VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

URIM I DEGËS SË LDK-së NË ZVICËR ME RASTIN E FITER BAJRAMIT

E Djelë, 07.27.2014, 07:02am (GMT1)


Të gjithë besimtarëve shqiptarë të besimit Islam, kam kënaqësinë dhe nderin, që në emrin tim personal dhe në emër të Degës së LDK-së në Zvicër t'ju uroj festën e Fitër Bajramit. Dëshiroj që sakrifica dhe lutjet tuaja që keni bëre gjatë këtij muaj të shenjtë të Ramazanit t'ju jenë pranuar.

Në këtë ditë feste dhe gëzimi, uroj që të jeni të lumtur e të bashkuar dhe të festoni me familjarët, miqtë dhe me më të dashurit tuaj, me të mirat dhe begatitë që ua ka dhuruar Zoti.

Në këtë ditë të veçantë, pas përfundimit të muajit të shenjtë të Ramazanit, le të shtrijmë dorën e solidaritetit e të mirëkuptimit në mes vete, le të përkujtojmë dhe le të lutemi për të gjithë ata që nuk janë në mesin tonë, por që me punën, përkushtimin dhe sakrificën e tyre, bënë që ne sot të jetojmë dhe të shënojmë të lirë festat dhe gëzimet tona.

Gëzuar festa e Bajramit të Madh! Paçi gjithmonë begati, hare e mirëkuptim në familjet tuaja!

Dega e LDK-së në Zvicër
Haki Latifi, kryetar


www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.