E Premte, 03.29.2024, 01:16am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
SHOQATA 'DARDANIA' - ATY KU TUBOHEN MËRGIMTARËT SI NË 'ODËN E JUNIKUT'
Nga IDRIZ ZEQIRAJ

E Mërkurë, 04.23.2014, 05:49pm (GMT+1)



     Veprimtaria e një shoqate, e cila kalon kufijtë lokal dhe bashkëpunon me simotrat e saj në Mërgatë, shton suksesin, duke marrë e dhënë njëra-tjetrës përvojat e punës së tyre. Ky këmbim përvojash, bashkëpunimi në raste të festave kombëtare; të përkujtimeve akademike të heronjëve; të prmovimeve të librave dhe aktivitete të tjera, i kanë dhënë një dimension tjetër veprimtarisë së Shoqatës Kulturore Humanitare "Dardania".

     Kjo Shoqatë e udhëhequr, me përkushtim e dinjitet, nga juristi i diplomuar Naser Hoxha, i lindur dhe i rritur në ----Odën e Junikut-, nip i Avdyl Hoxhës, kryetar i Kuvendit të Junikut më 1912 dhe i biri i Brahim Hoxhës, pleqnar i njohur në Dukagjin dhe Kosovë, i mbështetur fort edhe nga kryesia e Shoqatës: Shaqir Hoxha, Vehap Zuka, Musa Latifi, Adem Buzuku, Besnik Potoku, Bekim Bilalli, Jeton Hoxha, Jeton Sylejmani, Ahmet Izmaku, Admir Bakiu, Mustafë Cacaj, Arif Dërvishi, kanë zgjeruar rrethin e miqve veprimtarë në Mërgatë.
 

Nga e majta: nënkryetari Vehap Zuka, Tefik e Hatixhe Ramadani, Naser Hoxha me familje (djathtas)

          Shoqatën e nderojnë mysafirët veprimtarë 

     Në përvjetorin e 6-të të pavarësisë së Kosovës, organizatorë të së cilës ishin Shoqata "Dardania", me kryetar Naser Hoxhën dhe Shkolla shqipe "Shote Galica", në Mannheim, me mësuese Hatixhe Ramadani, nga Dubrovniku i Kroacisë, kishte ardhur enkas, qëllimshëm kryetari i Lidhjes Shqiptare në Botë, zotëri Simon Kuzhnini; kryetari i kësaj Lidhje, Dega në Gjermani, zotëri Sebastian Nuiqi; nënkryetari i Lidhjes së Shkrimtarëve, Artistëve dhe Krijuesëve Shqiptarë (LSHAKSH) në Gjermani, poeti i afirmuar, autor i disa librave, Neki Lulaj; kryetari i Klubit "Jusuf Gërvalla" në Heilbron dhe aktivist i njohur Abaz Imeri; nga Kosova kishte ardhur gazetari i njohur Sylejman Aliu; përfaqësuesit e Shoqatës "Sali Çekaj" nga Pfaffenhofeni i Bavarisë dhe veprimtarë të tjerë nga aktivat e nëndegët e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjermani.

     Në nderim të përvjetorit të Pavarësisë së Kosovës, mysafir i Shoqatës"Dardania" dhe i Shkollës shqipe "Shote Galica" në Mannheim, ishte edhe Konsulli i Republikës të Kosovës, me seli në Frankfurt, Astrit Zemaj; gazetari dhe kameromani i njohur në tërë Mërgatën shqiptare, në Kosovë dhe më gjerë, Halil Rrustemaj, i cili me përkushtimin e tij informativ, artistik dhe atdhetar, kontribuon, me përgjegjësi dhe profesionalizëm, për aktivitetet dhe veprimtaritë e shumta të Mërgatës, duke qenë i palodhur dhe i kudondodhur; moderatori i vyeshëm i Faqes të Internetit, tashmë, të afirmuar "Kosovarimedia.com", Muhamet Hoxha, i cili me kamerën e tij, asaj nate festive, në Mannheim, fiksoi dhe filmoi, për disa orë rrjesht, këtë eveniment, ngjarje  të shënuar të historisë tonë më të re.

