VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

VAJI IM TE LUMI RUR
Poezi nga AGIM GASHI

E Mërkurë, 07.23.2014, 06:36am (GMT1)






Çanten mbushur me trishtime,
Në gjak vner e helm të zi,
Mora rrugen për te miku i vjeter
Me lumin Rur me hjekë merzi.

Si më pa shumë të trishtuem
Më pyeti shpejt e me butësi,
Pse je dal n´këtë vapë të madhe?
Koha e nxehtë nuk është për ty.

Ah o Rur miku i vërtetë,
Në shpirt m´ka rrokë nji e madhe merzi,
Do ti ndihmoj sot rrjedhes sate
Tue derdhë unë lot në ty.

Do të zbrazem e të lehtsohem,
Jam mbush helm e vner n´atdhe,
Se kam pritë e as kujtue
Me u thye n´shpirt aty ku kam le,

Me mu versul aq pamshirshëm.
Pa asnji nder edhe rrespekt,
Me më vra e me likuidue
Më kan futë edhe n´projekt!

Jetuam vite larg atdheut,
Tash askujt spo i vyejm ne,
Kan harrue që gjall i mbajtëm
Tuj u shkri për komb e atdhe.

Marrim rrugen e shkojmë atje
Me shumë gzime e dashuri,
Shpejt zhgënjehemi e tmerrohemi
Marrim rrugen n´mërgim me u kthy.

I përqafojmë ato nana plaka
Që spo u teret loti n´sy,
Marrim rrugen me zemra t´thyeme
Kah atdheu koken kthy.

Qetsohu pak o miku i vjetër
Se unë hallin fort ta di,
Ke shumë shok edhe shoqe
Qu u ka ndodh ma zi se ty.

Fshije lotin, mos e derdh sot,
Sa sa shumë ti më ke "ndihmu",
Do të vijnë ditë më të randa
Kur ne sbashku kem me vajtu.

N´ty e kam shpresen e madhe
Miku im o lumi Rur,
Po më duket se në këtë jetë
Unë e ti sdo të ndahemi kurr.

Kam një lutje me zemrën plot
Në shtratin tënd me më strehu,
Se n´këtë botë skëterrë njerzore
Askush si ti smë ka kuptu.

Hajt pusho i dashur mik
Kur të vijë koha me vdekë,
Shtëpi e strehë n´fund të shtratit tim
N´përjetësi ti ke me i gjetë.

U përshëndeta me mik të vjetër,
I urova rrjedhë të mbarë,
U ktheva shpejt në vetminë time
Vargjet e mia me lotë me i larë!

16.07.2013
Düren-Pranë Lumit Rur


AGIM GASHI


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.