VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

ZDRAVKO NË TIRANË - FTESA E GABUAR...
Opinion nga ILIR SECI

E Martë, 04.22.2014, 04:48pm (GMT1)



Ftesa qe stacioni televiziv "Klan" i beri kengetarit serb Zdravko Colic ka ngjallur zemerate ne disa nga qarqet artistike si dhe ne nje pjese te madhe te publikut shqiptar.Disa kengetare nga Kosova reaguan menjehere duke bojkotuar ftesat qe Televizionin "Klan" u kishte bêre!Kurse ne Shqiperi eshte per t'u pershendetur nje deklarate e kengetarit Frederik Ndoci i cili publikisht kundershtoi ftesen e kengetarit serb!

Dhe s'kishte se si te ndodhte ndryshe po t'i vendosim gjerat ne kontekstin historik te marredhenieve shqiptaro-serbe.Dihet qe serbet dhe shqiptaret,fqinje shekullore ne Ballkan ndajne nje histori te pergjakshme.Per shumekend, (jo vetem per shqiptaret), dalja e Zdravko Colic ne nje TV shqiptar ngjalli habi!Pa kaluar as pesembedhjete vjet nga pergjakja e fundit me serbet ne Kosove ku u vrane dhe masakruan me mijera shqiptare,burra gra femije e pleq te pafajshem,drejtuesit e TV Klan vendosin te ftojne nje kengetar serb ne Tirane?!...Per shume shqiptare sidomos per te gjthe ata qe kane humbur te afermit e tyre ne Luften e Kosoves kjo eshte e rende!Aq me teper kur ftohet nje kengetar serb qe ka mbeshtetur politiken e Milloshevicit per spastrime etnike ne Ballkan.Drejtuesit e "Klan" mund te pretendojne se "koha sheron plaget dhe njerezia duhet te shikojne perpara pasi jemi fqinj e duhet te mendojme per te ardhmen" por realiteti yne ballkanik flet ndryshe!...

Qe jemi te denuar te bashkejetojme me serbet ne Ballkan kjo eshte e vertete por edhe te harrojme dhe te falim aq lehte nuk ben!Se pari Falja vjen pasi kerkohet Falje dhe Serbia deri me sot nuk e ka bere nje gje te tille!?As ka kerkuar falje dhe as ka denuar krimet e Luftes ashtu si kane vepruar psh gjermanet ndaj nazizmit mbas Luftes se Dyte Boterore!Pa fole per demshperblimet ndaj viktimave qe as zihen me goje!

Ne kete kontekst nxjerrja ne ekranin shqip e nje kengetari Serb nuk eshte ndryshe vetem sikur t'i hidhet kripe plageve ende te pasheruara te shqiptareve!...Edhe sot 70 vjet mbas mbarimit te Luftes se Dyte Boterore hebrenjte vazhdojne e bojkotojne mallrat gjermane edhe pse dihet mire se jane te klasit te pare!Veshtire te gjendet nje Hebre qe te ngase makine gjermane "Mercedes-Benz" pavaresisht klasit te asaj makine!Ende sot e kesaj dite ne Kroaci ne radiot dhe televizionet kroate nuk transmetohet muzike serbe!Jo shume kohe me pare ne nje ndeshje vaterpoli mes Kroacise dhe Serbise pasi u perleshen tifozet kroate me ata serbe puna shkoi deri aty sa edhe dy ministrat respektive ne tribune u mberthyen per fyti! Kurse "Klani" fton ne studio nje kengetar qe ka perkrahur masakrat Serbe te kryera nder shqiptare?!!...Mbase drejtuesit e TV "Klan" jane kozmopolite dhe mund te mbrohen duke thene se nuk merren me provincializma ballkanike mirepo ky argument calon sepse nese TV Klan pretendon te jete kozmopolit Zdravko Colic ne fakt nuk ka pretenduar ndonjehere te jete kozmopolit!Zdravko Colic e mban veten per nacionalist Serb...

Nuk eshte hera e pare qe ka ngjallur reagime ardhja e nje kengetari serb ne Tirane.Edhe per Goran Bregovicin pati te njejtin reagim...Kryeministri i sotem Edi Rama qe ne ate kohe ishte kryetar u Bashkise se Tiranes i pati dorezuar Celesat e kryeqytetit shqiptar Bregovocit muzikantit Serb qe po ashtu si Zdravko Colici kishte perkrahur fushatat e Milloshevicit?!...

