E Enjte, 03.28.2024, 09:34pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
KADARE - KY ËSHTË ROMANI IM I PARË I VËRTETË, E MOHOVA, DUKEJ I PRAPAMBETUR

E Hënë, 07.21.2014, 02:41pm (GMT+1)



TIRANE-Nasho Jorgaqi ka botuar dje në "Gazeta Shqiptare" një "˜Letër të Hapur' për Ismail Kadarenë. Në të shprehet se është ai "i paemri" që ka botuar novelën "Dashuria e Mimozës" për historinë rinore të shkrimtarit. "Një letrar i kohës, dashamirës dhe i njohuri im, shkroi dhe botoi një "˜histori dashurie' të ngjashme... duke kujtuar se më bënte nder, më kishte vënë në qendër të veprës si "˜hero pozitiv'! Kur e kam lexuar, në vend të kënaqësisë që do të ndjente çdokush që një ngjarje e jetës së tij kishte frymëzuar një vepër letrare, kam vënë duart në kokë. M'u duk një tmerr i vërtetë", thotë Kadare në hyrje të veprës "Mjegullat e Tiranës", shkruar më 1958 dhe botuar sivjet, ku ai rrëfen historinë e tij të hershme të dashurisë.

Veçse pos sa u tha më lart, Jorgaqi hedh idenë se romanin në fjalë Kadare nuk e ka shkruar më 1958, "pasi në atë kohë ti nuk kishe shkuar deri në mohimin e parimeve bazë të realizmit socialist". Më poshtë, ai shënon "Unë e besoj se e ke bërë këtë sprovë, por jo në atë kohë, po në vitet e mëvonshme, ndoshta dhe para pak vitesh, pas shpalljesh botërisht të vendimit se nuk do të shkruaje më letërsi artistike. Ka qenë kjo kohë kur të kanë tunduar kujtimet dhe ditarët e rinisë së hershme për të shkruar një vepër të mistifikuar. Them kështu se, pasi e lexova romanin, gjëja e parë që mendova ishte se kjo vepër nuk i takon asaj kohe që pretendon ti". Ndërkaq, "Mjegullat e Tiranës", "Onufri" 2014, paraprihet nga një intervistë dhe ka në fund një studim të Viola Isufaj. Në të vijnë krahasimet mes këtij romani, pra "Mjegullat e Tiranës" si vepër e parë e shkrimtarit dhe veprave që erdhën më vonë. Ja si nis materiali: "Para se të hynte në klimën sovjetike, para se të shkruante letrat e çartura ala Pushkin, përpara se të krijonte temat dhe format risuese, para se të arrinte një rrokje të dukurive përmes shqisave po aq sa prej njohjes së thellë, dhe përpara se të hynte në territoret e ferrit të diktaturave më të egra që ka njohur njerëzimi, bota e shkrimtarit të përbotshëm Ismail Kadare ishte në krijim e sipër, ishte një kohë para kohës, një kohë ab aeterno. Aty, Ismail Kadareja provon të shkruajë një roman". Prej romanit, studimit, e intervistës që qëndrojnë bashkë në të njëjtin botim, po shkëpusim disa fjali që hedhin më shumë dritë mbi veprën dhe u përgjigjen disi pikëpyetjeve të prof. Nasho Jorgaqit.

Studimi

Studiuesja Viola Isufaj ka pasur mundësinë të lexojë ditarin dhe draftin e romanit. Ndërsa vëren se jo të gjitha shkrimet e Kadaresë kemi mundur t'i lexojmë, shënon se "Një prej tyre, nga më të largëtit në kohë është pikërisht ky roman, "˜Mjegullat e Tiranës', roman i pabotuar deri më tani dhe për këtë, i panjohur për lexuesin. Një roman i rinisë së shkrimtarit, parazgjatimet e të cilit shtrihen edhe më tej: tek një ditar i dikurshëm studenti". Ajo vëren se i kthyer në objekt studimi, romani mund të duket gjithçka, por vetëm madhështor jo. "I tillë, pa madhështi, hapet sot para nesh, duke sjellë të djeshmen e një shkrimtarie; vjen për dëshirën kureshtare tonën, vjen duke iu dhuruar lexuesit si roman i hershëm dhe jo për ta matur me të shkëlqimin e krijimtarisë së autorit".

