VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Taiger Udsin e mori në qafë gruaja apo e shpëtoi gruaja?
E Shtunë, 11.28.2009, 04:45pm (GMT1)

 

Duke iu referuar disa mediave tabloide amerikane, Corriere della Sera, shkruan se Tiger Woods e ka pësuar aksidentin e mbrëmshëm, ndoshta, nga një grindje xhelozie me gruan, e cila kishte marrë vesh se ai kishte një marrëdhënie jashtëmartesore.

 

Por çfarë i ka ndodhur në të vërtetë golfistit Tiger Woods? Një incident banal rrugor, siç tregon familja? Apo ka mbetur i plagosur pas një grindjeje të çmendur me të shoqen pas një historie tradhtie? Në të dyja rastet, gjithsesi, është bashkëshortja, ish modelja Elin Nordegren, që ka pasur një rol qendror. Versioni i parë. Woods del nga shtëpia me një veturë Suv (sportive) të fuqishme dhe vetëm pak metra pas nisjes shkon dhe përplaset në një hidrant dhe një një pemë pranë vilës së tij në Orlando (Florida). Gruaja dëgjon zhurmën sipas policisë përdor një shkop golfi për ta thyer xhamin e derës. Ia arrin ta "lirojë" burrin. Patrulla e parë që arrin e gjen kampionin e golfit të shtrirë në tokë pa ndjenja dhe me plagë në fytyrë. E gjitha ndodhi në orën 2:25 të natës, por lajmi është përhapur vetëm pas 12 orësh, kur tashmë Woods ishte trajtuar dhe ishte lëshuar nga spitali. Një vonesë e shpjeguar nga autoritetet me motivin e privacy.

 

Versioni i dytë. Para pak ditësh një tabloid botonte deklaratat e Rachel Uchitel, një bjonde e hatashme e cila jeton duke organizuar festa. Ajo ka thënë se kishte qenë shumë herë në shtrat me Tiger. Kur gruaja ka lexuar historinë vijon versioni i dytë kërkon shpjegime nga Tiger. Ballafaqimi shndërrohet në ndeshje. Elin merr një shkop golfi si arma më e "mirë" për t'u hakmarrë dhe godet të shoqin. Historia e incidentit do të ishte kështu një mbulesë. Policia në raportin e saj të parë e ka përjashtuar që Woods të ketë qenë i dehur në timon dhe ka saktësuar se vetura, një Cadillac Escalade gjigante, ecte shumë ngadalë në momentin e incidentit. Veçanësi tjetër: pse lindte nevoja e hapjes së pasme për të "liruar" të gjorin Tiger, nisur nga fakti që vetura vetëm ka ndeshur hidrantin dhe pemën? Vështirë të mendosh se asnjë katër dyert e Escalade një autoblindë nuk hapje.

 

Kurioziteti tjetër: ku po shkonte në dy e gjysëm të natës një sportist si Tiger? Ekspertët e çështjeve ligjore shtojnë se në Florida dhuna në familje trajtohet shumë ashpër. E pra nëse dilte se ka qenë një agresion, policia mund ta kishte denoncuar çiftin ose vetëm ish modelen Elin. Por mosbesuesit kanë lënë të kuptohet se autoritetet, tani për tani, janë krejt në anën e sportistit. Dhe e kanë vënë në pah historinë e incidentit, ndonëse nuk i kanë përjashtuar mundësitë e tjera. Ata që nuk besojnë në thashethemet, thonë se është hera e parë që Woods përbën lajm jashtë fushës green e shtojnë se publikimi i të fshehtave nga tabloidët e kanë shqetësuar shumë kampionin.

 

Nga ana e saj, mbretëresha e gosipeve VIP, revista People, mbështet versionin se e shoqja e Tiger Woods e ndihmoi atë të dilte nga vetura. Elin Nordegren, shkruan People, përdori shkopin e golfit të të shoqit për ta shpëtuar nga vetura të cilën ai po e ngiste në orët e para të mëngjesit, një ditë pas Thanksgiving, pra Festës së Falënderimeve.

 

Oficerët e policisë të Windermere ishin të parët që u paraqitën në skenën e ngjarjes, e cila ndodhet fare pranë shtëpisë së golfistit, në Islesworth, Florida, sipas shefit të Windermere Daniel Saylor.

"Kur shkuam atje ai ishte shtrirë në rrugë," tha Saylor për PEOPLE. "Gruaja e tij kishte thyer dritaren e pasme me një shkop golfi për ta nxjerrë atë nga vetura."


Saylor nuk e di se si Nordegren ia arriti ta nxjerrë të shoqin jashtë, por ajo ishte e vendosur në veprimin e saj. "Ajo përdori dy shkopinj golfi," tha Saylor. "Njëriu iu thye dhe e përdori tjetrin."

Woods, 33 vjeç, fillimisht goditi hidrantin dhe pastaj u përlas në pemë, sipas dy patrulluesve të Windermere, të cilët arritën të parën në skenë.

"Kur ata arritën atje, vunë re se ai kishte një çarje në buzën e sipërme e atë të poshtëme dhe gjak në gojë. Ai ishte pa ndjenja," tha Saylor.

Oficerët Jason Sipos dhe Branson McDonald e trajtuan Woods përpara se të arrinte ambulanca arrived. Oficeri McDonald është ndihmësmjek dhe filloi të japë ndihmën e parë. Ata u muarën me Woods nja 10 a 15 minuta para se të arrinte sherifi i kontesë dhe ambulanca.

"Ata po I qëndronin pranë sepse ai përpiqej të lëvizte dhe prapë binte pa ndjenja," tha Saylor. "Ata e mbanin kokën e tij stabël dhe nuk e lejuan të lëvizë."

Patrulla e Autostradës e Floridës është duke e hetuar përplasjen, e cila ndodhi jashtë shtëpisë së Woods shkruan më tej Peopel. Deri tani nuk është ngritur ndonjë padi. Është e paqartë se çfarë po bënte Woods jashtë shtëpisë në atë orë, vë dyshimin People./Elida BUÇPAPAJ
Elida Buçpapaj


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.