E Enjte, 04.25.2024, 03:29am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
PËRSE MESHONI NË GREQISHT z. JANULLATOS?
Nga NAUN KULE

E Martë, 04.22.2014, 08:31am (GMT+1)



Në Arkivin e Shtetit kohët e fundit kam ndeshur në një dokument që shkruar për Pashkët e ortodokësve, këtu e afro 90 vjet më parë. Ndonëse  dokumenti bën fjalë për gati një shekull të shkuar, mesazhi është plotësisht i sotëm, sidomos kur polemika për kreun e Kishës Ortodokse Autoqefale, Hirësinë e tij Janullatos, është ndezur sërish. Ja, dokumenti  arkivor për Pashkët  dhe priftërinjtë grekomanë,  gjysmëshekulli më pare, në një fshat të thellë të Shqypnisë të mbretit Zog:

 

"...Lushnjë, 26.03. 1930.

Dërguar: P.T. Prefekturës Berat.

Lënda:  Mbi meshimin greqisht të priftit Papa Jorgji Ziu;

...Bashkangjitun, kemi nderin t'ju paraqesim raportin nr.24, datë 23.03. 1930, të Komunës së Libofshës,  kundër priftit Papa Jorgji Ziu,  nga fshati Ndërnënas, i cili ka meshue greqisht në kishën e Shën Marinës, me lutjen që të merrni masat  e duhuna kundër priftit në fjalë..."

Zëv/Prefekti (firma, vula)

 

Tani, le të shohim se çfarë ndodh ekzaktësisht 84 vjet më pas. Jo një prift në një fshat të largët të Shqipërisë, por vetë Kryepeshkopi meshon më së shumti greqisht. Ky është një nga paradokset më të çuditshëm që ne përjetojmë në shekullin e 21-të. Këtë problem unë e kam ngritur herë pas here në shtyp. Po e ngre edhe këtë vit, duke iu drejtuar drejtpërdrejt Hirësisë së Tij Janullatos.

Pashkët e sivjtme risollën momentin t'ju shihnim sërish përballë grigjës tuaj ortodokse (shqiptare).

Nga poltroni i shënjtë i mbuluar me purpurimën rrëzëllitëse të veshjes, mbërthyem sy e vesh t'ju dëgjonim urimet, përgëzimet, meshimet dhe gjithë porositë për këtë dhe atë botë, dhënë nga i pari i kishës tonë gjoja autoqefale. Dhe tek dëgjuam se ç'deshe të na thuash, na u skuqën faqet dhe  po na digjnin veshët...! Themi ç'deshe të na thuash se në të vërtetë as Ju vet nuk e dini  se ç'na kini thënë. Më saktë e di "terxhumani" Juaj i cili, u djersit  që  t'Ju përkthente  për tek grigja shqipfolëse... Domethënë, Ju që drejtoni për rreth njëzetë vjet grigjën shqipfolëse të ortodoksisë shqiptare, ende me përkthyes, Hirësi Janullatos...!? Edhe pse kjo është kundër nomeve të kishës tonë, madje edhe  pse i bie ndesh Kushtetutës së Shqipërisë...!?

Ju vazhdoni me fodullëkun e njeriut që s'pyet për shtet dhe ligj, madje edhe pse s'jeni në shtëpinë tuaj...

Atëhere nuk di për çfarë shënjtërie a përkushtimi fetar mund të pretendojë një  klerik  si Ju që  nuk plotësoni  detyrimet ligjore, kur ne presim  të shikojmë se udhëheqësit tanë shpirtërorë janë aq të shënjtë sa nuk shkelin mbi një mizë  e jo  mbi ligj...!?

Madje, Ju jeni duke shkelur edhe mbi ne, mbi gjithë ortodoksinë shqiptare (siç e do ajo greke...), mbi trashigiminë fetare dhe kulturore të  të parëve tanë, mbi etërit  kombëtarë shqiptarë të kishës tonë të  cilën, përditë e më dukshëm po e zhvishni nga tradita shqiptare e Nolit të madh, At Stathit, Saqellarëve dhe Papa Kristos, emrat dhe veprën atdhetare të të cilëve, as guxoni t'i zini me gojë  sepse, "...Papa Kriston na e vranë/ Ca të ligj  grekomanë/ Dhe për të  s'ra një këmbanë...", vajtojnë  shqiptarët.

E, pra, nëse nuk të mjaftuan dhe bindën dy dhjetëvjeçarë në përkushtimin Tuaj progrek në kurriz të kishës tonë për ta zhbërë dhe greqizuar atë ind e maj, të jeni i sigurt se do jeni i dështuari i radhës në përpjekjet dhe orekset shekullore të grekërisë së zilepsur dhe tahmaqare, ndaj trojeve dhe historisë shqiptare.

