E Premte, 04.19.2024, 07:18pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
LETËR NGA LARG - ATIT TIM TË SHTRENJTË E TË PAHARRUAR BEDRI DEDJA
Nga EDLIRA DEDJA

E Enjte, 04.24.2014, 05:38pm (GMT+1)




Është një emocion i madh per mua, përzjerë me mall, dashuri e dhimbje, admirim dhe respekt, të ulem e t'i shkruaj këto rradhë për Ty, ati im i shtrenjtë Bedri Dedja!

Ata që të kanë njohur, që të kanë lexuar e afruar, ata që të kanë dashur e adhuruar, çdo herë e shqiptojnë me nderim emrin Tënd, duke i dhënë një ngjyrë e një theks të veçantë.

Ndoshta, do të më duhej të mësoja më shumë rreth të kaluarës tënde, për të shtuar në këtë takim diçka të re, ende të palexuar e të panjohur; të gërmoja më thellë në arkivat e Tua: në të kaluarën, në femininë e rininë Tënde. Ndoshta, do të më duhej të Të njihja edhe përtej jetës sime më nga afër, për të Të kuptuar më shumë, por jo për të dashur më shumë nga ç'të kam dashur, që në fëmininë time të hershme, nga ç'të dua sot dhe nga çdo të dua në përjetësi.

Ndoshta, kur isha e vogël, s'kam ditur ta vlerësoj personalitetin Tënd. Por mbaj mënd që isha gjithnjë e mbushur me lumturi e gëzim kur ti afroheshe tek unë... dhe qaja, kur ti largoheshe. Isha gjithnjë pranë teje, rrethuar nga kujdesi e dashuria me të cilën më mbështolle brenda botës sime fëminore, me ngjyra ëndrrash të magjishme...

          Kërkoj ende ta mbaj gjallë në kujtesë zërin Tënd, që dikur më fliste me gjuhën e fantazisë së bukur të fëmijës, duke u ulur së bashku me mua në botën e ëndrrave të bashkëmoshatarëve të mi... Kërkoj me këmbëngulje të depërtoj edhe një herë në brendësinë e shpirtit Tënd, në thellësinë e të cilit Ti mbete deri në fund i dlirë e i pastër, si një fëmijë: shpesh-herë i qetë dhe i menduar e ndonjëherë edhe impulsiv, me fantazinë dhe imagjinatën Tënde të rrallë, që të karakterizonte: ëndërrimtar dhe i paparashikueshëm...

Ti ke qënë dashuria e mirësia, gjithshka që simbolizon artin e të rriturit të fëmijës, një baba i ndarë në tre, pesë apo gjashtë veta: duke nisur nga prindi, pedagogu, mësuesi, shoku, moshatari, gjyshi i përrallave...

Por Ti u bëre edhe Gjyshi i Përrallave i fëmijëve shqiptarë, mbasi personaliteti Yt, që të shtynte gjithnjë e më shumë në zemër të botës së tyre, të mundësoi nga ana tjetër të zbuloje ndjenjat, shqetësimet e kërkesat e kësaj moshe, duke i përcjellë ato më pas te lexuesit e vegjël e të mëdhenj, me të gjithë përmasat e thellësinë e tyre.

Po t'i lexosh edhe sot kallzimet e Tua, të botuara në mënyrë modeste sipas mundësive të kohës, është njësoj sikur të hapësh një dritare e të ndjesh jetën të depërtojë thellë në dhomë, me të gjithë dimensionin e saj, deri në thellësi të shpirtit.

Fjala Jote ishte e magjishme, i dashur Ati im Bedri Dedja. Gjithshka që pritej, ndodhej aty: bukuria, gjallëria, ëndrrat fëminore, guximi, besimi për të ardhmen, ndriçuar e ngjyrosur me mjeshtëri nga fantazia Jote e pashoqe, shqetësimi, kurajoja, emocionet e rralla, frymëmarrja e jetës dhe  frymëzimi rinor. Por, Ti ke ofruar, nga ana tjetër, edhe një ndjenjë të pashpjegueshme  që transmetohej nga qëndrimi Yt, nga personaliteti Yt, nga dashuria për njerëzit, e cila buronte nga vështrimi Yt i pashoq, nga qetësia  Jote e rrallë, nga timbri i zërit Tend e nga fraza Jote e shtruar, nga mënyra se si i shqiptoje fjalët, nga të gjitha këto cilësi të rralla, që të bënë të jesh Ai, Bedri Dedja; por që, nga ana tjetër, të mundësuan t'u japësh një karakter unik dhe thellësisht  njerëzor e mbresëlënës të gjitha veprave të Tua, që janë lexuar e përcjellë nga breza të tërë fëmijësh shqiptarë.