         Tefik Ramadani këshilltar komunal dhe aktivist

     I pamungueshëm në  veprimtaritë e Shoqatës "Dardania" është edhe anëtari i saj i devotshëm, ish i burgosuri politik, Tefik Ramadani, i cili, së bashku me bashkëshortën, Hatixhe Ramadani, mësuese e dalluar në Kosovë dhe në Mërgatë, përbëjnë çiftin, binomin më simpatik dhe ideal, shembull vetëfolës se si duhet të jetë, të punojë e veprojë përkushtueshëm një atdhetar i mirë, madje kudo dhe në çfarëdo mjedisi që të ndodhet. Zotëri Ramadani është këshilltar i qytetit të Mannheimit, seksioni për të huaj, duke përfaqësuar denjësisht komunitetin shqiptar dhe nacionalitetet tjera në qytetin afro milionësh dhe me prani numerike të emigracionit të hershëm dhe të vonë shqiptarë.

     Me nismën e Tefik Ramadanit dhe aprovimin e angazhimin e Kryesisë së Shoqatës "Dardania", kohë më parë u organizua promovimi i librit "Gjenocidi serb në Kosovë", me autorë profesor Nusret Pllana, duke shënuar edhe një aktivitet dokumentaro-historik nga kjo Shoqatë e zëshme.

     Salla festive ishte zbukuruar me dekorin që simbolizon lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, me ikonën e shtetbërësisë të Kosovës, portretin madhor të Presidentit historik, dr. Ibrahim Rugova dhe simbole të tjera adekuate. Kryetari i Shoqatës Kutlurore Humanitare "Dardania", Naser Hoxha, në emrin personal dhe të Kryesisë , i përshëndeti të pranishmit dhe uroi për festën e pavarësisë të Kosovës.


Nga e djathta:Naser Hoxha, Astrit Zemaj, Idriz Zeqiraj, Halil Rrustemaj

            Fjala e kryetarit Naser Hoxha

 

      Të nderuar bashkatdhetarë, zonja dhe zotrinj, të nderuar familje të dëshmorëve, i nderuari konsull i Republikës së Kosovës, zotëri Astrit Zemaj, të nderuar drejtues dhe veprimtarë të shoqatave, klubeve të Mërgastës: zotëri Simon Kuzhnini, Sebastian Nuiqi, Sylejman Aliu, Neki Lulaj,Tefik Ramadani, Abaz Imeri, Halil Rrustemaj, Muhamet Hoxha, Idriz Zeqiraj, mirë se keni ardhur në gjashtë vjetorin e shpalljes të Pavarësisë së Kosovës. 

     Ne po shënojmë këtë përvjetor me dëshirën e madhe për një të ardhme më të ndritur për të gjithë shqiptarët, me deshirën për ruajtjen e gjuhës, dokeve dhe zakoneve tona nga ne, mërgimtarët, që jetojmë me mallin e Atdheut. Andaj, për asnjë çast nuk duhet harruar sakrificën që bënë bijat dhe bijtë më të mirë të popullit tonë, për ta çliruar Kosovën nga pushtuesi. Dhe, me angazhimin e drejtpërdrejtë edhe të forcës ushtarake  NATO, sot gëzojmë lirinë e ëndrruar ndër dekada dhe shekuj. Mirënjohje të përjetshme për NATO-n dhe luftëtarët e rënë në fushën e betejës, në logun e nderit. Për çdo përvjetor festiv, perkujtojmë me respekt, mburrje dhe krenari të ligjshme, ideatorin dhe arkitektin e pavarësisë, prijësin tonë historik, Presidentin e nderuar dr.Ibrahim Rugova. 

     Diaspora Shqiptare në Gjermani ka qenë jo vetëm krah i fortë i popullit të Kosovës në përpjekjet titanike për liri dhe pavarësi, por edhe një burim frymëzimi, sepse ka dhënë shembullin më të mirë se si duhet dashur Kombi dhe si duhet t`i dilet zot atij, në momentet më të vështira të historisë kombëtare. Ju, të dashur bashkatdhetarë, formësuat idenë, aktivitetet, veprimet politike, diplomatike, kulturore, financiare, aksionet e deri te lufta e forcave të armatosura të Kosovës. 