Ftesa e bêre mund te kishte kuptim sikur kengetari Serb Zdravko Colic te kishte nje te kaluar prej kundershtari te Milloshevicit dhe te njihej si denoncues i spastrimet etnike ne Kroaci,Bosnje dhe Kosove.Por ky kengetar jo vetem qe i ka perkrahur ato masakra rrenqethese Millosheviciane por as sot e kesaj dite s'ka treguar ndonje pendese per ate turp!

...Gjithsesi kur diskutohet tema e piperte mbi shqiptaret e Shqiperise qe pelqejne kengetare serbe me ben shume pershtypje fakti se ata qe diskutojne asnjehere nuk analizojne shkakun e vertete si arriti qe muzika jugosllave te bêhej e pelqyer ne Shqiperi?!Dhe ne cfare kohe arriti te behet e pelqyer ajo muzike?!

Ata qe kane jetuar kohen e Enverit e mbajne mend shume mire ate patologjine propagandistike komuniste qe ndoste muziken e Shqiperise socialiste!Ato kenget e shpifura te realizmit socialist plot pompozitet fallco si:
"Me dyqind petrita","Nder ara Fabrika kantiere","Mire se te gjej fabrike e dashtun","Me gezim po shkoj ne pune","Agronome na u kthye Mrika","Shoferja e Malit","Kur u rrita dhe me gaz punoj ne are",etj...

Nate e dite Radio Tirana me valet e saj emetonte ndotje ne atmosferen shqiptare permes muzikes propagandistike,ndotje ne trajte kengesh revolucionare qe askush nuk i pelqente aq me teper asnjeri nuk i besonte!Transmetimi panderprerje i atyre kengeve neper altoparlantet kineze qe viheshin ne qendra kooperativash e ndermarrjesh ishte nje torture e perditshme te cilen ishim te ndeshkuar kolektivisht t'a degjojme!

E gjithe ajo propagande para se krijonte neveritje estetike krijonte gerditje njerezore!Shumica e shqiptareve qene velur nga gjithe ajo kakofoni komuniste ne muzike!Aq neveritje kishte prej asaj ndotjeje muzikore askush nuk i kendonte kenget e mesiperme ne raste gezimesh,fejesa apo me shume ne Dasma!?Per te pasur nje ide se sa e madhe ishte etja per nje muzike te ndryshme nga kakofonia socrealiste mjafton te kujtohet se ne ate kohe njerezit me statusin me special ne shoqerine shqiptare ishin ata qe kishin nje magnetofon,(kasetofon strereo)...!?Konsiderohej luksi me i madh!Te kishe nje "Sharp",(50 MGW) ishte njejte sikur te kesh sot nje BMW X5! Magnetofone ku ne shirita te sterperdorur kasetash degjoheshin kenge ndryshe nga standarti diktatorial...

Ata qe kishin magnetofone ftoheshin neper dasma pa pase asnje lidhje me familjet qe benin dasem,thjesht per faktin se kishin magnetofon!?..Çfare kengesh degjoheshin ne ato magnetofone?!...Muzike tallava,kengetare si Fadili dhe Sofia,lengetyra ballkanike,ca kenge si "Aman moj Mihane o me dy kopila" apo "Ç'e mora koferin moj nane t'nisem nga Kosova" qe me vjen ndot kur i kujtoj sot?!Mirepo njerezia sa jane gjalle kane nevoje qe te shuajne etjen estetike dhe te plotesoje kerkesat artistike!Dhe njerezia per te plotesuar nevojat artistike i drejtoheshin stacioneve te huaja ku kerkonin cdo lloj vale te cilesdo radio te huaj,mjaftonte qe te mos ishte Radio-Tirana!Kuptohet me se pari do degjonin radio te vendeve fqinje si Jugosllavia,Greqia dhe Italia...Jugosllavia ato vite kishte nje kufi te gjere me Shqiperine dhe valet e radiove jugosllave depertonin lehte pavaresisht zhurmuesve te regjimit!

Njerezia mesuan "Posdravi-n" dhe cdo mbramje me veshin ngjitur pas radio-tranzistoreve tip "Iliria" degjonin kengetare si Lepa Brena,Esma Redžepova, Selma Bajrami, Halid Bešlić, Halid Muslimović,Haris Džinović,Seka Aleksiće e tjera hedhurina te kabareve boshnjake!Ata qe degjonin "Posdravi-n" ishin me se shumti njerez qe preferonin kenget popullore dhe kuptohet qe ne kenget boshnjake gjenin po ate nenshtresa ndikimi osman qe gjendet si kalk ne shume nga kenget popullore shqiptare...

