E Enjte, 04.25.2024, 10:39am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 

PËRPLASJA PËR KORFUZIN NË VITIN 1923

Nga SAIMIR LOLJA


E Shtunë, 12.12.2009, 08:16am (GMT+1)

 

 

Incidenti i Korfuzit i vitit 1923 ishte një krizë ushtarake e diplomatike midis Italisë dhe Greqisë. Shkaku qe përcaktimi i kufirit midis Shqipërisë dhe Greqisë, çështjen e të cilit e mori për ta zgjidhur Këshilli i Ambasadorëve të fuqive aleate. Ky nga ana e tij krijoi një komision që do të përcaktonte kufirin, i cili u autorizua edhe nga Lidhja e Kombeve për këtë gjë. Disa shtete, përfshirë edhe Italinë, dhanë trupa ushtarake që do ndihmonin komisionin të hetonte vendin dhe të vendoste. Më tej ngjarjet do jepen sipas shkrimeve të asaj kohe të marra nga revista amerikane TIME.

 

 

Çështja Italo-Greke: Një Sarajevë tjetër?

 

Revista TIME, 10 Shtator 1923

 

Veprimi. Një makinë ecën nëpër një rrugë të vetmuar mes pyejve në Greqi. Makina vinte ishte nisur nga Janina për të shkuar në Sarandë. Në makinë ndodhen anëtarët e Komisionit Ndërkombëtar të Përcaktimit të Kufirit midis Shqipërisë dhe Greqisë: Gjeneral Tellini, Major Scorti, Toger Conati, përkthyesi dhe shoferi. Makina ndalon para një barrikadë më pemë të rrëzuara. Breshëritë e plumbave nga të dy anët e rrugës i lënë të vdekur të pestë Italianët.Qeveria greke i shprehu Italisë keqardhjen e thellë për ndodhinë. Lajmet e vrasjes së të pestëve u përhapen në Italinë e fyer dhe shkaktuan demonstrata të dhunshme kundër Greqisë në tërë Italinë.

 

Ultimatumi. Kryeministri Musolini i lëshoi një ultimatum qeverise greke dhe kërkoi përgjigje brenda 24 orëve për: (1) Kërkim i thellë dhe zyrtar i faljes t'i bëhet qeverisë Italiane nëpërmjet ambasadës së saj në Athinë prej autoriteteve më të larta ushtarake. (2) Ceremoni funerale madhështore për viktimat e masakrës të bëhet në katedralen katolike të Athinës në prani të gjithë qeverisë greke. (3) Nderime për flamurin Italian të kryhen prej flotës greke në ujrat e Pireut në prani të Divizionit Detar Italian që do të shkojë atje për këtë qëllim. Nderimet të kryhen me 21 gjuajtje topash prej anijeve greke ndërkohë që mbajnë valëvisin flamurin Italian në direkët e tyre. (4) Një hetim i plotë të kryhet në skenën e masakrës prej autoriteve greke dhe në prani të përfaqsuesit ushtarak italian, Kolonel Perrone, për sigurinë personale të të cilit qeveria greke ka përgjegjësi të plotë. Ky hetim të kryhet brenda pesë ditëve pasi merren këto kushte. (5) Dënim me vdekje për të gjithë kryersit e krimit. (6) Dëmshpërblim prej 50 milion lirash italiane (2.5 milion USD) i dorëzuar brenda pesë ditëve nga marrja e këtij ultimatum. (7) Nderime ushtarake për trupat e oficerëve italianë kur ato të mbarten në anijet luftarake Italine për t'u dërguar në Itali. Në zbatim të Kushtit 3, një flotë Italiane është dërguar në Pire.

 

Përgjigja greke. Grekërit e morën ultimatumin Italian me urrejtje të flakët ndaj kushteve fyese të tij. Kryeministër Gonatas iu përgjigj Musolinit se qeveria greke pranon kushtet 1, 2, 3, 7 dhe i quan kushtet 4, 5, 6 si të papranueshme ngaqë ato cënojnë pavarësinë e Greqisë. Agjensia greke e lajmeve shkruante se "qeveria greke është gati të pranojë çdo kusht i cili përputhet me nderin e saj dhe përmban dëmshpërblime të arësyeshme, por nuk mund të pranojë kushte fyese të cilat janë të jashtëzakonshme në marrëdhëniet diplomatike". Qeveria greke tha gjithashtu se nuk ishte provuar se vrasësit ishin grekë dhe mohoi akuzën që krimi u krye nën hundën e autoriteve greke.

