VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve | ||||
11 GJËRAT QË NUK I DINI DHE DUHET T'I DINI PËR GABRIEL GARCIA MARQUEZ Nga The Huffington Post E Hënë, 04.21.2014, 04:32pm (GMT1) Autori kolumbian Gabriel Garcia Marquez, i cili vdiq të enjten, ishte një nga mendjet më të mëdha të letërsisë që ka prodhuar bota. Ja 11 gjëra që ju duhet të dini në lidhje me laureatin e çmimit Nobel. 1. Ai kishte gjëra më të rëndësishme për të bërë se sa të të studjonte për drejtësi. Ai e filloi kolegjin në Bogota, por para se të diplomohej vendos të shohë botën për të ndjekur pasionin e tij të vërtetë. 2. Ashtu si shumë shkrimtarë të mëdhenj të tjerë të Amerikës Latine, ai i pati fillimet e tij si gazetar. Por ai urrente të regjistruarit në kasetë. Ai i tregoi Paris Review më 1981 metodën e tij për të marrë shënime gjatë intervistave. 3. Ai ishte frymëzuar nga Abuela gjyshja e tij. Një ditë, ndërsa po ngiste makinën duke u kthyer nga pushimet në vitin 1965, GarcÃa Márquez arriti papritur në përfundimin gjenial: "Unë duhet t'i tregoj historitë në mënyrën që gjyshja ime tregoi të sajat." Kur arriti në shtëpi, ai u ul për të shkruar, dhe duke pirë cigaret zinxhir u ndal vetëm kur përfundoi romanin. 4. Ai ishte i dashur nga kolegët e tij, pra gëzonte simpatinë dhe dashurinë e kolegëve. Duke u bërë eksponenti më i madh i "realizmit magjik", e fitoi këtë lavdi nga kolegët e tij të letrave. Poeti kilian Pablo Neruda, i madhi Pablo Neruda i tha Time Magazine se "Njëqind vjet vetmi" ishte "zbulimi më i madh në gjuhën spanjolle që nga Don Kishoti i Servantesit." 5. Ai u bë një nga tetë shkrimtarët e Amerikës Latine që ka fituar Çmimin Nobel për letërsi. Pasi e mori vesh se kishte fituar çmimin në natën e 20 tetor 1982, GarcÃa Márquez sipas të përditshmes kolumbiane El Tiempo, kishte filluar të dridhej i tëri. Meqë ishte vetëm në shtëpi, ai ia msyni në shtëpinë e mikut të tij Alvaro Mutis. Kur Mutis e pa gjendjen e shokut të tij si ishte, ai kujtoi se GarcÃa Márquez do të kishte pasur ndonjë luftë me gruan e tij. "Më keq", tha Garcia Marquez. "Ata më dhanë Çmimin Nobel." 6. Ai kishte një grindje epike me laureatin tjetër Nobel të Amerikës Latine Mario Vargas Llosa. Nobelisti peruan Mario Vargas Llosa e takoi Garcia Marquez në një shfaqje teatri në qytetin e Meksikos dhe e goditi në fytyrë. U spekulua rreth kësaj duke thënë se të dy miqtë e patën këtë ndeshje për arsye politike. Por fotografi Rodrigo Moya, i cili e fiksoi grindjen duke e fotografuar Garcia Marquez me njërin sy të nxirë nga grushti që kishte ngrënë, thotë se arsyeja e grindjes ishte gruaja e Vargas Llosas. Të dy autorët, thuhet, kurrë nuk folën përsëri. 7.Ishte mik me Fidel Kastron. Pavarësisht nga kritikat e tij për autoritarizëm, GarcÃa Márquez ishte një mik personal i diktatorit kuban Fidel Kastro dhe ka raportuar për Prensa Latina në shërbim të qeverisë kubane në vitet 1960. 8. Atij iu ndalua hyrja në Shtetet e Bashkuara për dekada të tëra. Sipas The New York Times - qeveria e SHBA refuzoi t'i japë Garcia Marquez një vizë për më shumë se tre dekada, - ka të ngjarë për shkak të mbështetjes së tij qeverive të majta kundërshtuar nga Uashingtoni dhe miqësisë së tij me Fidel Castron. Ishte presidenti Bill Klinton që e kishte anulluar këtë kufizim në mes të viteve 1990. 9. Shija e tij e preferuar për akulloren ishte me nÃspero, një frutë që rritet në Amerikën Latine. GarcÃa Márquez gjatë një vizite vitet e fundit në Cartagena, Kolumbi, atij i pëlqente të hante në një restaurant me emrin Ohlala. Për desert, ai kërkoi akullore me nÃspero - një frutë lokale, të cilën ia sollën aty nga një pastiçeri e njohur e qytetit. 10.Ai ishte i martuar me të njëjtën grua për më
shumë se gjysmë shekulli. 11. Ai i kaloi të gjithë në shitjen e librave të tij në gjuhën spanjolle, përveç librin e Zotit. Vetëm Bibla është shitur në më shumë kopje në gjuhën spanjolle se veprat e Gabriel Garcia Marquez./Shqipëroi: Elida Buçpapaj
Shqipëroi: ELIDA BUÇPAPAJ
|
||||
Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved. |