E Enjte, 04.25.2024, 01:58pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
MBI STANDARDIN E JETESËS SË PUNONJËSVE TË SISTEMIT TË DREJTËSISË NË SHQIPËRI - KRAHASUAR ME SISTEMIN E DREJTËSISË NË GJERMANI

E Martë, 04.22.2014, 08:25am (GMT+1)


 

Shumë komentuesve online u ka bërë përshtypje kjo fotografi e përdorur në DITA gjatë numrave të fundit, ku kemi folur për problemet e rënda të korrupsionit në Drejtësi dhe kemi marrë si shembull, një nga anëtarët e Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Pse u ka bërë përshtypje kjo foto lexuesve? Sepse bie lehtësisht në sy që gjyqtari Gjoni ka në dorë një orë floriri, kopsat e xhaketës së tij kanë një rrethim të artë dhe edhe manshetat me të cilat ka zëvendësuar kopsat në mëngët e këmishës, janë të arta. Me pak zoom në versionin me ngjyra të fotos, nuk është e vështirë të konstatosh që tek ora bëhet fjalë për flori që njohësit e tij e quajnë "750-tsh", ose si njihet ndryshe 24-karatësh.

Ka orë të shtrenjta në botë, gustot janë të shumëllojshme ndër njerëzit e kamur, por orë krejt të florinjta, shihen zakonisht vetëm në duar arabësh të naftës. Nuk e dimë nëse zoti Gjoni këtu në foto, ka përdorur kyçin për të shpuar ndonjë pus nafte, apo ka gjetur thesarin e Mokrës para Arben Imamit, por sido që të jetë rasti, një qytetari normal në Shqipëri nuk mund të mos i bëjnë përshtypje aksesorë të tillë.

 

Sa paguhen gjykatësit në Shqipëri?

Perceptimi publik për korrupsionin në sistemin e drejtësisë është pothuaj në kufinj maksimalë dhe pothuaj çdo qytetar beson se dhënia e drejtësisë është një mall që blihet e shkëmbehet me para.

Stili dhe standarti i jetesës së punonjësve të sistemit të drejtësisë, është në shumicën dërmuese të rasteve i pajustifikuar në raport me të ardhurat e tyre. Ato, ndonëse variojnë nga 600 euro deri në 1000 euro në muaj, duket se mjaftojnë që punonjësit e sistemit të drejtësisë, të hyjnë në shtresën e njerëzve më të kamur në Shqipëri. Jetesa dhe stili i jetesës së një gjykatësi kryesisht dhe një prokurori disi më pak, është lehtësisht e verifikueshme, qoftë dhe "me sy të lirë". Makina, banesa, veshjet, shpenzimet dhe udhëtimet jashtë, janë vetëm disa nga treguesit që e diferencojnë këtë shtresë shoqërore nga të tjerat në Shqipëri. Ç'thoshte Llalla, ç'bëri Llalla ILKDP-ja, ishte dhe është institucioni përgjegjës përpara ligjit, për të hetuar për ta, por nuk ja ka dalë të kapë në rrjetë të korruptuarit e sistemit.

Në tetor 2012, ish-kreu i saj Adriatik Llalla, sot Prokurori i Përgjithshëm, në një artikull ku flitej për luksin e atyre që pretendohet se duhet të japin drejtësi, deklaronte: "Janë 150 gjykatës dhe prokurorë të cilët do të verifikohen, veç të tjerash edhe për shpenzimet e bëra për qëllime turizmi, udhëtimet jashtë vendit. Do të verifikohet përputhshmëria mes të ardhurave të tyre të deklaruara dhe shpenzimeve që kanë kryer. Pas dy apo tre muajsh mund të përpunohen dh e rezultatet e para të hetimit për këta punonjës të drejtësisë. Për ata që nuk hpjegojnë shpenzimet e tyre në raport me të ardhurat, fillimisht do të komunikohet me KLDnë për masa administrative ndaj gjykatësve dhe më pas, do të vijohet edhe me kërkesë në prokurori për ndjekje penale ndaj tyre..."

Kaluan "dy apo tre muajt" kaluan vite, dhe Llalla, sot kryeprokuror, nuk ka bërë asgjë nga ato që deklaronte në këtë artikull.

Nëse do ekzistonte vullneti, ligjor dhe politik, shumë nga njerëzit e sistemit, do të binin pre e grepit të vanitetit të tyre. Duke u nisur qoftë edhe nga një e dhënë e thjeshtë: udhëtimet e tyre jashtë shtetit. Në kohën për të cilën flet artikulli ku citohet z.Llalla, një numër i pacaktuar, gjykatësish dhe prokurorësh, u kontrolluan, ndër të tjera, edhe për hyrje-daljet e  tyre nga Shqipëria në sistemin TIMS (një projekt që shënon gjithë lëvizjet e qytetarëve në pikat e kalimit kufitar).