 

KORFUZI. Marrja prej Greqisë e ultimatumit Italian i fryu shumë zemëratës së popullit. Veprime të shumta dhune kundër grekërve ndodhën në tërë Italinë. Qeveria Italiane, e cila kishte vënë në lëvizje flotën në portin e Tarantos, nuk e pranoi përgjigjen greke dhe lëshoi ushtrinë detare drejt Korfuzit, një ishull grek në Detin Jon, në perëndim të Greqisë. Me të arritur atje, një kapiten detar Italian u dërgua në breg që të kërkonte dorëzimin e ishullit. Qeveritari grek tha se duhej të pyeste Athinën se si duhej të vepronte përpara se t'i përgjigjes kërkesës Italiane. Italianët nuk e pranuan këtë përgjigje dhe i dhanë vetëm 10 minuta paralajmërim popullsisë. Më pas flota Italiane e ndihmuar nga aerplanët bombardoi qytetin e Korfuzit duke shkaktuar 65 viktima dhe shkatërruar disa ndërtesa. Grekët nuk bënë rezistencë. Brenda një ore, trupat italiane zbarkuan dhe flamuri Italian u valëvit në kështjellën e Korfuzit. më pas vazhdoi pushtimi i ishujve pranë: Paho, Antipaho, Qefalonia, Samo. Qeveria Italiane vazhdoi të shtonte trupa në Kourfuz pas pushtimit. Doganat u kapën prej italianëve dhe qeverisë greke iu tha se duhejtë paguante për shpenzimet e pushtimit. Mbi 5000 ushtarë ishin në Korfuz, Paho, Antipaho, Qefalonia dhe Samo, ndërsa një pjesë e madhe e flotës italiane bashke më aeroplanmbajtëset, nëndetset, destrojerët dhe anijet ndihmëse patrullonin këtë rajon.

 

Shqipëria. Legata shqiptarenë Romë bëri të ditur se grekërit kryen krimin në rrugën e Janinës dhe biles është një gënjeshtër e ligët kur grekërit thonë  se krimin e kryen Shqiptarët.

 

Lutja tek Lidhja e Kombeve. Qeveria greke (ndërsa bënte të ditur se nëse detyrohej do t'i mbronte brigjet greke nga pushtimi Italian) udhëzoi delegatin e saj në Lidhjen e Kombeve, Nikolla Politi, t'i lutej Lidhjes së Kombeve në bazë të Neneve 12 e 15 të traktatit të saj, të cilët kushtëzonin ndërmjetsimin e një zënke. Neni 16, i cili kushtëzonte një trysni të bashkuar kundër një anëtari të Lidhjes së Kombeve që kishte zgjedhur luftën në kundërshtim me nenet e traktiti të saj, nuk u fut në përdorim.

 

Londër. Lajmet e pushtimit Italian u pritën me pak frikë në kryeqytetin Britanik. Shtypi në përgjithësi e mallkoi veprimin Italian. Komanda detare urdhëroi flotën e Mesdheut të përqëndrohej dhe të përgatitej për çdo rast. Ndërkohë qeveria britanike zyrtarisht vendosi besimin tk Lidhja e Kombeve. Një shënim iu dërgua Greqisë që të mbështetej tek Lidhja e Kombeve.

 

Paris. Qeveria e kryeministrit Raymond Poincare u detyrua nga rrethanat ta zhvendoste vëmendjen nga gumëzhinat e Ruhrit në shushuritjet Italo-Greke. Kryeministri Poincare u përpoq shumë që të pengontë një luftë duke u këshilluar me fuqitë e interesuara që ta ruanin gjendjen si ishte duke pritur vendimin e Këshillit të Ambaadorëve (dhe jo të Lidhjes së Kombeve). Ai gjithashtu i dërgoi një shënim këshillues Greqisë me  këtë qëllim. Në rast lufte, qëndrimi i Francës ishte i paqartë. Shtypi i Parisit ishte i ndarë për ktë ngjarje: gazetat që anonin në të majtë përkrahnin Greqinë, ato që anonin në të djathtë përkrahnin Italinë. Franca po vështronte situatën me ankth të madh.

