VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

KOSOVË - DALLAVARE EDHE ME TENDERIN E 'ADEM JASHARIT'

E Martë, 04.22.2014, 07:59am (GMT1)



Janë evidentuar shkelje ligjore gjatë procedurave të tenderit për rindërtimin e një pjese të Memorialit 'Adem Jashari'. Media në Kosovë ka publikuar aferën, sipas të cilës, Agjencia për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale të Kosovës i ka dhënë në mënyrë të njëanshme tenderin kompanisë Geo-Arch.

Vlera e këtij tenderi shkon 18 mijë euro. Për procedurat e këtij tenderi është ankuar kompania "Geo-Map" në Organin Shqyrtues të Prokurimit (OSHP) që ndryshe njihet si "gjykata e tenderave". Kjo e fundit pasi që ka konstatuar shkeljet në procedurat e këtij tenderi ka marrë vendim të anuloi njoftimin për dhënien e kontratës duke rekomanduar që ky aktivitet i prokurimit të shkoj në ritenderim.

"Paneli shqyrtues konstaton se Autoriteti Kontraktues gjithashtu nuk ka respektuar nenin 60 te LPP-se sepse ka rekomanduar për shpërblim me kontrate operatorin ekonomik te papërgjegjshëm i cili nuk e ka plotësuar FDT pjesa C formularin për dorëzimin e tenderit, pika 4, operatori ne fjale nuk e ka plotësuar validitetin e tenderit", thuhet në vendimin e OSHP-së.

Po ashtu në vendim sqarohet se paneli shqyrtues ka konstatuar se Agjencia për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale te Kosovës me rastin e zhvillimit te këtij aktiviteti te prokurimit nuk ka respektuar nenin 54 te LPP-se sepse nuk i ka njoftuar me shkrim kandidatet ose tenderuesit e eliminuar për aktivitetin e prokurimit në fjalë.

"Paneli shqyrtues konstaton se Autoriteti Kontraktues me rastin e zhvillimit te këtij aktiviteti te prokurimit nuk ka respektuar nenin 59 te LPP-se sepse nuk e ka bere ekzaminimin, vlerësimin dhe krahasimin e tenderëve ne harmoni me kriteret e dosjes se tenderit", thuhet në vendimin e OSHP-së. Orainfo

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.