     Tani kur jemi të lirë dhe të pavarur, duhet të jemi të vetëdijshëm se jemi të privilegjuar, si brez që arritëm lirinë dhe pavarësinë. Por njëkohësisht duhet të jemi përgjegjës për rolin, përgjegjsitë, bartësit e institucioneve qeverisëse, për brezat që sakrifikuan për ne dhe për brezat që vijnë, për të ndërtuar institucione të qendrushme e demokratike, ekonomi të zhvilluar, arsim cilësor, shëndetësi të avansuar e pa dallim mirëqenje për sejcilin qytetar.

     Populli i Kosovës mbetet me shpresën dhe dëshirën e madhe për qarkullim të lirë e pa kufizime, si pjesë integrale të familjes së madhe të Bashkimit Europian dhe të strukturave Euro-Atlantike. Diaspora Shqiptare në Gjermani, mbetet ura më e fortë lidhëse në mes të Kosovës dhe shqiptarëve në Ballkan me Gjermaninë, me këtë shtet kampion të lirisë dhe të demokracisë në botë, i cili ka dëshmuar madhështinë e tij, me mbështetjen e madhe qe i ka dhënë përpjekjeve për liri dhe pavarësi të Kosovës", - përfundoi fjalën e tij kryetari i Shoqatës "Dardania", Naser Hoxha.


            Mysafirët veprimtarë të Shoqastës "Dardania"

     Ndër mysafirët e ftuar, i pari doli në foltore konsulli Astrit Zemaj. Ai përshëndeti mërgimtarët në emër të institucioneve të Republikës të Kosovës, duke i falenderuar për ndihmën e dhënë materiale, politike dhe ushtarake, për afro gjysmë shekulli. Konsulli Zemaj foli për luftën, lirinë dhe Kosovën e sotme, në përpjekje për ta rimëkëmbur ekonominë, tërësisht të shkatërruar nga barbarët pushtues serbë.

Astrit Zemaj vazhdon të jetë shumë aktiv në misionin e diplomatit, takimet e shumta me partnerët evropianë dhe botërorë, pa anashkaluar askurrë bashkatdhetarët e Mërgatës, duke qenë i pranishëm në travajat dhe gëzimet e tyre, siç janë datimet festive. Libri analitik "Legjitimiteti i intervenimit humanitar ushtarak në Kosovë", është dëshmi vetëfolëse e një angazhimi serioz në botën dhe jetën diplomatike të konsullit Astrit Zemaj. I shkolluar në Universitetet e zëshme të shteteve demokratike, si në Amerikë dhe Gjermani, ku ndjenja e lirisë  dhe e demokracisë është normë, kod i jetës, braktisi mërgimin dhe rroku pushkën për çlirim dhe liri, përkrah xhaxhait të tij, Tahir Zemaj, Hero i Kosovës.


 

    Simon Kuzhnini

     Mysafiri i largët, Simon Kuzhnini, që në fjalinë e parë shpërfaqi emocionet e tij të forta të mërgimtarit të përmallur: "Te dashur vëllezër dhe motra, ju përshëndes me përzemërsi dhe ndjehem i privilegjuar, që në këtë festim madhështor jam në mesin tuaj. Me disa nga ju jemi takuar shumë herë përgjatë viteve `90-a, në kuadrin e veprimtarive të Lidhjes Shqiptare në Botë." Ajo që ra në sy, ishte mungesa e vëllait binjak të Simonit, Mikel Kuzhninit, i cili prej vitesh lëngon nga një sëmundje e rëndë dhe e pashërueshme. Ishim mësuar t`i shihnim gjithmonë bashkë në tribunën e takimeve të Lidhjes, me pamje të njëjtë fytyre dhe frizure, me veshje dhe diksion, ngjyrë zëri të njëjtë. Ishin nga ata binjakë, të cilët nuk ishte lehtë për t`i dalluar. Ata kishin një përkushtim tej idealist për Lidhjen Shqiptare në Botë, një pjesë të fitimeve nga afarizmi i tyre në argjendari, i shpenzonin pikërisht për veprimtarinë e Lidhjes. Kalendari i veprimtarive ishte që nga Shqipëria, Ballkani, Evropa, Amerika. Në krahasimin e robërisë me lirinë, zoti Simon Kuzhnini përkujtoi bashkëvuajten, në një birucë, qeli apo vetmi në burgun e Prizrenit, në vitet `80-a, kohë kur fjala dhe mendimi i lirë, ishin tabu, të ndaluara, me mjekun defektolog Tefik Ramadanin.