Të kam para sysh edhe sot: të buzëqeshur, të thjeshtë,modest, shpesh herë të lotuar e ëndërrimtar, ulur aty në tryezën tënde të punës, në apartamentin modest atje në Tiranë, duke përballuar me dinjitet vështirësitë e shëndetit tënd, turbulluar nga spazmat. Më duket ende, sikur dora jote e palodhur vazhdon të shkruajë, të përcjellë parreshtur mesazhe të mëdha e të transmetojë dashuri dhe emocione të pashtershme. E unë kam përshtypjen se ende Ti jeton e tregon për fëmijët; tregon përsëri për ne të gjithë, për trashëgimtarët tanë, për lexuesit shqiptarë kudo në botë. Ti je gjithnjë i pranishëm, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Kosovë, Maqedoni, Europë e Amerikë. Udhëtimi i veprës tënde ka marrë sot një dimension të ri e ka fituar një hapësirë të re. Libri Yt ndodhet në shtëpitë e mbarë shqiptarëve, por edhe në shumë biblioteka të Europës e, së shpejti, edhe në edicione të gjuhëve të huaja. Duhet ta dish, i dashur Ati im Bedri Dedja, se « fan »-sat e Tu rriten dita-ditës, pallogaritur 20, 30 ose 40 vjetët e moshës së tyre. Jam e bindur se, me ribotimin e plotë të veprës tënde, Ti do të bësh për vete çdo ditë  dashamirë të rinj: mjafton të lexojnë një libër prej teje apo të shfletojnë një manual shkencor, një studim, një vepër pedagogjike ose një artikull, ku ti ngre zërin  me guxim për problemet e kohës, por dhe një fjalor, një program pune apo enciklopedi, ku Ti le gjurmët e tua të pashlyeshme...

I dashur Ati im,

Ti do të mbetesh fenomeni i letërsisë shqipe përfëmijë, një yll që do të shkëlqeje përjetësisht në qiellin e historisë së saj. Vepra jote, edhe pse deri sa mbylle sytë mbeti brenda kufijve të Shqipërisë, la te të gjithë ne, te bashkudhëtarët e epokës tënde, një gjurmë të pashlyeshme. Nëpërmjet librit dhe fjalës Tënde, me të cilat u dhe jetë personazheve të jetëve tona të saponisura, Ti dite të vendosësh një lidhje afektive të pakrahasueshme midis brezave.
Edhe pse Shqipëria ka nxjerrë e vazhdon të nxjerrë breza të tërë shkrimtarësh të talentuar, mendoj se asnjëri  prej tyre, nuk ka mundur t'i flasë deri më sot  lexuesit të vogël, ashtu si zëri Yt, si fjala Jote, si tërësia e qenjes Tënde; askush nuk ka mundur ende të hapë të tilla dritare për botën fëminore, siç munde të hapësh Ti; askush nuk dijti t'i drejtojë krahët e fantazisë së pasprovuar  fëminore për fluturime të guximshme drejt hapësirave të panjohura, siç mundi të bëjë universi Yt i pashtershëm, si dijte ta bësh Ti: i madhi, i pakrahasueshmi, i mrekullueshmi, Babai i Letersise shqipe për fëmijë, Bedri Dedja!

EDLIRA DEDJA


14 prill 2014

EDLIRA DEDJA


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
'GJONI I MIRË' - GJONI XXIII (1881–1963)Nga Don LUSH GJERGJI (04.24.2014)
DËSHMORI I UÇK-së, ZBULOHET LETRA E SHKRUAR PARA VDEKJES (04.24.2014)
KRAJLIZIMI I MALIT TË ZIStudim nga RAMIZ LUSHAJ (04.24.2014)
TAULANT BALLA ME BASHKËSHORTEN E ME XHEMI SHEHUN NDJEKIN REAL-BAJERN, FOTO NË NJË GAZETË NË SPANJË - MAJKO PYET NË KUVEND: KU I GJEJNË PARATË QË SHOHIN BAJERNIN (04.24.2014)
SHOQATA 'DARDANIA' - ATY KU TUBOHEN MËRGIMTARËT SI NË 'ODËN E JUNIKUT'Nga IDRIZ ZEQIRAJ (04.23.2014)
THAÇI NË RAMBUJE RA NËN HIJEN E MILLOSHEVIÇIT - E JO IBRAHIM RUGOVA NËN HIJEN E THAÇITOpinion nga XHAFER LECI (04.23.2014)
“VULLNETI I TYNE I FUNDIT !..”Në 70 vjetorin e permbytjes së Shqipnisë...Nga FRITZ RADOVANI (04.23.2014)
MERITA HALILI - NUK KAM KËNDUAR NË BEOGRAD (04.23.2014)
ZDRAVKO NË TIRANË - FTESA E GABUAR...Opinion nga ILIR SECI (04.22.2014)
MEKSIKO - LAMTUMIRA E FUNDIT PËR GABRIEL GARCIA MARQUEZIN (04.22.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]