 

Ententa e Vogël (Çekosllovakia, Rumania, Jugosllavia). Ishte një frikë se Greqia pat rënë në marrëveshje me Ententen e Vogël për ndihmë në rast lufte të saj me Italinë. Ishte një frikë gjithashtu se Jugosllavia do merrte vendim nëse pushtimi i Korfuzit ishte i drejtuar kundër saj. Çdo qëndrim i dhunshëm nga ana e Ententes së Vogël më siguri që do ta fuste Ballkanin në një trazim fanatik. Franca, si mbikqyrse e Europës Qëndrore, këshilloi "pritmëni dhe vrojtim"; prandaj qëndrimi i Ententes së Vogël ishte asnjanës. 

 

Veprimi i Lidhjes së Kombeve. Ky veprim u pengua nga kërcënimi i Italisë se do tërhiqte anëtarësimin nga Lidhja e Kombeve. Prandaj Lidhja e Kombeve parashtroi idenë që Italia dhe Greqia të dërgonin ankesat e tyre në Gjykatën Botërore. Greqia po e dëshironte këtë dhe kryeministër Musolini pritej të bintë dakort. Britania përkrahte zgjidhjen prej Lidhjes së Kombeve, porse Franca përkrahte Këshillin e Ambasadorëve.

 

Mbrojta italiane. Kryeministër Musolini deklaroi që pushtimi i Korfuzit ishte vetëm një masë paraprake dhe "jo një veprim lufte". Qëllimi ishte "të nxirrte dëmshpërblimet prej Greqisë dhe të siguronte pranim të përgjithshëm të kushteve të ultimatumit" e asgjë më shumë. Kryeministri pastaj tha se Italia do t'i qëndrojë çdo kërkese që ka bërë. Pozita e tij kishte mjaft përkrahje nga populli, siç tregohej prej mesazhit të Veteranëve të Luftës I Botërore në Venecie: "Me gjëmimin e parë, ne do jemi me ju, Komandant".

 

Lutja tek aleatët. Qeveria greke, në një letër ku i përgjigjes letrave të aleatëve të ndryshëm, lutej për formimin e një komisioni të posaçëm për të kërkuar vrasësit, dhe hidhte mendimin që përfaqsues të Britanisë, Francës e Italisë të autorizoheshin për hetime në të dy anët e kufirit Shqiptaro-Grek. Letra përmbante një pjesë të shkruar ku thuhej se qeveria mbante të drejtën të merrte dëmshpërmblime prej Italisë për pushtimin e Korfuzit. Lajmet nga Athina përshkruanin popullsinë e Greqisë në gjendje zemërimi të lartë. Tërë shtypi grek mbështeste qeverinë. Ndërkohë që nuk shënohej ndonjë veprim ushtarak i Greqisë kundër Italisë.

 

Rruga e Murit (Wall Street). Biznesi i madh në Rrugën e Murit e pa situatën italo-greke me buzëqeshje. U vu në dukje se më 1914 tregjet financiare ndërkombëtare fluturuan lart nga gëzimi kur kërkesat Europiane për hua u rritën. Gjendja e tanishme e tregut ishte praktikisht e pa ndikuar prej ultimatumit Italian dhe hua nuk ishin kërkuar për Italinë prej bankierëve të Amërikës dhe Europës (përfshirë edhe ato italianë). Meqenëse Italia nuk mund t'i hyjë luftës pa para, mendohej se Italia nuk ishte duke planifikua ndonjë ofensivë ushtarake.

 

 

 

Çeshtja Italo-Greke: Thëngjijtë që po shuhen

 

Revista TIME, 17 Shtator 1923

 

Pushtimi. Forcat italiane nën komandën e Admiral Bellinit, Qeveritar i Kurfuzit, futën nën zotërim edhe ishujt Merlera, Fani dhe Mathraki. Përforcime të tjera u dërguan në Korfuz duke e çuar numrin e ushtarëve në 8000 vetë.

 

Liqeni Italian. Me pushtimin e Korfuzit, përballë Shqipërisë së Jugut, italianët në mënyrë strategjike, qoftë edhe e përkohshme, realizuan ëndrrën e kthimit te detit Adriatik në një liqen italian. Italia,  që zotëronte tërë gadishullin Istria në Veri, me pushtimin e Korfuzit bllokonte Ngushticën e Otrantos në Jug. Domethënë, ajo mund të kontrollonte praktikisht tërë tregtinë jugore të Europës Qëndrore, e cila rridhte nëpërmjet porteve të Triestes dhe Fiumes.

