E Enjte, 03.28.2024, 01:30pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 

LAVDIA SHQIPTARE NË MEDIAT DHE ARTIN BOTËROR

Nga SAIMIR LOLJA


E Martë, 11.24.2009, 08:29pm (GMT+1)

Trimëreshat suliote

Suliotët me kostume tradicionale. Pikturë e Eugene Delacroix (1824-1825). Muzeu i Luvrit, Francë.

 

                Guximi i jashtëzakonshëm i grave shqiptare ka qenë shfaqur vazhdimisht në historinë e vendit, por një nga shembujt më të shquar ishte ai u bë i njohur për një degë të popullit Shqiptar të përfaqsuar prej Suliotëve, kur ato u rrethuan prej Ali Pashës më 1792. Suliotët formonin një bashkim gjysëm të pavarur që përmblidhte 66 fshatra, të cilët i përkisnin rrethinave të Margaritit, Paramithisë dhe Janinës. Deri në kohën e Ali Pashës, ata ishin krenarë për rregullsinë e pagesave të detyrimeve që i bënin Portës. Por kurthet e mashtruesit plak Ali, i cili dëshironte t'i kishte të gjithë kalorësit e Sulit dhe të ardhurat e tyre në duart e tij të pangopura, shpejt shkaktuan kryengritjen e popullit. Dhe kështu suliotët nisën luftën e tyre të gjatë dhe të lavdishme kundër fuqive shumë herë më të mëdha të Pashait të famshëm.

                Me anë të lojrave të dyfishta, i të cilave ai ishte një mjeshtër i përsosur, Pashai lidhi fillimisht në fuqinë e tij Xhavellën, një nga kryetarët e Suliotëve, dhe pastaj rrethoi Sulin. Kështu, ai u përpoq që me ryshfete ta bindte Xhavellën të tradhëtonte Sulin. Këtu mashtrimi u çiftëzua: Sulioti i zgjuar u duk se pranonte t'i bindej Pashait dhe bile la djalin e tij, Foto, në duart e Ali Pashës si peng. Ai u nis për në Sul në dukje se po e tradhëtonte atë, por pa arritur akoma atje ai i dërgoi një letër kundërshtimi Pashait.

                Atëhere, Aliu sulmoi Sulin dhe ishte pikërisht këtu që heroizmi i grave Shqiptare u bë kaq i dukshëm. Mosko, gruaja e Xhavellës dhe e ëma e Fotos, tregoi mrekullitë e vlerave të saja gjatë rrethimit. Ajo shqeu me sëpatë të vogël disa kuti fishekës, ia ngarkoi ato edhe grave të tjera, dhe u sulën drejt llogoreve për t'i shpërndarë ato tek Suliotët. Aliu kërcënoi se do ta piqte të gjallë djalin e saj Foto, por ajo iu përgjigj se ajo ishte e re dhe mund të lindte fëmijë të tjerë, dhe se ajo më mirë të hante mish të pjekur të djalit të saj se sa të tradhëtonte vendin e saj. (Blackwood's Magazine)

 

                The New York Times

                8 Shkurt 1880


Për të parë shkrimin në origjinal botuar tek The New York Times më 8 Shkurt 1880 klikoni në linkun e mëposhtëm

NYTimes
BRAVE WOMEN
February 8, 1880, Wednesday

The extraordinary courage of the Albanian women has been displayed over and over again in the history of the country; but one of the most celebrated instances was that recorded of the branch of the Albanian people represented by the Suliotes, when they were besieged by Ali Pasha in 1792.

Click VIEW FULL ARTICLE in this link...

http://query.nytimes.com/gst/abstrac...B466838B699FDE

 

 

 

                Shënim shoqërues dhe lindja e shtetit shqiptar

 

                                Revista Blackwood's Magazine ishte një revistë Britanike me qendër në Skoci, e cila periudhën e saj të botimit e pati në vitet 1817-1980 dhe fillimisht quhej Revista e Përmuajshme e Edinburgut (Edinburgh Monthly Magazine). Në kohën e botimit të këtij shkrimi në gazetën The New York Times, qarku i Sulit, në përbërje të Çamërisë, ishte pjesë e Vilajetit osman të Janinës. Ashtu si pohon edhe revista amerikane TIME e datës 26 Gusht 1940, Çamëria i merret Shqipërisë me pushtimin e Janinës prej ushtrise greke më 6 Mars 1913.

 

                Kryengritjet shqiptare kundër Perandorisë Osmane dhe më pas shpallja e Pavarësisë Shqiptare i prishën planet e shteteve grabitqare dhe balancat e fuqive të mëdha në Europën Juglindore. Si rrjedhim u ndezën dy luftra ballkanike dhe më pas Lufta e Parë Botërore.

