E Enjte, 03.28.2024, 12:55pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
BASHKIMI I KOMBIT NIS ME GJUHËN
Nga ZEF SHTJEFNI

E Djelë, 04.20.2014, 05:08pm (GMT+1)



E di se është një temë e hapur prej kohësh kjo dhe se po diskutohet tash sa vite në rrethet akademike si në Shqipëri,ashtu  dhe në Kosovë. Nuk e kam ndërmend të futem shumë në hollësi shkencore,sepse me këto hollësi,bile tërhiq e mos këput,po merren akademikët. Por dua të ndalëm pak në problematiken e komunikimit me të cilën po ndeshën sot shqiptarët,e cila për mendimin tim e ka bërë urgjente bashkimin e gjuhës sonë, që të flitet e kuptohet lehtë nga i gjithë kombi.

Standardi i gjuhës sonë zyrtare dihet botërisht se u bë me vendim politik nga ata që morën pushtetin që në 1945, duke hequr e zëvendësuar me toskërishten standardin gjuhësor zyrtar të Zogut, i cili anonte nga gegërishtja. Në një broshurë të vogël të titulluar "Shqiptarët", ballkanologu i njohur i Universitetit të Munihut, Petr Baltz thotë se  "Enveri vuri si gjuhe të shqiptarëve toskërishten, me qellim të qartë politik, që të vendoste hegjemoninë e përhershme të toskëve mbi gegët". Duket si përçarëse kjo tezë për shqiptarët, por le të pyesim veten: cila është më përçarëse, ajo që zbatoi më dhunë diktatori, apo ajo që evidenton Petr Balz? Duhet ta pranojmë pa dorashka se në kohën e regjimit komunist, efekti politik i drejtpërdrejtë që pati zëvendësimi i gjuhës zyrtare të Zogut me toskërishten, bëri që kudo në krye të punëve dhe zyrave të shtetit,  të viheshin ata që e flisnin bukur atë. Një akademik , që fliste në dialektin gegë, dukej i pashkollë përballë një çobani nga Tepelena, i cili fliste gjuhën e nënës së tij. Mirëpo, si më parë në kohën e Zogut, edhe në atë të Enverit, ishte politika që ndërhyri dhe vendosi për fatet e gjuhës shqipe dhe jo gjuhëtarët e albanologët. Çabej i madh thoshte me sa fuqi kishte se si standard i gjuhës sonë duhet vënë gjuha e gjallë, që flet shumica e popullit. Përndryshe do të bëjmë një gjuhë letre, e cila do të vdesë, sepse  nuk do ta flasë njeri. Me sa nënkuptohet, edhe ai , si rilindësit, ishte për gjuhen e Shqipërisë së mesme. Në fakt, ajo që parashikonte Çabej, duket se ka ndodhur,edhe pse një shtresë e vogël intelektualësh janë përpjekur e përpiqen me sforco ta mbajnë e përhapin nëpër media e libra. Shqiptarët prej dekadash janë detyruar që në letrat e zyrave, në shkolla etj. të shkruajnë normën e detyruar toskërishte zyrtare, që kemi sot. Por ajo, në të folmen e gjallë dhe të përditshme të popullit nuk është ngulitur. Ka mbetur si gjë e thatë dhe e huaj për të, jo vetëm në Veri, por madje dhe në Jug.

Në vitin 1972 u bë Kongresi i madh i Drejtshkrimit të gjuhës shqipe, i cili, pavarësisht se kishte tendencën e hapur që të përjetësonte si standard normat e dialektit toskë, në një mënyrë më shkencore, i thelloi  më tej gabimet e rënda të filluara më parë, duke i prere krahët thesarit të madh të pasurive të dialekteve apo nëndialekteve të tjera të shqipes. Në atë kohë, jo vetëm censura e regjimit,por dhe trungu i kombit tonë ishte shumë më i cunguar se sot dhe ndoshta askush nuk e vriste mendjen për të parë më larg se kufijtë shtetërorë.