     Gazetari i njohur, Sylejman Aliu, një polemist brilant kundër të keqes, i dëshmuar edhe me librin "Krrokama", asaj mbremjeje erdhi nga Prishtina, për të qenë mysafir i Shoqatës zëmirë "Dardania" dhe i Shkollës shqipe "Shote Galica" në Mannheim. Ai ndjehej sa i emocionuar, po aq edhe i gëzuar, që iu dha rasti për të festuar së bashku më këtë masë aq të madhe mërgimtarësh. Zoti Aliu foli për rrugëtimin e gjatë të popullit tonë, për të arritur deri ke liria dhe pavarësia, duke vlerësuar lart figurën madhore, urtësinë e pashoqe të Presidentit Ibrahim Rugova, i cili është njeriu kyç i krijimit të miqësive të mëdha, për ta sjellur forcën ushtarake NATO në Kosovë. Ai foli edhe për dhuratën e duhur që i solli Kosovës konsulli i Frankfurtit, Astrit Zemaj, librin analizë: "Legjitimimi i intervenimit humanitar ushtarak në Kosovë", redaktor i së cilës ishte pikërisht gazetari luftarak Sylejman Aliu.

     Mysafiri i radhës të Shoqatës "Dardania", historiani Sebastian Nuiqi, lirinë dhe pavarësinë e Kosovës i vlerëson si ngushëllim e shpërblim për shqiptarët e kudondodhur. Urimin i çiltër të tij e shoqëron edhe porosia për ta administruar mirë e mençurisht pavarësinë e bekuar. Ai ka një jetë të begatë në edukimin e brezave. Edhe përgjatë viteve në Mërgatë, ka qenë në krye të detyrës. Madje, këtë e ka bërë dhe vazhdon ta bëjë familjarisht, Viti 1990. Në Frankfurt po themelohej Nëndega e LDK-së, për Landin e Hessenit. Andrea Nuiqi, vëllai i Sebastianit, në tribunë, përkrah Hafiz Gagicës dhe Pjetër Colit. Kosova ishte nën pushtim dhe terror pushtues. Varfëria dhe sëmundjet gjithnjë në rritje. Sebastian Nuiqi me shokë themelon Shoqatën Humanitare "Nëna Tereze". Përveç organizimit për tubimin, sigurimin dhe transportimin e ndihmave materiale për në Kosovë, vite me radhë, Shoqata në fjalë arriti ta realizonte shërimin gratis, falas të  dhjetra fëmijëve të sëmurë, pikërisht në spitalet e Frankfurtit, ku jeton dhe vepron intelektuali dhe humanisti Sebastian Nuiqi. 

     Krijimi i Qeverisë të Republikës të Kosovës, me rezidencë në Gjermani, themelimi i Fondit për vjeljen e 3 % obligativ, me qëllim të mbijetesës në Kosovën e pushtuar dhe të terrorizuar, përsëri e gjeti Sebastian Nuiqin në krye të detyrës vullnetare, për ta begatuar Fondin në fjalë. Një organizator i shkëlqyer, fjalëmbël dhe me logjikë të fortë arsyetimi dhe argumentimi, ndihmoi shumë dhe suksesshëm. 

