E Martë, 04.23.2024, 07:17pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
KRAJLIZIMI I MALIT TË ZI
Studim nga RAMIZ LUSHAJ

E Enjte, 04.24.2014, 09:15am (GMT+1)


1.
25 maji i sivjetëm i zgjedhjeve lokale në ma shumë se gjysmën e komunave të Malit të Zi si në ato me popullsi etnike shqiptare si në Podgoricë e dy komunat urbane të saj (Tuzi/Malësi e Golluboci/Zeta), në Plavë, Tivar, Guci, Rozhajë, etj. përkon jo rastësisht me përvjetorin e ditës të lindjes të krajlit malazez antishqiptar Danilo I Petroviç-Njegos (1826-1860).

Mali i Zi, pasi fjeti mbi tetë dekada me ëndrrën fillkëputun të krajlisë nga Jugosllavia e Parë Versajiste, u zgjua në vitin 2006 kur kryeministri Gjukanoviç e Co e tij kërkuan të organizonin referendumin për pavarësi më 13 korrik, në përvjetorin kur Kongresi i Berlinit (1878) e njohu botnisht si principatë, si krajli ballkanike. Kjo u kundërshtua nga Komuniteti Ndërkombëtar, pasi e shihnin si rrezik të ringjalljes të nacionalizmit malazez të krajlisë në këtë shtet të vogël multietnik.

Atëherë, Gjukanoviçi që i parapëlqente eventet madhore në muajin e tij të lindjes në shkurt e përzgjodhi muajin Maj për organizimin e refendumit. Përndryshe: "muajin e krajl Danilo", me synim rrënjas e perspektiv krajlizimin e Malit të Zi. U përcaktua data 21 Maj për referencumin, e cila tashma është festë zyrtare, Dita e Pavarësisë të Malit të Zi.
Prej kësaj kohe nisi kremtimi e promovimi i muaji Maj si"Muaji i krajl Danilo I". Faktet flasiv vet, sikur të marrim në shqyrtesë vetëm zgjedhjet lokale: A nuk u kryen më 23 maj 2010 zgjedhjet lokale në 12 komuna të Malit të Zi si në Podgoricë, Ulqin, Tivar, Rozhajë etj ?! A nuk u përzgjodh 28 maji 2013 për zgjedhjet në komunën e re të Petnjicës?! Po këto të sivjetmet pikërisht më 25 Maj 2014?!

Çështja parashtrohet edhe ndryshe: zgjedhjet e vjetme për komunën e re të Petnjicës me shumicë boshnjake pse nuk u lanë më 28 shtator, në Ditën Ndërkombëtare të Boshnjakëve?! Apo këto të sivjetmet në komunat shqiptare në Guci e në Plavë pse nuk u shtynë për 28 Nëntor, në Ditën Ndërkombëtare të Shqiptarëve?!
2.
Krajl Danilo I Petroviç-Njegos nuk e ka Majin vetëm muaj të lindjes së tij, po edhe të shovinizmit të tij gjakatar ndaj shqiptarëve etnik që kulmon me Betejën e Grahovacit (1 maj 1858), e cila u zhvillua në komunën e sotme Nikshiq. Kryeministri Gjukanoviç (me klanin e tij politik nikshiqas) u rrit e mburrej me historinë e kësaj lufte, e kishte dhe e ka rituale shkuarjen tek vendi i saj gjatë gjithë jetës së vet.

Ky krajl, Danilo I Petroviç-Njegos, djali i luftëtarit të madh njegosh, Stanko Stijepov, kushëri i princit-bishop Pjetri II (1813-1851) është një figurat ma të shquara në historinë diplomatike, politike e fetare të Malit të Zi. I etnisë serbe dhe gruaja e tij Darinka Kreviç (Petroviç-Njegosh) ishte serbe, femën e ditur e frankofone, nga një familje shumë e pasur në Trieste. Nga princ-bishop Danilo II (1851-1852) kthehet në princ (krajl) Danilo I (1852-1860) i një principate laike të vogël me 1.500 km2 e cila përfshinte katër krahina: e Katundeve, e Rijekës, e Cërmnicës, e Leshanit. Kjo principatë, kishte marrë (për)forcime në vitin 1833 nga Car Nikolla I mbi 18.000 rubla ruse, nga të cilat 8.000 vetëm për ngritjen e institucioneve, si dhe Kisha Ortodokse Ruse i dha mbështetje për institucionet fetare, po e ndihmonin e mbronin edhe Vjena e Parisi, Serbia. Krajlit Danilo I Franca i jepte çdo vit nga 200.000 franga, etj.