Por edhe në ato kufij gjysmakë, pjesës më të madhe të shqiptarëve, standardi zyrtar nuk iu ngjiti. Shqiptarët e Shqipërisë kudo, me këdo e gjithë ditën, vazhduan të merreshin vesh me  gjuhen e dialekteve të tyre. Pra ndryshe flisnin e ndryshe detyroheshin t'u shkruanin zyrave. Një komb, që të zhvillohet në gjithë trojet e tij duhet të ketë një gjuhë të unifikuar që ta kuptojë, shkruajë dhe flasë me lehtësi. Mbase ky ka qenë edhe synimi i gjuhëtarëve enveristë, kur diktuan variantin toskë, si gjuhë të vetme zyrtare të njësuar të gjithë shqiptarëve. Por, duke u diktuar shqiptarëve dialektin vogël të diktatorit si gjuhë zyrtare, vetëm bënë të kundërtën. Ata e lanë kombin pa gjuhë të unifikuar e të kuptueshme për të gjithë. Edhe sot e kësaj dite, shumë prej këtyre enveristëve  mbrojnë me fanatizëm të madh standardin e vjetër. Shumë prej tyre kërkojnë edhe sot t'ua imponojnë të gjitha pjesëve të kombit këtë si standard të paprekshëm. Pra edhe shqiptarëve të Kosovës, Maqedonisë, Malit të Zi dhe diasporës. Të mos e kuptosh se sot situata ka ndryshuar rrënjësisht dhe se koha po u kërkon shqiptarëve që pa humbur kohë të pasqyrojnë në standardin zyrtar të shqipes realitetin ri të gjuhës së gjallë, të cilin e flet thuajse 80% e kombit,kjo është verbëri.

Vetë gjuha është një fenomen dialektik ,edhe sikur të mos kishim këto ndryshime e bashkime të mëdha të hapësirave kombëtare. Ajo është gjithnjë në një dinamike të vazhdueshme ndryshimesh e pasurimesh me terminologji e rregulla të reja, që ia dikton dialektika e zhvillimit të shoqërisë. Por kur bëhet fjalë për një ndryshim të përmasave të tilla të hapësirave kombëtare, që i kanë ndodhur kombit tonë këto 20 vitet e fundit dhe të mos i reflektosh ato në gjuhë, për të lehtësuar komunikimin dhe bashkimin e kombit,kjo ose është paaftësi e verbëri, ose papërgjegjshmëri ndaj kombit. Ka mbi dy dekada që zëra të ndryshëm të shoqërisë nga Kosova, Maqedonia, Shqipëria Qendrore e Veriore, kërkojnë ato pak ndryshime që bëjnë të mundur bashkimin ose unifikimin e gjuhës shqipe, në një variant të vetëm dhe të kuptueshëm për të gjithë. Por duket se ka ngërç të madh mes akademikëve, sepse secili duket se "rri i ngulur në hurin e vet". Arsyeja kryesore e ngërçit, mendoj se ka të bëjë me faktin se neve ua kërkojmë ndryshimet atyre që kanë bërë standardin e 1972-shit. Mendoj se këtë  ndryshim mund ta bëjnë vetëm të rinjtë profesionistë, duke vënë në krye ata që kanë studiuar nëpër shkollat perëndimore dhe janë kualifikuar nëpër rrethe akademike jashtë vendit.

Ata do të dinë sesi t'i përgjigjen realitetit të ri gjuhësor shqiptar .Si t'u përgjigjen me shpejtësi thirrjeve që po u bën gjuha shqipe gjithë shqiptarëve për të mos humbur shansin historik të bashkimit apo unifikimit të vërtetë të gjuhës së tyre të përbashkët, sepse pas këtij bashkimi, vijnë më me lehtësi të gjitha bashkimet e tjera. Disa gjuhëtarë sot justifikohen, duke thënë se: "standardi i shqipes është i njësuar. Standardi nuk mund të preket, sepse në këtë standard janë shkruar letrat shqipe deri më sot. Se duhet shumë durim e shumë kohë që standardin e sotëm ta përvetësojë i gjithë kombi j". Kur asgjë nuk ndryshoi për 70 vjet brenda kufijve të shtetit të vogël,nën rregullat e hekurta të diktaturës, jo vetëm që nuk do të ndryshojë tani e tutje, kur kufijtë e kombit janë dyfishuar,por do të katranoset si mos me keq dhe shqiptarët do të mbeten me 20 të folme dialektore dhe pa gjuhe të unifikuar, cilësi kjo e popujve të paemancipuar dhe të prapambetur. Këta gjuhëtarë, të detyruar nga politika ose dhe nga zelli i tyre, i kanë prerë gjuhës sonë një nga rrënjët e saj  kryesore. I kanë hequr infinitivin, që është baza e një gjuhe. Pra kohen fillestare të foljeve, formën (me qenë,me pasë, me bë). Duke bërë këtë, i kanë prerë rrugën futjes së  çdo norme të gegërishtes në gjuhën standarde shqipe, që është njësoj si t'i presësh njeriut njërën dorë. Madje, shumë më tepër, sepse dihet se,që nga poshtë Shkumbinit dhe deri lart në Mitrovicë, trajta e infinitivit përdoret masivisht në gjuhën e gjallë të popullit shqiptar.