 

                Lufta e Parë Ballkanike (8 Tetor 1912 - 30 Maj 1913) filloi me sulmet e Serbisë, Greqisë e Bullgarisë kundër Perandorisë Osmane dhe mbaroi me firmosjen e Traktatit të Konferencës së Paqes të Londrës. Kjo konferencë filloi punimet me 16 Dhjetor 1912 duke patur si shkak shpalljen e Pavarësisë Shqiptare më 28 Nëntor 1912 dhe në fund njohu pushtimet e bëra nga Serbia, Greqia e Bullgaria dhe Pavarësinë e Shqipërisë.

 

                Lufta e Dytë Ballkanike (16 Qershor 1913 - 10 Gusht 1913) filloi kur Bullgaria, e pangopur me pushtimet e saja, sulmoi Serbinë e Greqinë dhe mbaroi me firmosjen e Traktatit të Bukureshtit. Bullgaria e sulmuar edhe nga Rumania e Perandoria Osmane dorëzohet dhe humb atë që pat fituar gjatë Luftës së Parë Ballkanike.

 

                Kufinjtë e sotëm të Shqipërisë zyrtare u përcaktuan nën kujdesin e Britanisë, Francës, Austrisë, Rusisë, Gjermanisë dhe Italisë me Protokollin e Firences më 17 Dhjetor 1913. Para e pas kësaj date, Greqia edhe u përpoq të gjente përkrahje nga shtetet Europiane për rishikim kufiri edhe organizoi fshehurazi shqiptarë të greqizuar të ngrinin krye kundër shtetit Shqiptar, që qeverisej prej Komisionit Ndërkombëtar të Kontrollit, me qendër në Durrës dhe kryetar princin Gjerman William of Wied. Përkrahja Greqisë për këtë gjë nuk i erdhi dhe një arësye për këtë mund të gjehet tek fjalimi në Dhomën e Ulët të Parlamentit Britanik më 8 Maj 1913 nga Walter Guiness, i cili tha: "Greqia po kërkon territor në Shqipërinë e Jugut ku raca Shqiptare është shumicë absolute".

 

                Në Shkurt 1914, këto gjashtë fuqi të mëdha Europiane i bënë të ditur Greqisë se shumica e ishujve të Detit Egje do t'i jepeshin asaj më kusht që ajo të tërhiqte ushtrinë pushtuese nga Shqipëria e Jugut brenda muajit Mars 1914 dhe ta respektonte shtetin Shqiptar. Por nën nxitjen e drejtpërdrejtë të Greqisë (në dukje zyrtarisht asnjanëse), grekërit në Jug të Shqipërisë me në krye priftërinjë e tyre deklaruan më 28 Shkurt 1914 se formonin një të vetëquajtur "Republikë Autonome të Epirit të Veriut, e cila përmblidhte Himarën, Gjinokastrën, Sarandën dhe Delvinën". Kryetar i saj u emërua Gjergj Kristaq Zografo nga Lunxhëria, i cili më 2 Mars 1914 në Gjinokastër ligjëroi se "është e pamundur të vihemi nën zgjedhën e një populli barbar...".

 

                Në fund të Marsit 1914, qeveria shqiptare kërkoi nga Fuqitë e Mëdha ta detyronin Greqinë të t'i jepte fund masakrave në Shqipërinë e Jugut. Theksi u vu në faktin se ndërsa në dukje ushtria greke po largohej prej Shqipërisë së Jugut, në fakt ajo edhe po lente mbrapa banditë të organizuar e të armatosur prej saj edhe po iua ndërronte veshjet ushtarëve të saj për t'i rreshtuar me "ushtrinë e Epirit të Veriut". Me qëllim që t'i jepte sa më parë fund shkretimit dhe të sillte paqen në Jug të Shqipërisë dhe në kushtet e një shteti shqiptar akoma me kërthizë të lidhur, Komisioni Ndërkombëtar i Kontrollit luajti lojën e bisedimeve, të mbajtura në Korfuz, me grekërit e "Epirit të Veriut". Frika, se nëse përfundimet e këtyre bisedimeve të zhvilluara në Korfuz nuk do ishin të kënaqshme do të shkaktonin pushtimin e Shqipërisë së Jugut prej trupave Italiane dhe Austro-Hungareze, bëri që një marrëveshje (që mund të njihet edhe me emrin si Protokolli i Korfuzit) të firmosej më 17 Maj 1914. Me këtë iu jepej garanci grekërve të "Epirit të Veriut" se "kryetarët e bashkive të qyteteve kryesore të ishin të krishterë ortodoksë, që grekërit të mos thërriteshin në ushtri dhe të kishte liri fetare e arsimore për ta", por gjithmonë duke ruajtur kontrollin e sipërm të qeverisë shqiptare.