Nje kategori tjeter degjuesish shqiptare te "Parajses" se izoluar Socialiste,ata qe nuk pelqenin muziken popullore jugosllave ne ato radio gjeten muziken "moderne" jugosllave... Ose mendonin se zbuluan muziken moderne te cilen ne fakt nuk e njihnin fare...
"Muzika "moderne" jugosllave pergjithesisht eshte vleresuar si muzike e dobet pa origjinalitet dhe siç e permendem plot plagjiature por prape ne Shqiperi ajo degjohej me me shume deshire se hymnet e shpifura socialiste!" Keshtu qe degjonin kenget "moderne" qe transmetoheshin ne radiot jugosllave asaj kohe nga grupet si: "Bijelo Dugme","Idoli","Merlin","Plavi orkestar", "Vatreni poljubac","Divlje jagode", "Zabranjeno puÅ¡enje","Crno Vino","Bajaga & Instruktori", "Crvena jabuka",etj,si dhe nga kenget e solisteve si Daniel Popovic,Zdravko Colic,Neda Ukraden,etj...Aq ishte perceptimi per modernizem ne kushtet e izolimit shqiptar dhe degjuesit e asaj muzike nuk kishin nga ta dinin se krejt grupet e "Rock and Roll" jugosllav nuk ishin tjeter vetem se kopje karikatureske te grupeve perendimore!Ne shume raste grupet "moderne" kaq dallueshme e kishin plagjiaturen saqe edhe ne veshje imitonin "Deep Purple" dhe "Led Zeppelin"..."Bjeli Dugme"jane shembull ilustrues per kete plagjiature!...Muzika "moderne" jugosllave pergjithesisht eshte vleresuar si muzike e dobet pa origjinalitet dhe dine permendem plot plagjiature por prape ne Shqiperi ajo degjohej me me shume deshire se hymnet e shpifura socialiste!Nuk ishte faji i shqiptareve te izoluar qe modernizmin e njihnin te jugosllavizuar pasi ne ato kushte izolimi ashtu vinte!Pak a shume si njohja e Hollywood-it qe per vite me rradhe shqiptaret e kane njohur me dublim italisht si e shikonin te RAI...

Gjate atyre viteve do te kishte qene me mire sikur te ishin njohur grupet shqiptare ne Kosove dhe muzika e lehte krijuar atje.Per fat te keq valet e radiove shqiptare te Kosoves nuk depertonin dot ne gjjthe Shqiperi me perjashtim te zones verilindore te vendit keshtu qe ne Shqiperi nuk arriten t'a njohin muziken e lehte te Kosoves deri ne vitet '90...si "Telex","Trix","Iliret","Gjurmet", "Fisniket", "TNT","Hareja","Trio Rona",Grupi 403",etj si dhe soliste si Edmond Islami,Bedri Islami,Hilmi Obertinca,Gazmend Pallaska,Sabri Fejzullahu,Haki Mezini,etj.

Per Keto arsye per vite me rradhe shqiptaret plotesuan kersherine e tyre muzikore me kenget e armikut shekullor!Kaq keq ishte varferuar e zhveshur shpirterisht Arti shqiptar saqe ajo varferi detyroi shqiptaret te mesyjne deren e hasmit!Faji me se pari bie mbi ata qe e intoksinuan muziken shqiptare duke e ndotje deri ne neveri!

Kjo per shkaqet se perse shqiptaret u detyruan te degjojme kenget jugosllave!Ajo kohe qe e lame pas justifikon shijet e nje mase te njerezve por nuk justifikon ftesat e televizioneve per kengetaret serbe sot!Sepse ne keto 23 vjet shqiptaret jane hapur me boten dhe kane pare me shume se kopjet e lira te muzikes jugosllave!Televizionet publike si mediume kane detyrime ndaj shoqerise dhe ne vend qe te kontribuojne ne detoksimin,(c'ndotjen) e shijeve te publikut bejne te kunderten!Asnje apel nuk ka ftesa Zdravko Colic ne "Klan"!Ne "hodhem hapin e pare" mund te thone ata qe e ftuan por udha e pajtimit dhe sherimit te plageve historike nuk hapet asnjehere nga viktima!Nga ana tjeter deri me sot nuk kemi pare qe ftesa nga "Klan" e Zdarvko Colicit te kete pasuar nga ndonje ftese ekiuvalente e ndonje artisti nga Shqipeira ne Beograd... Pervecse ne e marrshim si gjest balancues ftesen qe nje Televizion Serb i beri Kujtimit,transseksualit te pare shqiptar ...

ILIR SECI


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.