VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

ARVIZU TAKOHET ME DEPUTETËT E PD - IU KËRKON TË MARRIN PJESË NË REFORMËN E GJYQËSORIT

E Premte, 07.25.2014, 08:23am (GMT1)


Ambasadori Amerikan Aleksandër Arvizu ka takuar disa deputetë të PD-së me te cilet ka diskutuar per perfshirjen e opozites ne reformen e gjyqesorit. Takimi eshte realizuar ne kohen kur Kuvendi po diskutonte ligjin e ri per KLD-ne, dhe opozita mungonte ne salle.

Ne takim ishin deputetet Oerd Bylykbashi, Arben Ristani dhe Eduard Halimi. Pas takimit Arvizu tha se reforma në Gjyqësor është urgjente dhe për realizimin e saj duhet gjithpërfshirje. Sipas Ambasadorit Arvizu mënyra më e mirë është pjesëmarrja në parlament.

"Jam takuar me zotin Halimi, Bylykbashi dhe Ristani. Fokusi ka qenë mbi reformën gjyqësore. Përsa i përket pozicionit te tyre do i referoja tek ata por këndvështrimi i SHBA-së për reformën është konsekuent. Biem dakord qe reforma është një nevojë urgjente për vendin. Përmend KLD-në sepse e di që del shpesh në lajme. Qartazi KLD ka qenë pjesë e këtij diskutimi"- u shpreh Arvizu.

Më tej ai theksoi se: "Duke parë performancën e pabarabarte të KLD, ndonjëherë KLD duhet të jetë pjesë e këtij diskutimi. Eshtë pikëpamje e SHBA-së që qasja me efektive është ajo që është gjithëpërfshirëse, e duhura kur njerëzit marrin kohën e duhur dhe mënyra më e mirë është pjesëmarrja e plotë në parlament si dhe konsultime të plota me të gjithë aktorët, si aktorët e brendshëm dhe ndërkombëtarët, si Komisioni i Venecias, Euralius, OSBE dhe të tjerë. Pozita jonë është shumë e ngjashme me atë që është paraqitur nga delegacioni i BE-së".

Ambasadori theksoi se reforma nuk mund të bëhet brenda natës dhe kërkon kohë dhe gjithëpërfshirje. "Këndvështrimi ynë është duke pasur parasysh sfidat me të cilat përballet sistemi gjyqësor qasja me e mire ajo gjithëpërfshirëse që merr parasysh te gjithë elementet. Nuk mund te zgjidhet brenda natës, kërkon kohe dhe përpjekje te sinqerta nga te gjitha partitë."

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.