               

Britania. Ishujt e Jonit i përkisnin Republikës Veneciane në shekullin XVIII. Sipas traktatit të paqes të Campo Formio të nënshkruar më 17 Tetor 1797 prej Napolon Bonapartit fitimtar dhe Kontit Ludëig von Cobenzl që përfaqsonte Austrinë, Republika e Venedikut u nda midis Francës dhe Austrisë dhe ishujt e Jonit i kaluan Francës. Më vonë, gjatë luftravë më Napolon Bonapartin, Britania i pushtoi ishujt e Jonit dhe i mbajti deri më 1863 kur ia kaloi Greqisë, por duke marrë parasysh rëndësinë detare të ishullit të Korfuzit ky i fundit u garantua nga fuqitë e kohës të ishte asnjanës. Italia, e cila në atë kohë nuk ishte akoma vend i bashkuar (në vitin 1871 gjykohet i përfunduar, ndonëse bashkimi themelor zyrtarisht ndodhi në 17 Mars 1861), nuk mundej të nënshkruante këtë garanci. Nga pikëpamja britanike, Italia e kishte thyer asnjanësinë e Korfuzit; prandaj qeveria britanike paralajmëroi italinë se nëse nuk do ishte në egzistencë Lidhja e Kombeve, Britania do ta kishte sulmuar. Për këtë qëllim, Britania vendosi një pjesë të flotës së saj në shërbim të Lidhjes së Kombeve.

 

Këshilli i Ambasadorëve. Me qendër në Paris, ky këshill trashëgon funksionet e Këshillit të Sipërm (që fuksionoi gjatë dhe pas Luftës I Botërore) dhe përbëhet nga Ministri Frances i Punëve të Jashtme (konkretisht nga Kryeministri Poincare) dhe ambasadorët e fuqive aleate (Perandorisë Britanike, Italisë, Belgjikës, Japonisë) që ishin me qëndrim në Republikën Franceze; Amerika ishte me statusin e vëzhguesit. Ky Këshill, që funksionoi deri në vitin 1931, i dërgoi Greqisë "kushtet e dëmshpërblimit", të cilat ishin pothuaj të ngjashme me kërkesat e ultimatumit Italian. Vrasja afër Janinës ishte moralisht një goditje kundër Këshillit të Ambasadorëve që pat krijuar Komisionin e Përcaktimit të Kufirit Shqiptaro-Grek, dhe kjo spjegon deri diku përputhjen e kushteve që vendosi ky Këshill me pikat e kërkesës së ultimatumit të Italisë.

 

"Fitorja Greke". Qeveria greke (e cila pat mohuar plotësisht Pikat 4, 5, 6 të ultimatumit Italian) pranoi kushtet e Këshillit të Ambasadorëve por këmbënguli që Italia të largohej prej Korfuzit menjëherë. Qeveria greke i quajti kushtet e Këshillit të Ambasadorëve një "fitore greke", duke nënkuptuar se zgjidhjet ndërkombëtare të kësaj zënke nuk cënojnë pavarësinë e Greqisë. Një shpërblim prej një milion dhrahmish (5000$) u bënë gati për informacionin mbi vrasësit.

 

"Fitorja Italiane". Italia i quajti kushtet e e Këshillit të Ambasadorëve si një "fitore të madhe" dhe u duk e kënaqur me veprimin e Këshillit të Ambasadorëve. Kuptohej se Italia do e mbante të pushtuar ishullin e Korfuzit dhe të tjerët ngjitur derisa pagesa e dëmshpërblimit të kryhej prej Greqisë, gjë që nuk bëhej derisa Komisioni i Hetimit të paraqiste raportin e tij dhe Këshilli i Ambasadorëve të caktonte shumën e parave.

 

 

Çeshtja Italo-Greke: Greqia bie dakort

Revista TIME, 24 Shtator 1923

 

Largimi. Duke e mbajtur të pushtuar ishullin e Korfuzit që prej tre javësh, Italia bëri të ditur se do të largohej deri kur të plotësoheshin kënaqshëm kërkesat e Këshillit të Ambasadorëve.

Dëmshpërblim i pjesshëm. Qeveria greke plotësoi pjesërisht kushtet e Këshillit të Ambasadorëve. Skuadroni detar italian, i shoqëruar nga anijet luftarake britanike dhe franceze, u përshëndet në Pire. Shërbesa përkujtimore për viktimat afër Janinës u mbajt në Athinë në prani të anëtarëve të qeverisë greke. Nderime ushtarake u kryen për trupat e të vrarëve kur u dërguan për në Itali. Për kushtet e tjera, Greqia pret raportin e Komisionit të Hetimit. Lajmet e javës së shkuar raportonin se një financier e tregtar i madh armësh, Basil Zaharoff, i kishte dhënë qeverisë greke 50 milion lirat me qëllim plotësimin e kërkesës së  ultimatumit italian.  