 

                Lufta e Parë Botërore (28 Qershor 1914 - 11 Nëndor 1918) filloi me vrasjen në Sarajevo të nën-mbretit Franc Ferdinand të Austrisë nga një serb dhe mbaroi me nënshkrimin e armpushimit prej ushtrisë gjermane. Në kohën e shpërthimit të Luftës së Parë Botërore, Shqipëria zyrtare praktikisht nuk kishte qeveri qëndrore dhe Princi William of Wied u detyrua të largohej nga Shqipëria në Shtator 1914. Ushtria greke pushtoi përsëri Shqipërinë e Jugut më 27 Tetor 1914 dhe "qeveria e përkohshme e të ashtëquajturës republikë autonome të Epirit të Veriut" bëri të ditur se nuk do egzistonte më sepse kështu qëllimet e vërteta të saja ishin arritur. Shqipëria e Jugut mbeti e pushtuar prej ushtrisë greke deri në vitin 1915 kur u shtynë prej ushtrisë italiane.

 

                Perandoria Austro-Hungareze zyrtarisht mori brenda saj më 1909 Bosnje-Hercegovinën, të cilën e pat pushtuar që më 1878 dhe ndërkohë u bë edhe garantore e Pavarësisë së Shqipërisë më 1912. E dehur nga pushtimet e dy luftrave ballkanike dhe me ëndrën për një Serbi të Madhe ku të përfshihej edhe Bosnja-Hercegovina, nën nxitjen e mbështetjen e Rusisë, duke parë të bllokuar daljen në Adriatik prej një Shqipërie të pavarur, Serbia sulmoi Shqipërinë dhe kreu vrasjen e nën-mbretit Franc Ferdinand. Austro-Hungaria kërkoi që Serbia të largohej nga Shqipëria dhë njëkohësisht të mbahej përgjegjëse për atentain e kryer. Kjo përplasje, në dukje diplomatike, midis Austro-Hungarisë të mbështetur nga Gjermania dhe Serbisë të mbështetur nga Rusia ndezi fitilin e Luftës së Parë Botërore dhe Shqipëria zyrtare nga shesh u bë përshesh prej ushtrive të huaja.

 

                Konferenca e Paqes në Paris (18 Janar 1919 - 21 Janar 1920) u mbyll në fund me themelimin e Lidhjes së Kombeve. Në këtë konfernecë u bënë përsëri përpjekje për ta qethur Shqipërinë e mbetur, por ndërhyrja e Presidentit Amerikan Woodrow Wilson (1856-1924), i sqaruar nga shqiptarë dhe miqtë e tyre, e shpëtoi Shqipërinë e sotme dhe i ashtëquajturi "Protokolli i Korfuzit" i vetëzhvlersuar më parë u mohua përfundimisht (rebus sic stantibus).

 

                (Një botim i përdorur: Edith Pierpont Stickney, Southern Albania 1912-1923, Stanford University Press, 1926)

 

 

Saimir Lolja

 

 

 

 

Gratë Suliote. Pikturë e vitit 1827 nga Ary Scheffer (1795-1858), që përshkruan vetvrasjen heroike të grave Suliote, e njohur si Vallja e Zalongos, gjatë luftrave Suliote. Muzeu i Luvrit në Paris, Francë.

 

 

Saimir Lolja


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Vrasja e Xhon Ficxherald Kenedit: Në filmim ndërshihet Osvaldi (11.23.2009)
HERMAN VAN ROMPUY - PRESIDENI I EVROPËS (11.21.2009)
Lady Gaga deri tek Bad Romance (11.17.2009)
Samantha Tubman, asistentja gjeni e Presidentit Obama, që vlen sa një ushtriNga DAN ZAK, Washington Post (11.15.2009)
DUKE IA VËNË VESHIN HISTORISË SË SARAH PALINNga MOKOTO RICH dhe KATE ZERNIKE, New York Times (11.13.2009)
TREGIMI: Unë, grupi im shoqërues dhe ndjesia e vetmisëNga ROBERTO SAVIANO (11.08.2009)
SHPIRTËRAT BINJAKË TË KINEMASËNga MARK HARRIS, New York Times (11.04.2009)
Racizmi në SHBA një vit pas ardhjes së Obamës (10.27.2009)
Diplomatët: Iranit i duhen 18 muaj për bombën atomike (10.26.2009)
PAQJA QOFTË ME JU -Intervistë e The New York Times me Presidentin e Komitetit Norvegjez të Nobelit për Paqe (10.25.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart�]