E Premte, 04.19.2024, 03:39pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
BOTUESI I KADARESË, BUJAR HUDHRI I PËRGJIGJET JORGAQIT - JA E VËRTETA PËR 'MJEGULLAT E TIRANËS' (Intervistë)

E Martë, 07.22.2014, 03:44pm (GMT+1)


Një mbrëmje, bashkë me shkrimtarin, hapëm arkivin e tij: letra, ditarë, poezi, sinopse, tregime... Ishte shumë emocionues i gjithë ky inventarizim! Të vijmë te dorëshkrimi: disa fletore nxënësi, të lidhura me llastikë, shkruar me stilograf, pas kapakut të hollë, në faqen e parë: "SIRIUS, Dashurija e dytë, (novelë), prill 1958-Tiranë". Kështu e rrëfen botuesi Bujar Hudhri kontaktin e parë me dorëshkrimin e romanit të Kadaresë "Mjegullat e Tiranës". Në intervistën e tij për "Gazeta Shqiptare", Hudhri iu përgjigjet pretendimeve të prof. Nasho Jorgaqit se romani i sapobotuar i shkrimtarit, nuk është shkruar më 1958, por vitet e fundit. "Meqenëse Kadare edhe sot e kësaj dite shkruan me dorë, verifikimi i shkrimit është shumë i lehtë për t'u bërë", thotë Bujar Hudhri, duke hedhur idenë që t'i bëhet një ekspertizë dorëshkrimit të "Mjegullave..." krahasuar me librin që u shkrua fill pas, "Qyteti pa reklama". "GSH" boton sot, për herë të parë, faksimile të dorëshkrimit të romanit të parë të Kadaresë, që për ironi, botohet i fundit. Është faksimilja e prologut, e faqes së fundit dhe faqes së titullit. Në intervistën e mëposhtme, Hudhri u përgjigjet disa pikëpyetjeve të ngritura nga Nasho Jorgaqi.

Profesor Nasho Jorgaqi pretendon se Ismail Kadare nuk e ka shkruar romanin "Mjegullat e Tiranës" në vitin 1958. Po ju pyesim ju, si botuesi i Kadaresë, si është e vërteta?
Pozicioni i natyrshëm i një botuesi, është midis shkrimtarit dhe lexuesit. Pyetja juaj, të jem i sinqertë, më ve në siklet, si botues, të jem ndërmjet dy shkrimtarëve. Por, për interes të publikut le të përballemi me të vërtetën.

Dhe cila është sipas jush e vërteta?
Është shumë e thjeshtë: data në fillim dhe në fund të dorëshkrimit. Aty lexohet fare qartë: prill 1958. Ndërsa në faqen e parë, te Prolog, është data 4 prill 1958. Meqenëse Kadare edhe sot e kësaj dite shkruan me dorë, verifikimi i shkrimit është shumë i lehtë për t'u bërë.

A është ky një argument? Pikërisht, këtë vit përjashton edhe prof. Jorgaqi.

Ky diskutim midis nesh mund të mbyllej thjesht me një përgjigje: le t'i bëhet ekspertiza dorëshkrimit. Sot kjo është shumë e kollajtë. Në Arkivin e Shtetit, kur drejtor ishte prof. Shaban Sinani, Kadare dorëzoi dorëshkrimin e romanit "Qyteti pa reklama". Pra, ka një shembull të paktën. Dhe kur deri më sot askush, e përsëris, askush nuk ka pretenduar të kundërtën, për një roman i cili, siç shprehet studiuesi Basri Çapriqi "Romani i parë i I.Kadaresë, 'Qyteti pa reklama', është prova e parë e autorit për t'u ndeshur me parimet e shkollës socrealiste...". Kurse librin në fjalë, Kadare as që e quan vepër të tij kur thotë shprehimisht: "[ky libër] ishte pjesë e jetës sime të njeriut, por jo e asaj të shkrimtarit. Në këtë të fundit, ai i ngjante një fëmije të paligjshëm." Ndaj, të jem i sinqertë, të pretendosh se Kadare kërkon të arrijë ndonjë synim me këtë roman, është më shumë se qesharake.

