VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Majkëll Bolton: këndoj dashurinë vrasëse me Lady Gaga
E Enjte, 12.03.2009, 09:29am (GMT1)

 

Është cilësuar burri i bardhë me zë të zi, ka shitur 53 milionë albume, ka fituar dy Grammy e ka bashkëpunuar me Bob Dylan. Tani, pasi ka kënduar me Luciano Pavarotti, Placido Domingo, José Carreras, Ray Charles e BB King, Michael Bolton dueton me Lady Gaga, në Murder My Heart (Vrite zemrën time), përfshirë në albumin e 18të të artistit amerikan, One World One Love (Një botë një dashuri). "Një vit më parë tregon ai kam marrë një telefonatë nga Lady Gaga, nuk kisha dëgjuar të flitet për të kurrë. I thashë se po të bënim diçka bashkë, do të ish diçka që do të "˜zgjeronte' publikun tonë. Ajo atëherë sugjeroi "vrite zemrën time", kemi filluar që aty. Më thoshte se ishte fansja ime dhe, sapo e kam ndier muzikën e saj dhe zërin e saj, jam bërë edhe unë fansi i saj".

 

Tregon: "Kemi punuar dy ditë deri në gjashtë të mëngjesit. Ajo është Madonna e re, ka një energji të madhe, është një kantautore tejet e talentuar dhe ka të njëjtin qëndrim ndaj punës si unë: punon gjersa të arrijë rezultatin e paracaktuar. Nëse ke një talent, duhet ta shfrytëzosh, duhet të punosh. E kemi mbaruar këngën në Londër dhe në darkë nëna e saj më ka thënë se ishte në hall për bijën e saj. I kam thënë "nuk asnjë arsye për të qenë në hall për të ardhmen e vajzës sate. Lady Gaga ka atë që i shërben një artsiteje për të çarë në botën e ashpër të show-business-it: ide të qarta dhe zjarrin brenda". Por nga Pavarotti te Lady Gaga ka një ndryshim të madh: "Big Luciano më ka mësuar se në jetë duhet gjithçka - shton për ta vënë në shërbim e për ta bërë të frutshëm talentin tënd. Më thoshte 'e di se ke studiuar për tenor'. I kam thënë "˜jo, kam studiuar vetëm ty'. Kur punon pranë talenteve si Dylan e Pavarotti ke emocione, provon shumë respekt". Ka kompozuar për Barbra Streisand, Kiss, Kenny Rogers e Patti Labelle, muzika e tij është kulmuar nga Jay-Z e Kanie West, ka shtrirë veten nga hard rock i fillimeve te soul e blues, nga lirika në pop tek jazz-i.

 

"Respekti i ndërsjellët dhe hapja ndaj të ndryshmes janë hapi i parë për të arritur rezultate befasuese. E ndryshueshmëria është një pjesë e madhe e albumit tim të ri," thotë ai duke folur për One World One Love, ku është edhe një ballinë e mrekullueshme e vitit 1987 e Terence Trent d'Arby (tani Sananda Maitreya), Sign Your Name, e The Best, bashkëfirmosur me njërin prej talenteve më të mëdhenj të R&B, Ne-Yo. Është midis tre artistëve, bashkë me Whitney Houston e Mireille Mathieu, të ketë marrë një kërkesë të përsëritur nga Sanremo, ku vitin e shkuar duetoi me Anna Tatangelo. Lidhur me një rikthim të mundshëm në festival, ai thotë: "Mund të vij edhe sivjet, ndoshta vitin e ardhshëm. Kur nxora albumin fillimisht në Itali kisha shitur 40 mijë kopje, pas festivalit shita 400 mijë. Prandaj nuk duhet nënvlerësuar pushteti i tij."

 

Përkushtuar prej shumë vitesh me Fondacionin e tij për të marrë në mbrojtje gratë dhe fëmijët kundër varfërisë dhe dhunës shtëpiake, Bolton ka tri vajza, dhe bën të ditur se e ka ndërprerë marrëdhënien e llahtarshme me Nicolette Sheridan të Desperate Housewives: "Jemi dy karaktere shumë të fortë. Pas 17 vitesh me të mund të them se jam singël."/Elida BUÇPAPAJ (http://www.ansa.it)
Elida Buçpapaj


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.