E Premte, 03.29.2024, 12:49pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
DENOJME URREJTJEN E KRYEMINISTRIT RAMA NDAJ FAMILJEVE TE PERNDJEKURVE POLITIKE SHQIPTARE
E Enjte, 07.24.2014, 08:06am (GMT+1)


 Shoqëria shqiptare ndodhet përpara fenomenit më të  rrezikshëm për ecurinë dhe zhvillimet e demokracisë, Ajo përballet  me  mos denimin  e ideollogjisë  kriminale të diktaturës. Sot mazhoranca aktuale  dhe Kryeministri Edi Rama kan filluar nje ofensivë ideologjike e propogandistike , ndaj antikomunistëve shqiptarë dhe familjeve të tyre që  përballuan me stocizëm të paparë diktaturën më  të  egër e kriminale të  PKSH E PPSH  trashgimtare legjitime që është Partia socialiste të cilën e drejton Kryeministri Rama. Mbas pregaditjeve të ethshme që po bëjn  për të kremtuar 70 vjetorin e vendosjes së regjimit komunist në Shqipëri, duke përdorur luftën e dytë botërore, dhe duke e manipuluar atë luftë. Ofensiva e radhës së  Kryeministrit jane  ish të përndjekurit politike antikomunistët shqiptare dhe familjet e tyre. Para pak ditësh në një sallë të një kulti fetar  Kryeministri Rama deklaroi në at foltore , se ne do të  dëmshperblejmë këta 1200 të burgosur politike që kan mbetur gjalle dhe me niperit e sterniperit nuk kemi pune se ata kan qene spiuna e kan raportuar njeri tjetrin. Kjo deklerate skandaloze e nje kryeministri te papergjegjshem ka indinjuar mijera familja të përndjekur politikë në mbarë Shqipërin. Urrejta e këtij Kryeministri ndaj familjeve fisnike shqiptare ish të përndjekura politike që përballuan diktaturën  nuk po njeh kufi dhe tani mbas 23 vitesh. Ne sot po përbaltemi nga ata që dje kryen krime ndaj nesh, ata sot në vend që të kërkojnë  falje e të i vrasi ndërgjegjja për krimet , marrin guximin  dhe fyejn ata nipër e mbesa , të cilët të detyruar nga masakrimi i udhëheqësit shpirtëror të Kryeministrit aktual  Enver Hoxha u priviligjuan nga cdo e drejtë njerzore, duke ju mohuar të gjitha të drejtat e liritë e tyre. Sot familjet tona po ndeshen me një padrejtësi  të madhe , keqtrajtimin e viktimave të komunizmit nga bijt e etërve të djeshëm, Sakrificat , qëndrimin heroik  që nuk  ju nënshtruam "luftës së klasave " fenomeni më  negativ i shekullit 20. Familjet tona me fitoren morale  kunder shnjerimit komunist ka fituar të drejtën  e "kapitalit mora" të  shoqërise shqiptare. Këtë të drejt e konfirmon pafajsia  e jonë që  është stigma ma pozitive  e zhvillimit  politik në  Shqipëri. I kujtojmë  Edvin Ramës  se kur ju duarttrokishtshi  masakrën komuniste ndaj nesh  ne kishim guximin dhe i thamë: JO diktaurës, jo pushtimit jugosllav, jo pushtimit sovjetik, jo marrëzise kineze, jo kriminelëve injorantë të PKSH, dhe PPSH. Pra spiunimin gjejeni tek vetvetja që i sherbenit diktaturës dhe jo tek ne fisnikët që e përbuznim pushtetin diktatorial. Sot  ne kemi të drejtën  me ju akuzue  mospërfilljen e pushtetit të  mazhorancës  në vendin tonë., sepse ne jemi të pafjshëm. Pafajsia asht  thelbi i sakrificave  tona i rezistencës tonë antikomuniste. Ne sot ju kërkojmë  të kërkoni falje për akuzën dhe urretjen që  tregoni ndaj familjeve antikomuniste ish të përndjekur politike si Kryeministër i këtij vendi. Cdo referncë e juaj anti morale do të  përballet  me moralin tonë  të  padiskutueshëm për të ndërtuar një  Shqipëri njerzore.  Mashtrimi në politikë  është  gënjeshtër  që  ka rrjedhime. Dhe mashtrimi i radhës është  Projekt ligji i dëmshpërblimit , që  pritet të  votohet në parlament. Pse e kontestojmë, dhe të gjithë  përfaqesuesit e grupit të  interesit e kan kundërshtuar këtë farsë  të  demagogut Erjon Velia. E para vetë  grupin  e të  burgosurve politike që  jan gjall e ndan në kategori dhe pse ky është  një nr. i vogël që  kan mbetur gjallë , e dyta me këtë projekt ligj mazhoranca  synon të  fshijë  të  gjith ata që  e kan stausin ligjor të  përndjekjes politike, dhe qellimi dihet të  zvoglojnë  nr, e të  përndjekurve dhe të  fshijnë  krimet monsturoze komuniste. Dhe me eleminimin e klasës së  të  përndjekurve, Kryeministri aktual dhe kjo mazhorancë  që është   e mbushur me individë  të  inkriminuar në  krimet ndaj familjeve tona  kryen misionin e saj  në  mbrotje të  diktaturës  pa e nxjerrë para drejtsisë për krimet  që  u kan ndodhur familjeve tona  për 45 vite diktaturë . Poshtrimi i kundërshtarit politik  nuk është  fitore , por shkatrimi i gjysmës  shqiptare  që mendon ndryshe.
 I ftojmë ambasadorët e akredituar në Tirane, në respekt të misionit të tyre . në respekt të lirive dhe të drejtatave të njeriut, të mos jenë indiferent ndaj mos denimit të krimeve të komunizmit shqiptar.. apo klasës antikomuniste shqiptare që është pjesa më fisnike e qëndrestare dhe miqësore e vendeve që ata përfaqësojnë. Të mos jenë  indiferent ndaj urrejtjes dhe përbaltjes e papërgjeshmërisë së  një Kryeministri që për moto ka pushtetin e tij personal dhe jo demokracinë. Pushteti  është  mjet në  demokraci , asht qellim në diktaturë!  Qëllimi i pushtetit është  forcimi i kohezionit social shqiptar, e jo "luftë  klasash"  Në  rastin tonë kohezioni social kërkon pastrimin e krimit  dhe të  kriminelit komunistë  ,në  një  proces të  mbështetur në drejtësi , është  rikthimi i plot në liri në  dinjitet për të gjithë . Një shtet  dhe shoqëri e këtill nuk mund të ndërtohet  mbi padrejtsinë