Pa arritur deri tek ekspertiza, a mund të na thoni ju diçka konkrete? Kur dhe si e morët dorëshkrimin e romanit?
Këmbënguljen tuaj e shoh si shenjë respekti ndaj lexuesit. Shkurt, kjo histori ka nisur në nëntor të vitit 2010. Sapo kishte përfunduar vepra e plotë në 20 vëllime e Kadaresë. Por në këtë korpus kishin mbetur pa u përfshirë edhe disa krijime të tjera të tij, që datonin herët. Sipas shkrimtarit, këto krijime nuk e meritonin të botoheshin me veprat e tjera. Por kur u vendos që ky korpus prej 20 vëllimesh të ribotohej në shtatë vëllime (kuptohet, me përmasa dhe numër faqesh shumë më të madh për çdo vëllim) u krijua një mundësi që ato të shiheshin nga lexuesi i tij. U vendos që 20 vëllimet të "shkriheshin" në 6 vëllime dhe i shtati, të ishte vetëm për këto krijime, sipas autorit, të pameritueshme. Kështu pra, një mbrëmje, bashkë me shkrimtarin, hapëm arkivin e tij: letra, ditarë, poezi, sinopse, tregime ...Ishte shumë emocionuese i gjithë ky inventarizim! Të vijmë te dorëshkrimi: disa fletore nxënësi, të lidhura me llastikë, shkruar me stilograf, pas kapakut të hollë, në faqen e parë: "SIRIUS, Dashurija e dytë, (novelë), prill 1958-Tiranë". S'më kishte folur kurrë për këtë titull. Edhe vetë u habit, dhe aty për aty shtoi: po pse e dija "Mjegullat e Tiranës"? Në ndërgjegjen time ky titull ka ekzistuar gjithmonë. (Ishte kjo arsyeja pse u botua me këtë titull.) Dorëshkrimin e skanuam me kujdes, po ashtu e radhitëm në kompjuter, e korrektuam dhe pas ca ditësh, të printuar në format A4, ia dorëzova. Nuk e kam lexuar që atëherë, më tha. Që nga kjo ditë, deri sa libri u botua, zgjati shumë kohë. Kadare kurrë, e përsëris, kurrë nuk ka dashur që ky roman të dalë botim më vete. Atëherë u bë një kompromis. Do të botohej, por me një bisedë ku autori do të shpjegonte se ç'ishte ky libër dhe t'i shtohej edhe një studim. Studiuesen e zgjodha unë, për një koincidencë të bukur: Viola Isufaj sapo kishte botuar tek "Onufri" një vepër studimore për gjithë krijimtarinë Kadaresë, ndërsa dhjetë vite më parë Kadare i kishte shkruar parathënien romanit të parë të Viola Isufajt. Kadare pranoi, madje, arriti deri aty (me siguri ngaqë romani i tij s'i hynte fare në sy), që të botohej një libër i studiueses Viola Isufaj me titullin "Mbi një roman të panjohur të Kadaresë: Mjegullat e Tiranës". Por për gëzimin e lexuesve (dhe mbase trishtimin e lehtë të V. Isufajt), ky libër doli me këtë titull.

Argument tjetër i Profesor Jorgaqit, që ky libër nuk është shkruar më 1958, është: në një letër nga Moska, Kadare i thotë: "Kohët e fundit po më tërheq proza" dhe shton: "Unë shkrova një roman, 'Qyteti pa reklama' (nuk është temë dashurie). Do ta botoj porsa të vij në Shqipëri...".
Më falni, por ky argument është kundër vetë profesor Nashos dhe e vlerësoj shumë për këtë citim që i bën letrës së Kadaresë. Nuk di të ketë tjetër fakt, me shkrim, nga Kadare ku të përmendë këtë libër. Atëherë, ju pyes unë ju, s'kishte mundësi Kadare të shkruante një vit më parë (1958) një roman dashurie (që edhe vetë nuk e çmon), ndërkohë që ka shkruar këtë vepër [Qyteti pa reklama], një dëshmi e parë e disidencës estetike të Kadaresë?

Dakord, por profesori këmbëngul në letrën e tij të hapur ndaj Kadaresë se, po citoj: "Pyes: si është e mundur që me ato lidhje aq të ngushta që kishim, kur e vinim në dijeni njëri-tjetrin për shumëçka të rëndësishme që krijonim, ti paske shkruar një roman, për më tepër me një temë të përbashkët me novelën time, dhe nuk më ke thënë asgjë, qoftë edhe formalisht? Si është e mundur që nuk je hapur as atëherë e as më vonë në bisedat tona pa fund përgjatë disa dekadash miqësie?"
Kjo pyetje, padashur, më kujton një episod nga jeta ime si botues. Një ish anëtar i byrosë politike, kishte marrë nga mbesa e tij, vëllimin e parë të Kadaresë, që ia kisha dhuruar unë dhe më bën një pyetje retorike: Po ne e dinim që Kadare ka shkruar "Gjeneralin", nga na doli ky "Qyteti"? Por të kthehemi te pyetja juaj: a është ky argument, pse nuk i ka thënë profesorit se është duke shkruar një libër? Kadare ka shpjeguar diku, për këtë situatë të ngjashme, pasi u kthye nga Moska ku, miku i tij, Drago Siliqi, e paralajmëron të ketë kujdes, askujt të mos i flasë për "Qytetin pa reklama". Ta harrosh edhe vetë, e këshillon miku i tij.