     Kur vëllezërit Simon dhe Mikel Kuzhnini themeluan "Lidhjen Shqiptare në Botë", Sebastian Nuiqi do ta organizonte Degën e kësaj Lidhje në Gjermani, duke i shtrirë nëndegët e saj në Landët dhe qytetet gjermane.

            LPK-ja mafioze ishte në një linjë me Serbinë

     Paslufta e gjeti Mërgatën të shthurur, të shkapërderdhur dhe të çorganizuar nga ndërhyrja, mafioze, brutale, kriminale e thellësisht armiqësore e LPK-së, si hakmarrje, meqë për një dekadë radhazi kishte mbetur në hije, pa anëtarësi, sepse krerët e saj ishin fort të dyshuar si hafije të UDB-së jugosllave, nuk kontribuonin me asgjë për mbijetesën e popullit në Kosovë, përkundrazi, e sabotonin dhe agjitonin të mos paguhet 3 %-shi dhe nuk njihte institucionet paralele të Kosovës, njësoj sikurse edhe Serbia. Mbështetje në këtë drejtim i jipte edhe garda e zezë e social-komunistëve të Tiranës, e cila i dërgoi Lëvizjes kuadro profesionale për agjitacion e propagandë, "agjit-prop",- siç shprehen stalinistët. Varësisht nga mjedisi, ku jetojnë veprimtarë të dëshmuar në dekada, rifilloi organizimi i klubeve dhe i shoqatave. Ato mbajnë të gjallë jetën kulturore dhe organizative të mërgimtarëve numerikë në Evropë dhe botë.

     Veprimtari i Mërgatës, Sebastian Nuiqi ose, siç i thërrasim ne - baca Sebë,  ka asftësi të veçanta organizative dhe bashkëpunimi me të gjithë ata që shprehin këtë gadishmëri, qofshin të organizuar ne klube e shoqata, qofshin individë. Ai ka një përkujdesje të veçantë për bashkëpunëtorët, duke u interesuar edhe për mënyrën e udhëtimit të tyre, në veçanti, të atyre që janë "holl nga takati". Në 100- vjetorin e Pavarësisë të Shqipërisë, ai me shokë organizoi një mini-sesion shkencor, me pjesëmarrje të botës akademike dhe politike të Kosovës, Shqipërisë, Maqedonisë. Malit të Zi, të Kosovës Lindore dhe të Gjermanisë. Ato ditë mediat në Kosovë do të shkruanin se atë që nuk e bëri Akademia në Kosovë, e realizoi Sabastian Nuiqi në Frasnkfurt. 

     Sebastian Nuiqi me bashkëpunëtorë realizoi suksesshëm, dy vjet më parë, promovimin e librit "Kujtime" të akademik Mark Krasniqit dhe para disa javësh librin "Legjimiteti i intervenimit humanitar ushtarak në Kosovë". Në të dy rastet kishte një pjesëmarrje solide dhe masive. Organizimi ishte i përkryer. Në falenderimin e tij, baca Mark Krasniqi u emocionua gjer në lot. Ajo që e shquan zotëri Nuiqin në organizimet e tij është pjesëmarrja familjare, që përkujdeset për mbarëvajtjen e organizimit. Djali Odiseu, vajzat Donika, Odesa, Elena, vëllai Andrea, nipat Alberti, Beniamini me nusen Anita dhe të tjerët, të cilët nuk po më kujtohen me emër,  për dy dekada radhazi vazhdojnë ta shoqërojnë bacën Sebë në aktivitete të shumta. Dhe, të gjithë i kanë detyrat e ndara të pritjes, shërbimit dhe deri tek përcjellja e mërgimtarëve pjesëmarrës në aktivitete. 

     Zakonisht, zotëri Nuiqi, falë një afarizmi me agjensi udhëtimësh me fluturake, mysafirët e largët dhe veprimtarët veteranë i gostisë, shtron drekë apo darkë për ata, varësisht nga koha e përfundimit të një aktiviteti. Për këtë, shpeshherë, ndihmojnë edhe kolegët tjerë të afarizmit të mesëm apo të madh. Në kuadër të bashkëpunimit me Shoqata, klube dhe organizime me emërtime tjera, zotëri Nuiqin e kemi parë mysafirë në Pfaffenhofen të Bavarisë, në Koblencë në Kongresin e Lidhjes të Krijuesëve Shqiptarë, së fundi në Mannheim dhe gjetkkë në Gjermani, pavarësisht largësive prej qindra kilometrash.

