VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

SHQIPTARI TRIM SI KY, NUK VDES KURRË!
Nga FRITZ RADOVANI

E Hënë, 07.28.2014, 08:56am (GMT1)



AT PJETER MËSHKALLA S.J.
 (25 Shtator 1901 28 Korrik 1988)
(Portret me lapsë, nga F.Radovani)


Me datën 28 korrik 1988, populli i Shkodrës, pa dallim Feje, përcolli për në banesën e fundit AT  PJETËR  MËSHKALLËN, Atdhetarin e flaktë dhe të vendosun në Idealin e Tij... Dijetarin mendjendritun e punëtorin e palodhun për unitetin e Atdheut, Misionarin e vërtetë, Ushtarin e zdathun të Krishtit, Luftëtarin e paepun të Demokracisë dhe të të Drejtave Njerëzore në Shqipni, Mësuesin e pavdekshëm të Rinisë Shqiptare dhe kundërshtarin e papërkulun e të pathyeshëm përballë Gjenocidit komunist.
Shqipja me kthetrat e Saja, atë ditë... ka skalitë në një shkamb:
                                                                     "Edhe një Hero ma pak!"...





JETË  E  RÉ

                   Në kthesën e një djali të ri:
           "Kaq i vogël fëmi e kaq i madh mëkatar!"
                                                           Sh' Augustini

Në zemrën teme lindi jeta,
   shpirti asht mbushun me dëshirë,
   me ndriti mendjën e vërteta,
   vuejtjet më duken gurrë me hirë.

Lindi Krishti në zemrën téme,
   më pruni paqë e dashuni,
   më rreshi forcë e ngushëllime,
   zhduku errësinën e burgut të zi.

Unë dikur me mburrje shkojshe
   për pusina, kurtha e léqe;
   krime n' têrr unë farkëtojshe:
   holla vrapin për rrugë të kéqe...
               
Epshi e faji janë veriga
   që tue lëmue, të skllavënojnë;
   shpirti s'ka qetësi në punë të liga,
   që veç rrathët ma fort shterngojnë.

Mallkue kjoftë për jetë mbrapshtia,
   rruga e turpit sot kjoftë pré!
   U thyen prangat, ktheu liria ,
   shtegu u hap për  J E T Ë  TË  R É  !

BB(Burgu Burrel) 1954.

FRITZ RADOVANI


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.