Profesori, duket se ka një fakt kundër Kadaresë kur i thotë: "Me aq sa t'i njihja unë nga afër mendimet, ti akoma nuk kishe shkuar deri në mohimin e parimeve bazë të realizmit socialist". Si e lexoni ju këtë?
Meqenëse po citoni profesor Nashon, a më lejoni të përmend edhe unë një profesor të nderuar, studiues i klasit të parë si Arshi Pipa (pardje, 21 korrik kishte ditëvdekjen, por askush s'u kujtua). Profesor Pipa, kur vjen te çështja se është apo jo Kadare i shkollës së socrealizmit, shprehet "Nuk dyshoj se Kadareja është një shkrimtar heretik. Nuk është e mjaftueshme ta quash atë, siç kam thënë dikur, Jevtushenko shqiptar. Jevtushenko është thjeshtë një rebel. Dallimi midis një rebeli dhe një heretiku është se, i pari, shpreh zemërimin e tij në mënyrë spazmodike, i cili mund të përmblidhet pas pak, ndërsa heretiku është i qëndrueshëm në kundërshtimin e tij, ka një vijë të veprimit dhe një strategji të sjelljes, që buron nga parimet". Këtë citat gati e di përmendësh, sepse e vendos në çdo kopertinë libri të Kadaresë. Dhe të mendosh që profesor Pipa nuk ka qenë asnjëherë mik i Kadaresë, siç pretendon se ka qenë prof. Nasho, por kjo nuk e pengon të jetë objektiv.

Si mund t'i përgjigjeni pyetjes së profesor Nashos, i cili që në krye të letrës i thotë shprehimisht zotit Kadare: "E pra, herë pas here i je kthyer e rikthyer të kaluarës tënde të hershme jo thjesht për ta evokuar, po për ta sqaruar, për ta korrigjuar e pse jo edhe për ta ndryshuar".
Megjithëse kjo pyetje është për Kadarenë, por, unë si botues, mund t'ju përgjigjem. Pse mund t'i përgjigjem? Kur thotë i je kthyer të kaluarës tënde, me siguri profesori e ka fjalën për veprën e Kadaresë, e cila është edhe jeta e tij. Nga përvoja 20 vjeçare me Kadarenë mund të them se kurrë nuk ka patur asnjë rast, që ai të ndryshojë, retushojë veprat e tij, sikundër e hamendëson profesori. Librat janë të ribotuar, cilido mund ta vërtetojë lehtë këtë duke u nisur që nga "Dimri", "Koncerti", "Pallati i ëndrrave", "Kronikë në gur" etj., etj. Ndërsa retushime të karakterit gjuhësor, artistik, po. Dhe është një model për çdo shkrimtar. Por në qoftë se profesori mendon se Kadare, ka edhe një tjetër jetë, që lexuesi shqiptar nuk e di, atëherë po i përgjigjem pyetjes tuaj me një thënie të Kadaresë në një intervistë me Stephan Cortoix: "Nëse ka ndonjë gjë në jetën time që më bën të ndihem shumë krenar, është fakti se, ndërkohë që arkivat sekrete kanë brenda qindra faqe plot me denoncime kundër meje, nuk është gjetur kurrë dhe nuk do të gjendet kurrë, qoftë edhe një rresht i imi që denoncon ndokënd."

Pse mendoni se prof. Nasho e shkroi këtë letër? Ju si botues, dini diçka më shumë?
Në rastin më justifikues për profesorin, duhet të jetë thjesht, siç e thotë edhe vetë, mospërmendja e emrit të tij dhe titullit të romanit të tij. Por, jam i sigurtë që nuk është kështu. Profesori ka shkuar shumë larg, duke i dhënë letrës së tij që në fillim, që në titull madje, një ton me qëllim diskreditues të Kadaresë dhe veprës së tij. Kjo më habit shumë, ndaj nuk ngurrova t'i përgjigjesha pyetjeve tuaja. Dhe duhet t'ju them se e gjithë kjo histori më revolton shumë dhe më trishton shumë.

Sepse jeni mik i Kadaresë?

Unë nuk jam mik i Kadaresë. Unë jam botuesi i tij. Miq të Kadaresë janë Homeri, Dantja, Shekspiri, Servantesi...

FATMIRA NIKOLLI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
KATËR VJET NGA VENDIMI I GJND: PAVARËSIA E KOSOVËS LEGJITIME (07.22.2014)
FANTAZMA E MILLOSHEVIÇIT E NDJEK PUTININNga BRIAN WHITMORE (07.22.2014)
DEMOKRACIA APO DOSJET E HAPURA?Grotesk nga REZART PALLUQI (07.22.2014)
PERSEKUTIMI I KLERIT KATOLIK, FILIP MAZREKU - VËLLAIN MA VRANË KOMUNISTËTNga VELI HAKLAJ, studiues (07.22.2014)
KADARE - KY ËSHTË ROMANI IM I PARË I VËRTETË, E MOHOVA, DUKEJ I PRAPAMBETUR (07.21.2014)
DUART E MIA NË NJË PALË PRANGA ME DUART E HASHIM THAÇITOpinion nga REXHEP SHAHU (07.21.2014)
ORFEU QË DOLI NGA NËNTOKA E GLLAMNIKUT (07.21.2014)
ANGELA MERKEL DHE KONFLIKTI SHKUP-ATHINËNga PETRIT HALITI (07.21.2014)
NASHO JORGAQI LETËR ISMAIL KADARESË - E KALUARA AS SHITET DHE AS BLIHET DOT (07.20.2014)
VIKTOR MARTINI - QEVERITARËT TA DINË SE SHQIPËRIA NUK HYN NË EVROPË ME LIGJET KOMUNISTEIntervistoi: ELIDA BUÇPAPAJ (07.20.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]