Sipas saj, në ndërkohën midis poezive të periudhës së gjimnazit dhe romanit më përfaqësues të letërsisë shqipe "Gjenerali i ushtrisë së vdekur", si dhe "Qytetit pa reklama" - duket se ekzistojnë një sërë sprovash e krijimesh: tregime, ditare, copëza shënimesh, dorëshkrime, skicë-romane. "I tillë është dorëshkrimi që kemi këtu. Ndryshe nga "˜Qyteti pa reklama', i cili u botua pas rrëzimit të diktaturës, "˜Mjegullat e Tiranës' që derivoi nga një ditar dhe mori formën e një romani përfundimisht në 1958-n, nuk u botua as në kohën kur u shkrua e as më pas". Arsyet e mosbotimit, studiuesja sikundër edhe vetë shkrimtari, i lidh me shpërfilljen deri në përqeshje që autori i bën artit të imponuar të socrealizmit, po kështu, rol luajnë skena thellësisht intime në roman.

Arki-roman ose ADN-ja

Studiuesja Isufaj e lexon "Mjegullat e Tiranës" si një arki-roman e më tej si ADN-në "e një universi, ADN ja e kryeveprave që pasuan, shtresa e parë e palimpsestit romanesk". Në radhët e shkruara në libër, Isufaj bën me dije se "ky shkrim (vepra) nuk konsiderohet nga autori i tij si romani i parë, ai nuk konsiderohet mirëfilli vepër; në bisedën e bërë mbi "˜Mjegullat e Tiranës', Ismail Kadareja është i qartë në përgjigjen e tij. Tani ja ku e kemi në duar "˜Mjegullat e Tiranës'-një roman kaq të largët në kohë, gati-gati një arki-roman".

Ndërsa shënon se ka në duar "ditarin që dikur Ismail Kadareja e shkruante sot një gjurmë ekskluzive që ai lë, me shkrim dore, të vjetruar, të pahedhur në kompjuter, me plot shenja, korrigjime, nënvizime dhe tekstin e pabotuar të romanit "˜Mjegullat e Tiranës' të transferuar në kompjuter", Isufaj thotë se tek dorëshkrimi i romanit që mban emrin "Mjegullat e Tiranës" gjenden shenja teknikash artistike, subjektesh të mëvonshme, siluetash që luhaten e që do të ravijëzohen në romanet që erdhën pas tij.

Më poshtë ajo thekson se procesi që u dha jetë shkrimeve të para përbën interes për studimin gjenetik, ndërsa sqaron se kritika gjenetike (që mori jetë më 1979 e që sot është ndoshta lëvizja më e rëndësishme kritike në Francë) nisi me një tekst të Louis Aragon-it. "Kritika gjenetike vepron me lëvizjen e lëndës origjinale: për të mos studiuar tekstin ashtu siç është botuar, por dokumentet që çuan në mbështetjen e zhvillimit të tij, e ky ndryshim mbart shumë çështje teorike dhe metodologjike", - sqaron Isufaj.

Ditari

Në studim janë përfshirë edhe pjesë nga ditari, fraza që më vonë janë bërë pjesë e romanit me ndoca ndryshime. Sipas Isufajt, ndjenja e pakënaqësisë zë fill në vetë veten e tij: edhe me vetë rrëfimin e tij në ditar. "Ndjenja e pakënaqësisë në procesin e të shkruarit e mundon gjithnjë atë ngjashëm sikur te fletët e gjeneralit-përshkruar tek "˜Ftesë në Studio'. Një rast Kadare shkruan: "˜Jam në Tiranë. U emërova në Gjirokastër mësues gjimnazi... Universiteti mbaroi. Pres të shkoj në Moskë.

Përpara? Ajo (XXXXXXX) ka kohë që është martuar. Qoftë e lumtur! ...'Një pikëçuditëse dhe tri pika ngjitur me njëra-tjetrën dhe mëshuar stilografi fort, me sa duket prej tensionit. (Pika e parë është më e fortë; ka dashur ta mbyllë fjalinë me pikë, pastaj ka vazhduar me reticencë!!! Ndonëse thotë se zemrën e ka të qetë, duket sikur s'di nga t'ia mbajë). Zemrën e kam të qetë. Kryesorja është dëshira të shkoj në Moskë... Lexova dashurinë e parë. Tani (... e fshirë!!!!). prej kohësh xxxxxxxxxxxxx e kam harruar dhe prej kohësh nuk e kam parë: Ta shoh s'kam ndonjë dëshirë, veç kuriozitet. Duke e pasur në dorëshkrim ditarin, dalim në përfundimin se gjithë sa shkruhet aty merr ngjyresa të reja të kushtëzuara pikërisht nga shenjat e vëna në hapësirat grafike".

