VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

ORFEU QË DOLI NGA NËNTOKA E GLLAMNIKUT

E Hënë, 07.21.2014, 09:39am (GMT1)



Stacioni ku banorët e fshatit Gllamnik - nja 25 kilometra larg Prishtinës dhe 7 larg Podujevës - është jo prej atyre më të rinjve, por megjithatë mundëson që pritja e autobusit të jetë nën strehë, shkruan sot Koha Ditore.

Në një ditë të nxehtë korriku prej aty mund të dëgjosh muzikë, në rastin më të shpeshtë këngë nga repertori i llapjanit Afrim Muçiqi, prej këngëve të tij të dashurisë deri tek ato që i këndojnë atdheut. Kjo natyrisht nga makinat, me dritare të hapura, dorë që shoferi e vë jashtë, eventualisht me unaza a stoli tjera dukati. Ndonjëherë edhe me një "Coca Cola", në kanaçe alumini. Varrezat e fshatit janë të shpërndara, si në shumicën e rasteve në këtë zonë. E krejt këto së bashku janë vetëm figura, që s'kanë lidhje direkte me Gllamnikun antik, që në kohën e Perandorisë Romake quhej Vindenis.

Megjithatë, ky lokalitet ishte stacion i rëndësishëm në rrugën e famshme të antikitetit, Lissus - Naissus (Lezhë - Nish), apo më gjatë se kaq. Kuptohet, bëhet fjalë për një stacion të antikitetit, që i ka shërbyer ushtrisë e shtresës së lartë.

Në gërmimet që janë bërë gjatë viteve '80 në këtë lokalitet kishte dalë dritë njëri prej mozaikëve të rrallë në Ballkan, unik për Kosovën e sotme i zbuluar deri më tash. Për dikë, paraqitja e figurës së religjionit e mitologjisë antike greke, të profetit, poetit e muzikantit Orfeu, është dëshmi e rëndësishme arkeologjike mbi ekzistimin dhe kultivimin e muzikës në Dardaninë antike... kd
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.