E Premte, 03.29.2024, 09:25am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
Chelsea Clinton është fejuar
E Hënë, 11.30.2009, 06:51pm (GMT+1)

 

 

 

Chelsea Clinton është fejuar bën të ditur ABC News - e verën e ardhshme do të marohet me të fejuarin e saj të një kohe të gjatë Marc Mezvinsky.

Të dy kanë shpallur fejesën me një email dërguar mediave amerikane: 'nuk jemi martuar verën që shkoi, por do të martohemi dhe shpresojmë se do ta kremtoni bashkë me ne'. Verën e shkuar mediat hamendnin se Chelsea Clinton do të martohej në fund të gushtit në ishullin e Martha's Vineyard në liqenin e Massachusetts-it.

 

Chelsea Victoria Clinton (lindur më 27 shkurt 1980) është bija dhe fëmija e vetme e ish gurvernatorit të Arkansasit e Presidentit të SHBA Bill Clinton dhe ish senatores, Zonjës së Parë e aktualisht Sekretare e Shtetit e SHBA, Hillary Rodham Clinton.

 

Vitet e hershme

 

Clinton lindi në Little Rock, Arkansas. Emri i saj u frymëzua nga dobësia që kishin prindërit për regjisrtimin e vitit të 1969 nga Judy Collins 1969 të këngës së Joni Mitchell, "Chelsea Morning".

 

Clinton është përshkruar si një fëmijë e pjekur para kohe. Ajo shkëlqente që fare e vogël në komunikimin me të rriturit dhe zgjuarsinë e saj e dëshmoi edhe në rezultatet shkollore. Dhe prindërit e saj e nxitën shkëlqimin e saj në mësime. I ati e mbante në tavolinën e tij të punës kur ishte guvernator i Arkansasit dhe ajo i përgatiste mësimet e detyrat. Në Little Rock ajo mbaroi shkollën fillore, ciklin e lartë të tetëvjeçares dhe shkollën e mesme. Në këto vite ajo luante volejboll, letrash, ping pong e tjerë. Ajo u bë vegjeteriane.

 

Adoleshente në Shtëpinë e Bardhë

 

Clinton shkoi në Shtëpinë e Bardhë ditën e përurimit të parë të babait të saj, më 20 janar 1993, kur ajo ishte 12 vjeçe. Në Washington, D.C. ajo vijoi Sidwell Friends School. Ajo meritoi vlerësime të larta në shkollën e lartë. Ndërkohë shtoi interesimine saj për kërcimin, që e kishte pasur dhunti qëkur ishte e vogël. Që në shkurt 1999, pak para shqyrtimit në Senat për shkarkimin e të atit, ajo zuri vend në krye të revistës People. Kjo e shqetësoi Familjen e Parë dhe Shërbimin Sekret. Ajo mori përgjegjësitë e së ëmës si mikpritëse në shtëpi, kur Hillary filloi garën për në Senat më 2000, në vijim të presidencës së babait, që mbaroi mandatin e dytë më 20 janar 2001.

 

Jeta pas presidencës së babait

 

NëStanford University, ku Clinton bëri studimet paradiplomike, ajo tregoi interes të madh në kimi, sidomos në mjekësi, para se të prirej ndaj historisë. Filmi Chasing Liberty (2004) thuhet të jetë frymëzuar nga një fotografi e Clinton në një ndeshje basketbolli në Stanford. Më 2001 ajo u diplomua në Stanford; tema e diplomës ishte Marrëveshja e Belfastit në Irlandën Veriore më 1998. Ajo shkoi të marrë master në Oksford, për marrëdhëniet ndërkombëtare.

 

Më 2003, Clinton u bashkua në firmën këshillëdhënëse McKinsey & Company në New York City, New York; ku ishte më e reja në moshë. Më 2006 u largua që andej dhe shkoi në Avenue Capital Group, një fond avokatie drejtuar nga Marc Lasry, një dhurues për çështjen demokrate dhe përkahës i familjes Clintons. Ajo shërbeu në bordin e School of American Ballet dhe ishte mbledhëse fondesh dhe pjesëtare e Clinton Foundation të babait. Në nëntor 2006, kur votohej për të ëmën në rizgjedhjet për Senat, ajo, nga banesa në Nju Jork, zbuloi se emri i saj nuk figuronte në listën e votimeve. Ajo u lejua të votonte me një dokument të veçantë. Aktualisht Clinton studion Politikën e Shëndetit dhe Menaxhimit në Mailman School of Public Health të Universitetit Columbia./Elida Buçpapaj
Elida Buçpapaj


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Taiger Udsin e mori në qafë gruaja apo e shpëtoi gruaja? (11.28.2009)
LUFTËRAT FETARENga NICHOLAS D. KRISTOF, New York Times (11.27.2009)
Lideri i Alternativës Kombëtare flet për "24 orë"Intervistoi: Naser Pajaziti (11.26.2009)
LAVDIA SHQIPTARE NË MEDIAT DHE ARTIN BOTËRORNga SAIMIR LOLJA (11.24.2009)
Vrasja e Xhon Ficxherald Kenedit: Në filmim ndërshihet Osvaldi (11.23.2009)
HERMAN VAN ROMPUY - PRESIDENI I EVROPËS (11.21.2009)
Lady Gaga deri tek Bad Romance (11.17.2009)
Samantha Tubman, asistentja gjeni e Presidentit Obama, që vlen sa një ushtriNga DAN ZAK, Washington Post (11.15.2009)
DUKE IA VËNË VESHIN HISTORISË SË SARAH PALINNga MOKOTO RICH dhe KATE ZERNIKE, New York Times (11.13.2009)
TREGIMI: Unë, grupi im shoqërues dhe ndjesia e vetmisëNga ROBERTO SAVIANO (11.08.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart�]