Presidenti
Besim NDREGJONI

BESIM NDREGJONI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
“MURAT GECAJ, NGA TROPOJA, BURIM PENA E MJALTË GOJA!”Nga SEJDO HARKA    (07.24.2014)
FACSIMILE E DORËSHKRIMIT TË ROMANIT 'DASHURIA E DYTË' - MJEGULLAT  TIRANËS (07.23.2014)
VAJI IM TE LUMI RURPoezi nga AGIM GASHI (07.23.2014)
NJË MUZE PËR SIGURIMIN E SHTETIT - RAMA JEP GODINËN SEKRETE 'SHTËPIA ME GJETHE' (07.22.2014)
PLLAKË PËRKUJTIMORE NË ODËN KU HOLBROOKE TAKOI PËRFAQËSUESIT E UÇK-së (07.22.2014)
BOTUESI I KADARESË, BUJAR HUDHRI I PËRGJIGJET JORGAQIT - JA E VËRTETA PËR 'MJEGULLAT E TIRANËS' (Intervistë) (07.22.2014)
KATËR VJET NGA VENDIMI I GJND: PAVARËSIA E KOSOVËS LEGJITIME (07.22.2014)
FANTAZMA E MILLOSHEVIÇIT E NDJEK PUTININNga BRIAN WHITMORE (07.22.2014)
DEMOKRACIA APO DOSJET E HAPURA?Grotesk nga REZART PALLUQI (07.22.2014)
PERSEKUTIMI I KLERIT KATOLIK, FILIP MAZREKU - VËLLAIN MA VRANË KOMUNISTËTNga VELI HAKLAJ, studiues (07.22.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart�]