     Në vijim të mbremjes festive, në emër të kryetarit Osman Ferizi dhe të Kryesisë të Shoqatës "Sali Çekaj", përshëndeti organizatorin dhe mërgimtarët e pranishëm Idriz Zeqiraj, anëtar Nderi i Shoqatës. Shoqata "Dardania" në Mannheim dhe Shoqata "Sali Çekaj" në Pfaffenhofen të Bavarisë, kanë intensifikuar, shtuar bashkëpunimin në mes tyre. Në kuadrin e veprimtarive të përbashkëta, këto dy Shoqata, më 27 prill 2014, organizojnë Akademi përkujtimore për heroin Sali Çekaj, në Mannheim. Me këtë rast do të bëhet promovimi i librit studimor :"RUGOVA - mendimi, kultura, politika", me autor dr. Vehbi Miftari,i cili vjen enkas nga Prishtina, si dhe antologjinë poetike kushtuar heroit Sali Çekaj "Puhizë përmbi Koshare", përgaditur nga poeti Arif Molliqi dhe me redaktor poetin dhe studjuesin kurajoz Shefqet Dibrani. 

      Ndërsa Tefik Ramadani, anëtar i Këshillit të qytetit të Mannheimit, përshëndeti manifestimin në emër të Këshillit komunal. Në mes tjerash, ai tha se brezi i lindur dhe i rritur në Gjermani po i afrohet gjysmë-shekullit. Ky brez ka arritur të ruajë gjuhën, traditën dhe kulturën kombëtare. Këtë duhet ta bëjnë edhe brezat pasardhës. Por, njëkohshëm, duhet të punohet që brezat shqiptarë të integrohen në shoqërinë gjermane dhe në atë evropiane, për ta ndjerë vetën qytetarë të barabartë, në punë, shoqëri dhe jetë, me vendorët, gjermanët. Shkollimi i fëmijëve shqiptarë, është parakusht për këtë arritje. Dhe, këtë, veç kanë filluar ta kuptojnë shqiptarët mërgimtarë, edhepse paksa të vonuar. Numri i studentëve shqiptarë është rritur dukshëm në Universitetet gjermane e më gjerë. Kjo jep shpresa në zbutjen e dramës nga ikja e mërgimtarëve shqiptarë nga trojet e tyre stërgjyshore.  

     Poeti aktiv në shumë veprimtari të Mërgatës, Neki Lulaj, veç tjerash, tha: "Unë, në cilësinë e nënkryetarit të LSHAKSH në Gjermani, ju përcjell urimet më të përzemërta nga kryetari i Lidhjes zoti Palë Sokoli, duke ju uruar të gjithëve 6-të vjetorin e pavarësisë të Kosovës, festën e shënjtë të sakrificave të mëdha.

     Ne, jemi mbledhur këtu për të festuar por edhe për të kujtuar kolonën e gjatë të njerëzve tanë, të rënë në fatkeqësi dhe për t`i kujtuar e nderuar të gjithë ata që shkrinë jetën e tyre për lirinë e Kosovës. Ishte një rrugëtim i gjatë dhe shumë i mundimshëm, por liria meriton çfarëdo sakrifice dhe shpërblimi është ngushëllim, që shëron plagët e trupit dhe lehtëson shpirtërat e trazuar, por, megjithatë, të mbijetuar.  

     Është një çudi e botës që muzika, arti dhe poezia e ushqejnë shpirtin dhe të tria, së bashku, kanë bashkuar të gjitha trojet shqiptare, ndërkohë, punën tjetër lë ta bëjnë politikanët, duke sjellë në vend testamentet e atyre që vdiqën për liri e bashkim kombëtar. Uroj që këtë dhe të gjitha festat e gëzimeve t`i festojmë së bashku, me rezultate të reja, ne këtu e prindërit, të afërmit dhe miqtë tanë në Republikën e Kosovës.