 

Çeshtja Italo-Greke: muzikë e shopenit

Revista TIME, 01 Tetor 1923

 

Trupat e ushtarëkëve të vrarë arritën më tren të posaçëm në Romë dhe u pritën nga përfaqsuesit e mbreiti dhe zyrtarë të tjerë të lartë. Qyteti ishte në zi, flamujt në gjysëm shtizë, kordelet e zeza shiheshin n ëtërë qytetin, dyqanet u mbyllën, turma të mëdha njerëzish u grumbulluan përgjatë rrugëve ku kalontë kortezhi. Trupat u vendosën në Kishën e Apostujve të Shënjtë, mbi derën e së cilës ishte vendosur një mesazh nga Musolini: "Mëmëdheu nderon me keqardhje dhe krenari fëmijët e saj, të cilët ranë për të, duke e ngritur atë edhe një herë më shumë në parajsën e lavdisë".

 

 

Çeshtja Italo-Greke: Përfundimi

Revista TIME, 08 Tetor 1923

 

 

Dëmshpërblimi. Në pajtim me kërkesat e Italisë dhe Këshillit të Ambasadorëve në Paris, Greqia depozitoi në Bankën Kombëtare Svicerane të 50 milion lirat e kërkuara. Kjo shumë iu pagua Italisë me urdhërin e Ambasadorëve, të cilët arritën në përfundim se Greqia nuk e kishte përfillur zbulimin e vrasësve të misionit italian në përbërje të Komisionit Ndërkombëtar të Përcaktimit të Kufirit Shqiptaro-Grek. Pas marrjes së dëmshpërblimit, Italia u tërhoq nga ishulli i Korfuzit dhe ishujt e tjerë pranë.

 

 

Lajme të Jashtme: Marrëdhëniet me rusinë

Revista TIME, 10 Dhjetor 1923

 

 

Fashizmi, megjithëse i shquar kundër bolshevizmit, lëshoi lavdërime për qeverinë sovjetike. Nga ana tjetër, bolshevizmi, ndonëse kundërshtar i fortë ndaj fashizmit, e ngriti në qiell me lavdërime regjimin e Musolinit. Vetë Musolini tha: "Mirëkuptimi midis Italisë dhe Rusisë është i shkëlqyer. Gjatë incidentit të Korfuzit, shtypi rus ishte i vetmi shtyp në tërë botën që qe mirëdashës drejt Italisë. Prandaj, qeveria italiane nuk ka ndonjë pengesë për ta njohur zyrtarisht qeverinë e tanishme ruse. Ne duhet t'i shohim gjërat nën dritën e dobisë kombëtare. A do ishte e dobishme për Italinë ta njohë qeverinë ruse? Unë mendoj se po. Prandaj i drejtohem kështu Rusisë: Qeveria italiane e njeh fuqinë tuaj, por ju si kthim duhet të bëni akoma më shumë; ju duhet të na jepni traktat të mirë tregtar; ju duhet të na furnizoni me lëndë të para".

 

 

                Saimir Lolja

 

                Gazeta Republika

                9 Dhjetor 2009
Saimir Lolja


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
"Ne ishim fëmijët e monstrave"Nga EDWARD CODY, Washington Post (12.10.2009)
Alpioni: Kush e tradhtoi Nënë Terezën? -Feja dhe Mosbesimi në Postmodernizëm (12.09.2009)
James F. Brown, Shefi i Radios Evropa e Lirë vdiq në moshën 81 vjeçareNga DENNIS HEVESI (12.07.2009)
Sarah Palin në barkun e bishave (12.06.2009)
I KUJT ËSHTË SARI TANI?Nga MAUREEN DOWD, New York Times (12.04.2009)
Majkëll Bolton: këndoj dashurinë vrasëse me Lady Gaga (12.03.2009)
Roman Polanski del nga burgu të premten (12.02.2009)
Chelsea Clinton është fejuar (11.30.2009)
Taiger Udsin e mori në qafë gruaja apo e shpëtoi gruaja? (11.28.2009)
LUFTËRAT FETARENga NICHOLAS D. KRISTOF, New York Times (11.27.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]