VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

POEZI NGA KAROL WOJTYLA - PAPA GJON PALI II - VETËM PËR SOT

E Martë, 04.22.2014, 09:46am (GMT1)




Vetëm për sot, do të besoj në mënyrë të vendosur,
pavarësisht paraqitjeve të kundërta,
se Providenca e Zotit do të kujdeset për mua
sikur askush tjetër nuk do të ekzistonte në këtë botë.

Vetëm për sot unë do të kujdesem për pamjen time;
nuk do ta ngre zërin, do të jem i sjellshëm mënyra,
nuk do të kritikoj askënd,
nuk do të pretendoj të përmirësoj askënd, përpos vetes.

Vetëm për sot unë do të bëj një vepër të mirë dhe nuk do t'ia tregoj askujt.

Vetëm për sot unë do t'i kushtoj dhjetë minuta
një leximi të mirë duke kujtuar se,
ashtu si ushqimi që është i nevojshëm për trupin,
një lexim i mirë e zbukuron jetën dhe shpirtin.

Vetëm për  sot  nuk do të kem frikë.
Nuk do të kem frikë të shijoj
Atë çka është e bukur e t'i besoj mirësisë.

Vetëm për sot do të bëj një plan
ndoshta nuk do ta ndjek pikë për pikë por do ta bëj
duke u ruajtur nga dy të këqija: nxitimi dhe pavendosmëria.

Mund të bëj për dymbëdhjetë orë atë që do të më lebetiste
Nëse do të mendoja se më duhet ta bëj për gjithë jetën....


KAROL WOJTYLA - Shqipëroi: Elida BUÇPAPAJ


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.