Sipas Isufajt, nga "Mjegullat e Tiranës" duke vazhduar me "Koncertin", "Dimrin e vetmisë së madhe" etj. - skenat dhe situatat, të cilat së jashtmi mund të quhen triviale, janë pjesë e atmosferës së jetës kryeqytetase. Prania apo mungesa e tyre përbën një çelës për të identifikuar krijimtarinë e Kadaresë.

Ajo shënon se tek "˜Mjegullat e Tiranës' vëmë re se përtej përshkrimeve realiste, ky autor i ri po niste t'i kundërvihej socrealizmit me impresionizëm: në përshkrimin e qytetit. Kjo ndodh në pjesën dërrmuese të veprave të tij, e, mesa po shihet nga ky tekst, ka qenë e markuar në vetëdijen krijuese qysh herët.

"Hapësira e "˜Mjegullave' është Shqipëria, kryeqyteti, e disi provinca. Hotel "˜Dajti' dhe Kafe "˜Flora', të cilat dalin mjaft herë, madje e identifikojnë edhe ato krijimtarinë e tij, në "˜Mjegullat e Tiranës' nuk përmenden në asnjë rast - siç duket, ato nisin të përshkruhen kur ai nisi të rrinte vetë aty".

Pas pyetjes, "˜si e shkruante Ismail Kadareja romanin para "˜Qyteti pa reklama'?, studiuesja thotë se shakaja me Stalinin në "˜Mjegullat e Tiranës' është një shenjë se herët a vonë do të nisë të shfaqet parodia - ka shumë diskurs përqeshës në këtë tekst, diskurs që gjen shkëlqimin e vet tek Gjenerali ku kundërvënia është më e dukshme: sepse aty tema e lartë, e rëndë, alternohet herë pas here me stil të ulët ndërsa te "Qyteti pa reklama", që është më pranë në kohë përmendet Lenini me një ton tallës. Sipas saj, kjo analizë tregon se parodia dhe ndjenja e groteskut është e ndryrë në këtë tharm krijimtarie; ajo pret të zhvillohet në vijim.
FATMIRA NIKOLLI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
DUART E MIA NË NJË PALË PRANGA ME DUART E HASHIM THAÇITOpinion nga REXHEP SHAHU (07.21.2014)
ORFEU QË DOLI NGA NËNTOKA E GLLAMNIKUT (07.21.2014)
ANGELA MERKEL DHE KONFLIKTI SHKUP-ATHINËNga PETRIT HALITI (07.21.2014)
NASHO JORGAQI LETËR ISMAIL KADARESË - E KALUARA AS SHITET DHE AS BLIHET DOT (07.20.2014)
VIKTOR MARTINI - QEVERITARËT TA DINË SE SHQIPËRIA NUK HYN NË EVROPË ME LIGJET KOMUNISTEIntervistoi: ELIDA BUÇPAPAJ (07.20.2014)
PERSEKUTIMI I KLERIT KATOLIK - MERREN NË PYETJE AT FRANO KIRI DHE AT ÇIRIL CANIStudim nga VELI HAKLAJ (07.20.2014)
EVROPA E BASHKUAR DHE SHQIPTARËT (VIII)Studim nga BRAHIM AVDYLI (07.20.2014)
DITARI I GJON MARK NDOJIT - SI U BË GJENOCID NË MIRDITË PËR VRASJEN E BARDHOK BIBËS (07.19.2014)
KATËR BURRA NGA GJILANI KRYEJNË ECJEN EPIKE - KUNDËR REGJIMIT TË VIZAVENga RIKARD JOZWIAK, Radio Evropa e Lirë (07.19.2014)
MISIONET APOLLO GJATË KATËR VITEVE TË EKSPLORIMEVE HËNORE (07.19.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart�]