     Edhe njëherë - gëzuar pavarësia e Kosovës - e të gjithë dëshmorëve, heronjve, që  u flijuan për këtë liri, u qoftë i lehtë dheu u praruar i Kosovës e shpirti lë t`iu prehet në paqe, mes Ëngjejve"!

     Në vijim, poeti Neki Lulaj recitoi krijimin e tij poetik:

           ATA DJE

Ata na ndoqën nga djepi i atësisë 
larg deri në Anadoll
hienat e tërbuar
a thua ne ishim të pambrojtur e të gjorë
hap pas hapi kokë varë e shpirtë vrarë.
Ishim ball i rrudhur, të strukur e zemër ndarë
njëri në Koshare e tjetri larg
mbi shkëmbin e tharë.

Kështu vepronin gjindët si hushku lurë
na rrafën shirat e shpërnguljeve
si tjegullat mbi gurë.

Edhe gjakun na e mpinë stuhitë
e ushujzave të egra
gjoksat si shkëmb i ruajtëm për tufan.
Se dinim se do agonin kohëra të nxehta
Atdheu do t`i ftojë shqipet
që ta mbrojnë çerdhën mbi Dardanë.

Na ndjekën si dhe kah nuk ditën
turturë n`qelia me plagë e lagështi
na ndjekën pas 99 bjeshkëve
me skenarët e errëta fashistët e zi.

Na i shtuan turturat barbare deri n`çmenduri
tundej Atdheu si det i tërbuar.
Nga gjiu i popullit lindi një gjeni
që me demokraci e plumb lirinë e fituam.

Sot, në këtë 6-vjetor mëvehtësie
një flakadan lirie në Velani
tjetri në Koshare, Prekaz. Loxhë, Gllogjan
Kjo është epopeja e Ushtrisë Çlirimtare.


     Thonë se shumësia sjell edhe cilësinë, begatinë. Kjo po dëshmohet, madje përherë e më shumë, edhe në Mërgatën tonë. Largimet masive nga Atdheu, madje nga të gjitha kategoritë e njerëzve, me organizimin dhe themelimin e Lidhjes të Shkrimtarëve, Artistëve, Krijuesëve Shqiptarë, në Gjermani dhe, se fundi, edhe në Diasporë, me kryetar Hasan Qyqallën, u shpërfaqen, gufuan, u zbuluan talente të reja poetësh dhe krijuesish të gjinive të tjera të artit.
Njëri nga poetët ndjenjë-hollë, relativisht i ri në moshë, që ka bërë dhe vazhdon të bëjë emër, për të mirë, në lëmin e poezisë, është edhe -

Muhamet Luma:


            LUTJE

Zoti ynë!
na duhen më shumë dele
Orakujt 
po hanë e heshtin.

Nganjëherë belbëzojnë
fjalë gjuhësh të vdekura
kanë probleme deshifrimi
dehur trinktura druidesh.

Duhen shpatulla të reja
Zoti ynë!
në këtë tokë bërë troke
ku më nuk mbinë as bari.

Na fol më shumë budallaki 
të strukturohemi thjeshtë
të mos e ndiejmë aq thellë
ndryshe nuk përbihet.

E nëse nuk është e mundur
një dhembje më të madhe
ta harrojmë këtë tjetrën.



 

     Mësuesja Hatixhe Ramadani me nxënësit e Shkollës shqipe "Shote Galica" në Mannheim


