtrijmë doren shoqishojt, Toskë e Gegë, muhemdanë e kristjan e me besen e burravet, me besen Shqiptare, të lidhemi per t'i a mbajt Shqiptarit të pa prekun nji Zot të vertetë, nji Atdhé të lumtun, per të bamë Shqipninë e ré, të fortë e të madhnueshme, të dêjë per Skenderbéun.

T'i diftojmë, po, Botës, se Shqiptarët janë njimênd burra; se mund të jemi Tosk' e Gegë, muhamedanë e kristjan, e njiheri Shqiptarë të njimendët.

Zoti i vertetë e Atdhéu lè të na bashkojnë, Zoti e Atdhéu t' na mbajnë;

Me Zot e me Atdhé të lumnojmë!

*Shenim FR: Kopjue nga "Hylli i Dritës", fq 462, viti XII, nr.9, Shkoder 1936.
Kjo fjalë u mbajt nga At A. Harapi, tek balkoni i Postës në Fushen e Çelës,
që ishte aty ku, tashti asht ndertue xhamija.


Melbourne, Prill 2014.
At ANTON HARAPI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
PAPA FRANÇESKU NË VIA KRUCIS - 'E KEQJA NUK DO TA KETË FJALËN E FUNDIT, POR DASHURIA, MËSHIRA, FALJA!' (Fotoreportazh) (04.19.2014)
PUSHKATIMI PA GJYQ I PARTISË DEMOKRATIKENga FATOS HOXHA* (04.19.2014)
Histori - Çfarë ka ndodhur më 19 prill?1496 - ARNOLD RITTER VON HARF BËN NJË NDALESË DISAORËSHE NË PORTIN E DURRËSIT (04.19.2014)
DEMAKU NA SOLLI ”DJALIN E TIGRIN”, NGA SUEDIA …(Autori Lars Westman dhuron 1.000 kopje të librit të tij, për shkollat shqiptare)Nga MURAT GECAJ publicist e studiues-Tiranë (04.19.2014)
PAPËRGJEGJSHMËRI INTELEKTUALE - KËRKOJNË TË RISHKRUAJNË HISTORINË PËR TË NXJERR NË PAH 'ANËT E MIRA TË ENVER HOXHËS'Nga ARBEN BRAÇE (04.18.2014)
PASHKËT - THELBI I BESIMIT TË KRISHTERË (04.18.2014)
ZBULOHET NJË PLANET TJETËR I NGJASHËM ME TOKËN (04.18.2014)
CHELSEA CLINTON BËRI SOT ME DIJE SE AJO PO PRET FËMIJËN E PARË (04.17.2014)
LA REPUBBLICA - KA VDEKUR SHKRIMTARI NOBELIST GABRIEL GARCIA MARQUEZIshte 87 vjeç autori i 'Njëqind vjet vetmi', romanit kyç të realizmit magjik amerikanolatin (04.17.2014)
Zëri i Amerikës, BEBE REXHA - BASHKAUTORJA E KËNGËS 'THE MONSTER' (Intervistë) (04.17.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]