Më thoni se çfarë vështirësie kanë sot shqiptarët nga jugu në veri që krahas paskajores (për të qenë, për të pasur, për të bërë, për të larë, për të shkuar, për të punuar) të rifusin në normë edhe trajtën e infinitivit: me qenë, me pasë, me bë, me shku, me punu, me lexu etj. Këto trajta janë të gjalla nga jugu në veri, në më shumë se 80% të territorit të kombit. Le t'i rifusim në normë pa asnjë lloj frike që tani edhe këto forma. Dhe le të jetojë më vonë ajo që  do përhapet më shumë, ajo që do të përdorët më masivisht. Fanatikët po bëjnë hatanë për heqjen e një ë-je fundore dhe të ë-ve në mes të fjalëve, (të cilat theksi i shqipes i ka zhdukur me kohë). Apo rikthimin e apostrofit(m'jep, t'jap, m'bëj, t'bëj...), i cili aq masivisht përdoret sot në gjuhën e folur dhe aq shumë do ta thjeshtonte gjuhën e shkruar. Pra, imagjinoni ç'do të  bëjnë ish-standardistët për të mos lejuar rikthimin e infinitivit në normë. Për të trembur shqiptarët ata sjellin si provë të folmet arkaike të Berishës (me punue, me shkue, me lexue). Sigurisht që disa trajta krahinore që përdor  Berisha sot janë aq arkaike sa vetë ai. Por këtu nuk bëhet fjalë që të lejojmë kaos e arkaizma në këtë proces. Këtë proces  duhet ta drejtojnë nga ana ligjore ministritë përkatëse të arsimit të Shqipërisë dhe Kosovës,të cilat duhet të nxisin akademitë për përfundimin e punës teknike me gjuhëtarë nga të gjitha trevat shqiptare, përmes metodave dhe laboratorëve që përdorin gjuhët perëndimore. Këto pak prekje mendoj se janë krejtësisht të pranueshme nga të gjithë shqipfolësit. Ato do të shtronin rrugën e unifikimit,apo të bashkimit të gjuhës dhe kombit tonë në një, nga Saranda në Mitrovicë. Standardi i sotëm ,i diktuar nga regjimi enverist, ka vdekur bashkë me diktatorin. Koha dhe realiteti i ri i  bashkimit kombëtar në Europë, apo pranë saj me kufij të hequr ,na kërkon me urgjencë daljen nga kaosi gjuhësor i sotëm dhe unifikimin e vërtetë të gjuhës shqipe,duke e bërë atë gjuhë të thjeshtë dhe të kuptueshme për të gjithë shqiptarët.

 
ZEF SHTJEFNI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
NJË PIKNIK NË PRIZRENFotoreportazh nga REXHEP RIFATI (04.20.2014)
FOTOLAJM - PAPA FRANÇESKU ME FLAMURIN SHQIPTAR NË QAFË (04.20.2014)
ZBUKURIMI I VEZËVE PËR PASHKË (Fotogaleri) (04.19.2014)
DY LOT’ E NJI  BETIM...Mbi Eshtën të deshmorve t’ Atdheut Çerçiz Topulli e Mustafa QulliNga At ANTON HARAPIPërgatiti për botim: FRITZ RADOVANI* (04.19.2014)
PAPA FRANÇESKU NË VIA KRUCIS - 'E KEQJA NUK DO TA KETË FJALËN E FUNDIT, POR DASHURIA, MËSHIRA, FALJA!' (Fotoreportazh) (04.19.2014)
PUSHKATIMI PA GJYQ I PARTISË DEMOKRATIKENga FATOS HOXHA* (04.19.2014)
Histori - Çfarë ka ndodhur më 19 prill?1496 - ARNOLD RITTER VON HARF BËN NJË NDALESË DISAORËSHE NË PORTIN E DURRËSIT (04.19.2014)
DEMAKU NA SOLLI ”DJALIN E TIGRIN”, NGA SUEDIA …(Autori Lars Westman dhuron 1.000 kopje të librit të tij, për shkollat shqiptare)Nga MURAT GECAJ publicist e studiues-Tiranë (04.19.2014)
PAPËRGJEGJSHMËRI INTELEKTUALE - KËRKOJNË TË RISHKRUAJNË HISTORINË PËR TË NXJERR NË PAH 'ANËT E MIRA TË ENVER HOXHËS'Nga ARBEN BRAÇE (04.18.2014)
PASHKËT - THELBI I BESIMIT TË KRISHTERË (04.18.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart�]