     Shkolla shqipe "Shota Galica" në Mannheim ka qenë dhe vazhdon të jetë gjithnjë aktive dhe shumë e zëshme. Dalja e fëmijëve në skenë zgjon përherë ndjenja dhe emocione të veçanta, duke na sjellur një copë Kosove në miniaturë. Kësaj radhe kjo dalje kishte një përformancë ndryshe, joshëse, sepse nxënësit kishin përzgjedhur një moderatore nga mesi i tyre. Mësuesja e përkushtuar dhe shumë dinjitoze në paraqitjen skenike, zonja Hatixhe Ramadani, përshëndeti publikun dhe uroi për festën e pavarësisë. Ajo foli pak për Shkollën shqipe, por porositi shumë që fëmijtë shqiptarë duhet ta vijojnë mësimin plotësues në gjuhën shqipe. Ky mësim nuk është pengesë për mësimin në gjuhën vendore, gjermane, përkundrazi, ndihmon shumë në metodën krahasuese dhe begaton leksikun, fjalorin tek fëmija. Kjo e vërtetë, tashmë, është faktuar dhe nuk ka asnjë dilemë, për t`u hamendësuar nëse ia vlen apo jo mësimi plotësues,- tha, veç tjerash, mësuesja Hatixhe Ramadani. 

     Programin e fëmijëve e moderoi, mrekullisht mirë, nxënësja e klasës 9-të, Fjolla Trepça, njëherësh, e para recitoi poezinë "Dasmë Kosove". Në vijim Eriola Muqolli recitoi poezinë "Urim nga zemra", ndërsa Nora Trepça poezinë "Gjuha shqipe". Poezinë recital "Republikës"e recituan vogëlushët e klasës së parë: Diar Zeneli, Elion Shala, Zamir Murtezani dhe Arnis Xhafa. Moderatorja Fjollë fton publikun për ta dëgjuar këngën korale "Vendi im". Nxënësit e klasës së tretë: Dion Salihu, Fiona Bekolli, Vigan Buzuku, Leorent Çelaj dhe Laura Kelmendi shkëlqejnë. Pastaj Egzon Mahmuti reciton poezinë "Kosovë, vendi im", kurse Flondi Bekolli poezinë "Bashkimi gjithëkombëtarë". Programi i fëmijëve u mbyll me vallën "Pavarësia", me pjesëmarrjen  e të gjithë trupës artistike të fëmijëve, shkollarë të mësimit plotësues në gjuhën amëtare.

     Publikun e shumtë, të cilin dinë ta josh, në këtë masë, vetëm Mannheimi, Shoqata "Dardania", ku tubohen mërgimtarët si në "Odën e Juanikut", e argëtoi, madje përgjatë gjithë natës, grupi muzikor "Pishat" nga Deçani. Kënga e vallja në sallën e madhe, krijoi një atmosferë festive e shumë disponuese, për t`u mbajtur mend gjatë kohë.

IDRIZ ZEQIRAJ


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
THAÇI NË RAMBUJE RA NËN HIJEN E MILLOSHEVIÇIT - E JO IBRAHIM RUGOVA NËN HIJEN E THAÇITOpinion nga XHAFER LECI (04.23.2014)
“VULLNETI I TYNE I FUNDIT !..”Në 70 vjetorin e permbytjes së Shqipnisë...Nga FRITZ RADOVANI (04.23.2014)
MERITA HALILI - NUK KAM KËNDUAR NË BEOGRAD (04.23.2014)
ZDRAVKO NË TIRANË - FTESA E GABUAR...Opinion nga ILIR SECI (04.22.2014)
MEKSIKO - LAMTUMIRA E FUNDIT PËR GABRIEL GARCIA MARQUEZIN (04.22.2014)
POEZI NGA KAROL WOJTYLA - PAPA GJON PALI II - VETËM PËR SOT (04.22.2014)
PËRSE MESHONI NË GREQISHT z. JANULLATOS?Nga NAUN KULE (04.22.2014)
MBI STANDARDIN E JETESËS SË PUNONJËSVE TË SISTEMIT TË DREJTËSISË NË SHQIPËRI - KRAHASUAR ME SISTEMIN E DREJTËSISË NË GJERMANI (04.22.2014)
KOSOVË - DALLAVARE EDHE ME TENDERIN E 'ADEM JASHARIT' (04.22.2014)
ATA QË FTOJNË KËNGËTARË-KRIMINELË SERBË, JANË KUNDËR INTERESAVE TË SHQIPTARËVEOpinion nga SKËNDER MULLIQI (04.22.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart�]