Pas verifikimeve që inspektorët e KLD-së bënë për këto lëvizje jashtë shtetit të gjykatësve, dolën në dritë të dhëna mjaft të rënda: ndër ta kishte gjykatës të cilët kishin lëvizur shumë shpesh jashtë shtetit, dhe madje, edhe nga ata që në ditët që rezultonin se ndodheshin jashtë Shqipërisë, kishin firmosur vendime sikur ndodheshin në sallën e gjyqit. 11 prej tyre në Tiranë, Durrës, Elbasan, Korçë, Kavajë ishin rastet ekstreme që ranë në sy. Ndodheshin jashtë shtetit duke bërë pazar, pazare apo thjesht për kënaqësi edhe në ditët që në letra rezultojnë sikur kanë dhënë vendime në Shqipëri. KLD-ja nuk mori në shqyrtim asnjë nga këto dosje. Më së paku, këto 11 gjykatës, janë përgjegjës për falsifikim të dokumenteve shtetërore dhe shpërdorim të detyrës.

 

Udhëtime fundjavave jashtë vendit

Pandeli Majko u shpreh dy ditë më parë në Kuvend që gjatë udhëtimeve zyrtare u ndodhin të shohin në avione gjykatës që ikin për turizëm jashtë, për shoping, për për qejf, apo për t'i parë ndeshjet e futbollit në stadiumet e vendeve perëndimore Revista Java, 2 vite më parë kreu edhe një hetim empirik: kontaktoi në katër agjenci ajrore në Tiranë dhe mori në mënyrë informale një listë me 9 gjykatës të gjykatës së shkallës së parë në Tiranë. Ndër ta ka pasur edhe të tillë që kanë udhëtuar jashtë shtetit me një frekuencë deri në tre herë në muaj. Destinacionet e tyre më të shpeshta kanë qenë Italia dhe Austria. Ditët e nisjes nga Rinasi kanë qenë kryesisht të premtet dhe kthimi të dielën. Janë nga klientët më të rregullt dhe që paguajnë gjithmonë cash. "Kampioni" i verifikuar i nëntë gjykatësve ka pasur një qëndrim mesatar jashtë shtetit prej një jave në muaj. Dhe kështu në çdo muaj të vitit (!). Pjesa e pushimeve verore, leja e tyre është rreth një muaj, shpenzohet kryesisht jashtë shtetit dhe destinacionet më të preferuara janë Spanja, Franca, Dubai, Italia, Turqia, Greqia.

Duke nisur me shpenzimet për biletat dhe duke konsideruar që gjykatësit kanë udhëtuar vetëm (megjithëse në të gjitha rastet e verifikuara kanë qenë çift) dhe duke konsideruar edhe sikur jashtë shtetit të mos kenë shpenzuar asnjë qindarkë, mund të llogaritet që ata kanë konsumuar një buxhet minimal prej rreth 1500 eurosh në muaj. Por 1500 euro vetëm (gjithmonë në rastin kur turistët me togë të zezë janë ushqyer me ajër dhe kanë fjetur me ajër mbi kokë, pra, nuk kanë shpenzuar asnjë qindarkë për ushqim e fjetje) janë prapë shumë për një rrogë nga 600 deri në 1000 euro. Qoftë dhe vetëm kjo e dhënë do të mjaftonte që të paralajmëronte ditë të zymta për gjykatës dhe prokurorë, të cilët e kanë kthyer sistemin në një marrëdhënie të deformuar: e drejta është ajo çka i paguhet paguesit më të lartë! Një marrëdhënie që e ka provuar në kurriz dhe xhep pothuaj cilido qytetar shqiptar që ka vënë këmbët në gjykata.

 

Një provë me peshë guri për shumicën e sotme

Deri më tani, përgjithësisht hetimet e kryera mbi pasuritë e njerëzve të sistemit të drejtësisë, kanë përfunduar me "kompromis". Ata kanë rezultuar qytetarë "me fat" që kanë përfituar me shumicë dhurata nga të afërm, kanë siguruar "borxhe" pa interes nga familjarë apo dhe që banojnë në banesa luksoze të cilat janë në emër të të tretëve. Edhe në rastet e hetimit penal, në ato pak raste që kanë mundur të kalojnë pragun e prokurorisë, hetimet janë mbyllur për shkak "të mungesës së elementëve të veprës penale" apo edhe në gjykatë.

