E Enjte, 04.25.2024, 07:56am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
ENVER MALOKU NDEROHET POST MORTEM ME ÇMIMIN “ORA E PRESIDENTIT”
E Enjte, 07.24.2014, 09:25pm (GMT+1)


Prishtinë, 24 korrik 2014 - Nëndega e LDK-së në Gjermani Nordrhein Westfalen, ka nderuar post mortem gazetarin, publicistin, veprimtarin e devotshëm të LDK-së dhe bashkëpunëtorin e presidentit Ibrahim Rugova, Enver Malokun me çmimin tradicional "Ora e Presidentit".

Kryetari i nëndegës së LDK-së, Jakup Gërguri vlerësoi lart figurën e veprimtarit Maloku, duke thënë se shkrimet e tij në buletinin "Informatori" nuk ishin vetëm analiza që shkruheshin pas një ndodhie, por ishin edhe tekste që sinjalizonin atë që do të ndodhte.
"Informatori doli për 7 muaj dhe ata ishin muajt më dinamik të një informimi shumë të vështirë të asaj kohe. Kjo veçanti e Enver Malokut, dhe këtë ritëm kaq të lartë pothuajse të pamundur, atij ai impononte vetë natyra e tij e gjallë burrnore, guximi për të vërtetën edhe kur përballej në situata të rënda personale të jetës, siç ishte ajo e tentim atentatit në korrik të vitit 1998", tha Gërguri.

Ndërsa, sekretari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ismet Beqiri tha se për shqiptarët kudo që janë veprimtaria dhe puna e Enver Malokut flet shumë. Ai kërkoi që kriminelët që vranë Malokun të dalin para drejtësisë, obligim ky që duhet të jetë për të gjitha institucionet e vendit.

Doruntina Maloku, vajza e Enver Malokut falënderoi nëndegën e LDK-së për këtë çmim, ndërsa kërkoi nga institucionet e vendit që të merren me zbardhjen e vrasjes së z. Maloku, por edhe të të gjithë veprimtarëve tjerë të LDK-së të cilët u vranë në pabesi. "Institucionet e vendit duhet të bëjnë punën e tyre të pandikuara nga politika dhe të hetojnë gjitha vrasjet e veprimtarëve të devotshëm", tha Doruntina Maloku.
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
VENDIMI I GJYQIT USHTARAK PËR 6 KLERIKËT KATOLIKË - 45 VJET BURGNga VELI HAKLAJ, studiues (07.24.2014)
PSE U HARRUA 10 KORRIKUNga NDRIÇIM MEHMETI (07.24.2014)
SPARTAK NGJELA - JORGAQI SULMON KADARENË, SEPSE HARRON QË SHENJTORËT NUK PREKEN (07.24.2014)
DENOJME URREJTJEN E KRYEMINISTRIT RAMA NDAJ FAMILJEVE TE PERNDJEKURVE POLITIKE SHQIPTARE (07.24.2014)
“MURAT GECAJ, NGA TROPOJA, BURIM PENA E MJALTË GOJA!”Nga SEJDO HARKA    (07.24.2014)
FACSIMILE E DORËSHKRIMIT TË ROMANIT 'DASHURIA E DYTË' - MJEGULLAT  TIRANËS (07.23.2014)
VAJI IM TE LUMI RURPoezi nga AGIM GASHI (07.23.2014)
NJË MUZE PËR SIGURIMIN E SHTETIT - RAMA JEP GODINËN SEKRETE 'SHTËPIA ME GJETHE' (07.22.2014)
PLLAKË PËRKUJTIMORE NË ODËN KU HOLBROOKE TAKOI PËRFAQËSUESIT E UÇK-së (07.22.2014)
BOTUESI I KADARESË, BUJAR HUDHRI I PËRGJIGJET JORGAQIT - JA E VËRTETA PËR 'MJEGULLAT E TIRANËS' (Intervistë) (07.22.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]