VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

SHBA - ISHIN 70 VJET SË BASHKU, VDIQËN NË TË NJËJTËN DITË (Fotoreportazh)

E Djelë, 04.20.2014, 08:17pm (GMT1)


Voal-online.ch - Për 70 vjet me radhë, çdo ditë janë ulur së bashku në sofër, duke u kapur dorë për dorë, deri më 12 prill, kur ajo, Helen Felumlee, 92 vjeçe, ka vdekur.

Një dhimbje tepër e madhe për të shoqin, Kenneth Felumlee, 91 vjeç, i cili i ka përshëndetur tetë fëmijët, një nga një, e pas 15 orësh të vdekjes së gruas, ka dhënë shpirt edhe ai.

Këtë histori të pabesueshme dashurie e tregon gazeta e Nashport, në Ohaio, Zanesville Times Recorder.

Të pandashëm që nga adoleshenca, Helen e Kenneth kanë përjetuar së bashku gëzime e dhimbje një jetë të tërë, duke sjellë në jetë tetë fëmijë, duke përshkuar Amerikën në kërkim të fatit dhe të një pune që ua mundësonte të mbanin familjen e tyre të madhe.

"Deri në fund të jetës ata kanë qenë thellësisht të dashuruar," tregon e bija Linda Cody. "Dhe e dinim se, sapo njëri të ndahej nga jeta, tjetri do ta pasonte." Kështu ndodhi. I rrethuar nga familja dhe miqtë, 91 vjeçari e ka mbyllur udhëtimin e tij të gjatë. "Ishte gati - tha sot e bija - dhe nuk donte të mbetej vetëm, pa shoqen e jetës." (AP)





www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.