Krajli Danilo I PetroviçNjegos, kit' principatë me mbështetje ndërkombëtare, e dyfishoi në 3.000 km2, e cila kishte 80.000 banorë sipas rregjistrimit zyrtar të vitit 1855. Pas betejës së Grahovacit (1 maj 1858) të ndërmarrë e fituar sëbashku me të vllain, Vojvoda i Madh Mirko (baba i Krajl Nikolla I) i zgjeroi prapë territoret e principatës së tij me pushtime të përgjakshme, aneksime me masakra e asimilime të pashembullta, marrëveshje me otomanët, etj. si qytetin e Grahovës me rrethina e Rudinat e Nikshiqit, Danilovgrad, kah Shavniku, Pluzhina, Zhabjak, Vasojeviçin e Epërm e Kuçi, etj., të cilat u formalizuan padrejtësisht në Kongresin e Berlinit (1878), në kohën e Krajl Nikollës.
Nipi i tij, krajl Nikolla I Petroviç-Njegos ia hyjnizoi emrin e famën krajlit paraardhës Danilo I Petroviç-Njegos, që ia rriti me rreth 3.000 km2 sipërfaqen Malit të Zi, etj. duke marrë territore etnike shqiptare. Djalit të tij të parë, ia vuni emrin Danilo Nikolla Petroviç-Njegos (1871), princi që drejtoi Grupimin ushtarak të Qëndres me 13.000 ushtarë për pushtimin e Shkodrës... Qyshse në maj të vitit 1870, krajl Nikolla I filloi ndërtimin e një kryeqyteti malazez (projekt) me emrin e krajl Danilo I, përndryshe: komuna e sotme Danilovgrad, midis Nikshiqit e Podgoricës, në brigjet e lumit Zeta, vendbanim i fisit të madh të Palabardhëve shqiptar.
3.
Menjëherë pas shpalljes e njohjes së Malit të Zi shtet i pavarur e sovran, Gjukanoviçi e Co politike, sikurse edhe krajl Nikoll I Petroviç-Njegosh (1860-1918) filluan promovimin e figurës së krajl Danilo I Petroviç-Njegosh.

Në maj të vitit 2006 përuroi memorialin e Betejës së Grahovës në 150 vjetorin e saj, e cila ishte tjetër përpjekje për ringritjen simbolike të antishqiptarit krajl Danilo I Petroviç-Njegos e vllait të tij, Vojvoda i Madh Mirko apo ndryshe: "Duka i Madh i Grahovacit".
Pra, eventet e majit ndër vite, të paktën nga Referendumi i 21 majit 2006, i kremtimit të 150 vjetorit të Betejës të Grahovës (2008), zgjedhjet lokale në maj 2010, 2013 e këto të fundit të 25 majit 2014 kanë vetëm një domethanie: krajlizimin e Malit të Zi.

Tregues burimor e ballor është edhe vet kryeministri antishqiptar Milo Gjukanoviç, i cili prej 15 shkurtit 1991 e drejton Malin e Zi, herë si president e herë si kryeministër. Ky është edhe kryetar i Partisë të Socialistëve Demokratë (PDS), parti e cila e ka zgjedh nga radhët e saj edhe Presidentin Filip Vujanoviç (president prej vitit 2003 e kryeministër në vitet 1998-2002). Nga koalicioni partiak i Gjukanoviçit është edhe kryetari i Parlamentit Ranko Krivokapiç (prej vitit 2006). Uzurpim të pushtetit nga Gjukanoviçi ka edhe në pushtetin lokal si kryebashkiaku i Podgoricës, Miomir Mugosha prej vitit 2000 e ministër nga viti 1990, etj. Përndryshe: këta janë "oborrtarët" e Gjukanoviçit.

Ky është viti i 24-t që Milo Gjukanoviç drejton Malin e Zi, një mandat si president e shtatë mandate si kryeministër, si asnjë politikan tjetër në të gjitha shtetet antëre në BE e në NATO. Përndryshe është një "krajl i ri" i Malit të Zi.

Milo Gjukanoviç, ky "krajl i ri" i shek. XXI, kërkon që edhe me figurën e krajl Danilo I Petroviç-Njegos, edhe me zgjedhjet e 25 majit 2014, të "krajlizojnë" Malin e Zi.

RAMIZ LUSHAJ


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
TAULANT BALLA ME BASHKËSHORTEN E ME XHEMI SHEHUN NDJEKIN REAL-BAJERN, FOTO NË NJË GAZETË NË SPANJË - MAJKO PYET NË KUVEND: KU I GJEJNË PARATË QË SHOHIN BAJERNIN (04.24.2014)
SHOQATA 'DARDANIA' - ATY KU TUBOHEN MËRGIMTARËT SI NË 'ODËN E JUNIKUT'Nga IDRIZ ZEQIRAJ (04.23.2014)
THAÇI NË RAMBUJE RA NËN HIJEN E MILLOSHEVIÇIT - E JO IBRAHIM RUGOVA NËN HIJEN E THAÇITOpinion nga XHAFER LECI (04.23.2014)
“VULLNETI I TYNE I FUNDIT !..”Në 70 vjetorin e permbytjes së Shqipnisë...Nga FRITZ RADOVANI (04.23.2014)
MERITA HALILI - NUK KAM KËNDUAR NË BEOGRAD (04.23.2014)
ZDRAVKO NË TIRANË - FTESA E GABUAR...Opinion nga ILIR SECI (04.22.2014)
MEKSIKO - LAMTUMIRA E FUNDIT PËR GABRIEL GARCIA MARQUEZIN (04.22.2014)
POEZI NGA KAROL WOJTYLA - PAPA GJON PALI II - VETËM PËR SOT (04.22.2014)
PËRSE MESHONI NË GREQISHT z. JANULLATOS?Nga NAUN KULE (04.22.2014)
MBI STANDARDIN E JETESËS SË PUNONJËSVE TË SISTEMIT TË DREJTËSISË NË SHQIPËRI - KRAHASUAR ME SISTEMIN E DREJTËSISË NË GJERMANI (04.22.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]