Dihet se modeli Juaj i  shekullit tetëmbëdhjetë ishte misionari Kozma Etoli (1714-1779), një antishqiptar i përkushtuar i megaliidhesë greke i cili, bënte pikërisht këtë që Ju po e bëni sot në mënyrë shumë më të sofistifikuar, me mjetet   bashkëkohore.

"Mos iu lutuni Zotit në shqip se është gjuhë e mallkuar, është gjuha e të paudhit...Më premtoni se në familje do flisni jo shqip por greqisht dhe unë do t'ju falë gjithë mëkatet tuaja..."

Ja kështu, Hirësi Janullatos, Kozmai, (stërgjyshi Juaj shpirtëror, i mbiquajtur shën Kozma), këtu e treqind vjet më parë, u end këtyre anëve (sa la këtu edhe kokën), për atë të shkretë Grekëri e Megaliidhe... Dhe ai, iu fliste besimtarëve, me përkthyes, ja kështu, toidho si Ju, Hirësi Janullatos...!

Prandaj, duke u parë e dëgjuar darkën e Pashkëve tona krah përkthyesit që djersitej të përcillte përdëllimin tuaj grek ndaj besimtarëve shqipfolës, sepse m'u kujtuan rrëfimet e gjyshërve të mi për misionarin  grek Kozma, i vrarë për motive të dyshimta  këtu, mes Myzeqesë, në gushtin e largët të vitit 1779.

Aty u binda se edhe Ju, si  greku Kozma, e kini për gjynah të flisni shqip, paçka se nuk guxoni aq sheshazi t'ju thoni shqiptarëve se "shqipja është gjuhë e të paudhit dhe se Zoti fyhet po t'i lutesh në shqip... se ortodoksia flet vetëm greqisht... pasi në këtë gjuhë paska folur edhe Krishti...!? " Ja, pse Ju nuk doni, të meshoni e të predikoni në shqip.

Se, vërtetë Hirësi Janullatos, në gati njëzetë vjet në krye të kishës shqiptare, Ju nuk mundët dot të mësoni aq shqip sa të bekoni besimtarët Tuaj në gjuhën e nënës...!?

Nuk duam ta besojmë këtë për Ju Hirësi, që mbani e flisni për aq grada shkencore e fetare të marra në disa gjuhë të huaja, me të cilat, Ju mburrin gjithë grekomanët rreth Teje,  të cilët i mbani peng me ndonjë shkollim  grek të fëmijëve, me  rroga e pensione të  majme për shërbime të posaçme...

Shqiptarët  dhe ortodoksit e këtij vendi, e dinë mirë se Zoti flet edhe shqip...! Ndaj, edhe fjalët e Krishtit, na i thoni shqip Hirësi Janullatos pa u trembur se do t'Ju mallkojë Zoti. Apo trembeni mos i delni nga besa  shën Kozmait, modelit Tuaj të vjetër? Pa frikë, Hirësi; shën Kozmai ka vdekur, paçka se  grekomanët e Megaliidhesë, andej dhe këtej kufirit, ende lodhen ta ringjallin duke i zbukuruar varrin  në mes të Myzeqesë,  që ta kini si "gozhda e Nastradinit" për kufijtë e Vorioepirit tuaj, i cili shkuaka deri në Shkumbin...!?

NAUN KULE


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
MBI STANDARDIN E JETESËS SË PUNONJËSVE TË SISTEMIT TË DREJTËSISË NË SHQIPËRI - KRAHASUAR ME SISTEMIN E DREJTËSISË NË GJERMANI (04.22.2014)
KOSOVË - DALLAVARE EDHE ME TENDERIN E 'ADEM JASHARIT' (04.22.2014)
ATA QË FTOJNË KËNGËTARË-KRIMINELË SERBË, JANË KUNDËR INTERESAVE TË SHQIPTARËVEOpinion nga SKËNDER MULLIQI (04.22.2014)
11 GJËRAT QË NUK I DINI DHE DUHET T'I DINI PËR GABRIEL GARCIA MARQUEZNga The Huffington Post (04.21.2014)
VATIKANI GATI PËR DY SHENJTËRIMET - VËMENDJA KRYESORE E BOTËS TEK PAPA GJON PALI II (04.21.2014)
QENDRA LIFE MË 23 PRILL ORGANIZON CEREMONINË-KOKTAL TË HAPJES TË AKTIVITETIT TË SAJ - JU FTOJMË TË MERRNI PJESË (04.21.2014)
HAPPY EASTER - GËZUAR PASHKËT - FAMILJA OBAMA PËRSHËNDET KALIMTARËT (Fotolajm) (04.21.2014)
SHBA - ISHIN 70 VJET SË BASHKU, VDIQËN NË TË NJËJTËN DITË (Fotoreportazh) (04.20.2014)
BASHKIMI I KOMBIT NIS ME GJUHËNNga ZEF SHTJEFNI (04.20.2014)
NJË PIKNIK NË PRIZRENFotoreportazh nga REXHEP RIFATI (04.20.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]