VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

KATËR VJET NGA VENDIMI I GJND: PAVARËSIA E KOSOVËS LEGJITIME

E Martë, 07.22.2014, 08:48am (GMT1)



"Kosova nuk ka shkelur ligjin ndërkombëtar", kjo ishte përgjigjja e Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës, për Pavarësinë e Kosovës.

Presidenti i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, Hisashi Owada, kishte thënë, se shpallja e njëanshme e pavarësisë së Kosovës nuk ka shkelur asnjë dokument të Kombeve të Bashkuara.

Në këtë aspekt, ai kishte përmendur ecurinë e tërësishme të zhvillimeve politike në Kosovë, që kanë të bëjnë me vendosjen e misionit të OKB-së në Kosovë, vendosjen e KFOR-it e të tjera.

Sipas tij, shpallja e pavarësisë ishte proces politik dhe jo ligjor.

Me 10 vota pro dhe 4 kundër gjykata ishte e mendimit se deklarata e pavarësisë së Kosovës nuk e kishte shkelur të drejtën ndërkombëtare, rikujton KP këtë ngjarje. Atëherë, sipas gjykatës nga të gjitha të dhënat, pavarësia e Kosovës nuk kishte shkelur as rezolutën 1244, si dhe kornizën kushtetuese të UNMIK.

Serbia, Kosova dhe 29 shtete, duke përfshirë SHBA-në dhe Rusinë, morën pjesë më 11 dhjetor 2009 në një seancë dëgjimore para GJND-së ngritur nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së, me kërkesë të Serbisë.
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.