"Gjyqësori vepron si një korporatë", denonconte plot pezm kohë më parë Prokurorja e Përgjithshme Ina Rama, një realitet që shumëkush e sheh, shumëkush e njeh, por pakkush mundte ta ndryshonte. Reforma në drejtësi, një togfjalësh që përmendet shumë shpesh në diskursin politik vendas, sa herë që bëhet fjalë për integrimin apo dhe thjesht dhe vetëm nevojën për të ndryshuar për së mbari sistemin e drejtësisë, ka pasur një armik të pandryshueshëm: mungesën e vullnetit politik për të bërë një reformë reale në sistem. Ka shanse të ndëshkohen gjykatësit? Shanset ekzistojnë vetëm nëse do të kuptohet realisht ajo që shpesh thuhet me hipokrizi: të korruptuarit nuk kanë parti politike, por i luten vetëm një shenjti, parave dhe vetëm nëse do të ketë vullnet të qartë politik për të luftuar korrupsionin. Kjo është një provë me peshë guri për shumicën e sotme.

 

Ata janë përgjithësisht të rinj

Një sondazh për gjyqësorin, i plotësuar nga vetë gjykatësit, jep të dhëna dramatike, për aq sa mund të jenë të sakta, për gjendjen në sistemin e drejtësisë. 45 gjykatës në një kampion prej 177 togash të zeza, e kanë shkruar me dorën e tyre, në kushte anonimati, se kanë marë rryshfete për vendimet që kanë dhënë. Sondazhi i kryer nga Qendra për Transparencë dhe Informim të Lirë dhe Ambasada Britanike në Tiranë, u shtri në 14 gjykata të shkallës së parë në vend. Një e treta e gjithë gjykatësve pranuan se në vendimet e tyre kanë ndërhyrë faktorë të jashtëm.

Një shifër tjetër ka të bëjë me moshën e gjykatësve. Ata janë përgjithësisht të rinj dhe kjo e bën situatën edhe më të rëndë e të projektuar edhe në të ardhmen si të tillë. Drejtësi në Shqipëri japin gjykatës në moshë të re, 38 për qind e tyre janë deri në moshën 40 vjeç, dhe mbi gjysma e tyre vijnë nga shkolla e magjistraturës. Qershia mbi tortë në këtë sondazh mbetet raporti që gjykatësit kanë me pagën e tyre. 72 për qind e tyre shprehen të kënaqur me rrogën 600 euro rrogë dhe vetëm 7 për qind, e konsiderojnë të ulët këtë pagesë.

Ka qenë një anekdotë e vjetër që tregohej gjithmonë me sukses në Tiranë për doganierin e çuditur kur mësoi se për punën që kryente, edhe paguhej në bordero. Dhe ky i gjykatësve dhe njerëzve të sistemit të drejtësisë në përgjithësi, është pikërisht ky rast anekdotik. Japin drejtësi në këmbim të rrogës që marrin në bordero, por jetojnë si biznesmenë që nuk i prek kurrë kriza  ekonomike. Madje edhe pa paguar taksa. Të paktën deri më tani. Ndoshta ka ardhur koha që edhe ata të paguajnë.

 

Në foto:  Gjyqtari Gjin Gjoni gjatë një  mbledhje të KLD-së duke  folur me I-Phone-n e tij. Stili dhe standarti i jetesës së punonjësve të  sistemit të drejtësisë, është në shumicën dërmuese të  rasteve i pajustifikuar në  raport me të ardhurat e tyre.  Ato, ndonëse variojnë nga  600 euro deri në 1000 euro në muaj, duket se mjaftojnë që punonjësit e sistemit  të drejtësisë, të hyjnë në  shtresën e njerëzve më të  kamur në Shqipëri

AIDA NAKO


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
KOSOVË - DALLAVARE EDHE ME TENDERIN E 'ADEM JASHARIT' (04.22.2014)
ATA QË FTOJNË KËNGËTARË-KRIMINELË SERBË, JANË KUNDËR INTERESAVE TË SHQIPTARËVEOpinion nga SKËNDER MULLIQI (04.22.2014)
11 GJËRAT QË NUK I DINI DHE DUHET T'I DINI PËR GABRIEL GARCIA MARQUEZNga The Huffington Post (04.21.2014)
VATIKANI GATI PËR DY SHENJTËRIMET - VËMENDJA KRYESORE E BOTËS TEK PAPA GJON PALI II (04.21.2014)
QENDRA LIFE MË 23 PRILL ORGANIZON CEREMONINË-KOKTAL TË HAPJES TË AKTIVITETIT TË SAJ - JU FTOJMË TË MERRNI PJESË (04.21.2014)
HAPPY EASTER - GËZUAR PASHKËT - FAMILJA OBAMA PËRSHËNDET KALIMTARËT (Fotolajm) (04.21.2014)
SHBA - ISHIN 70 VJET SË BASHKU, VDIQËN NË TË NJËJTËN DITË (Fotoreportazh) (04.20.2014)
BASHKIMI I KOMBIT NIS ME GJUHËNNga ZEF SHTJEFNI (04.20.2014)
NJË PIKNIK NË PRIZRENFotoreportazh nga REXHEP RIFATI (04.20.2014)
FOTOLAJM - PAPA FRANÇESKU ME FLAMURIN SHQIPTAR NË QAFË (04.20.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]