E Enjte, 03.28.2024, 01:35pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
EDHE PËR ALEATIN STRATEGJIK KA NJË VIJË TË KUQE
Nga PETRIT HALITI

E Hënë, 07.28.2014, 04:36pm (GMT+1)


Ndërhyrja e hapur e ministrit të Jashtëm të Greqisë, E.Venizellos, në punët e brendshme të Shqipërisë në 23 korrik, me rastin e hartës së ndarjes territoriale të Shqipërisë, hap një çështje shumë të madhe parimore për marrëdhëniet dypalëshe mes dy shteteve fqinj. Kjo çështje parimore ka të bëjë me konceptin e partneritetit strategjik, që ka hyrë në platformën e politikës së jashtme të të gjitha qeverive shqiptare, që nga viti 2001, për marrëdhëniet me fqinjin e jugut. Me gjithë rezervat e mbështetura nga dosja historike dhe moderne e marrëdhënieve, vendosja e Greqisë si partner strategjik duhet parë si rezultat i një planifikimi pragmatik në situatat dhe zhvillimet komplekse në rajonin e Ballkanit pas shembjes së komunizmit. Për të qenë indulgjent, kjo duhet të ketë pasur lidhje më shumë me ngutjen dhe etjen e Shqipërisë për të qenë anëtare e NATO-s dhe e BE-së. Është naive ta lidhësh këtë zgjedhje me minoritetin grek në Shqipëri apo me emigrantët shqiptarë në Greqi. Duhet mbajtur në konsideratë se qeveritë e Tiranës kanë bërë një lëshim të madh, duke përkufizuar si partner strategjik një shtet, që edhe sot e kësaj dite nuk njeh kufijtë tokësorë dhe detarë të vendit tonë.

Akoma më i madh ishte ky lëshim në vitin 1996, kur me shtetin, që nuk na njeh kufijtë dhe që mban në fuqi ligjin e luftës me Shqipërinë, qeveria nënshkroi Traktatin e Miqësisë dhe të Bashkëpunimit. Në radhë të parë, partneriteti strategjik duhet kuptuar si nevojë reciproke e të dy shteteve për rëndësinë dhe specifikën e marrëdhënieve dypalëshe mes Shqipërisë dhe Greqisë. Të dy shtetet mundin reciprokisht në mënyra të ndryshme, direkte dhe indirekte, ta ndihmojnë dhe ta dëmtojnë njeri-tjetrin në pikat më nevralgjike. Ky konceptim apo interpretim i marrëdhënieve dypalëshe Shqipëri-Greqi, si një interes dhe nevojë reciproke është në përputhje si me statusin e fqinjësisë së mirë të dy shteteve, ashtu dhe me statusin e të qenit së bashku anëtarë të së njëjtës organizatë, sot në NATO dhe nesër në BE. Ai është në përputhje me trendin demokratik të integrimit euroatlantik të rajonit, me stabilitetin e tij, ashtu dhe me interesat e Perëndimit në rajonin e Ballkanit.

Me këtë kuptim modern dhe perspektiv është ndërtuar platforma e politikës së jashtme e qeverisë së kryeministrit Edi Rama në marrëdhëniet me Greqinë. Parimi themelor i respektimit të barazisë dhe të dinjitetit reciprok dhe ndërtimi i masave të besimit reciprok, duke hedhur në tavolinën e bisedimeve të gjitha çështjet e mbajtura tabu nga qeveritë e mëparshme, në përputhje me interesin reciprok të miqësisë u bë boshti i një fryme re për të nxitur dhe ngritur në një shkallë të re cilësore marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Greqisë. Është një përpjekje pozitive për t'i dhënë partneritetit strategjik përmbajtjen e vërtetë të simetrisë dhe jo të asimetrisë së deritanishme të marrëdhënieve. Për fat të keq duhet pranuar se kjo erë e re prej aleati real strategjik dhe ky koncept i ri i partneritetit strategjik mbi bazën e barazisë së trajtimit dhe të bashkëpunimit nuk është kuptuar sa duhet dhe si duhet nga qeveria e Athinës. Duhet pranuar se përgjithësisht diplomacia greke është konservatore dhe në krahasim me diplomacitë e shteteve të tjera anëtare të BE, ka qenë gjithmonë ndër të fundit në përqafimin e rrymave, ndryshimeve, modeleve dhe formave të reja të mendimit diplomatik europian. Përfaqësues tipik i këtij konservatorizmi të shkollës së vjetër diplomatike greke është edhe ministri i Jashtëm, E.Venizellos, i cili vazhdon të ndjekë një vijë të imponimit dhe të presionit si instrumente të rolit udhëheqës të diplomacisë greke në marrëdhëniet me fqinjët.

Nuk mund të mos tërheqë vëmendjen që nga katër shtete fqinj me të, Greqia ka marrëdhënie të tensionuara me tre prej tyre. njëpalësh, ai është dypalësh dhe është në të njëjtën kohë i pranuar zyrtarisht dhe i shpallur reciprokisht. Por koncepti i partneritetit strategjik, jo vetëm nuk pranon hierarki, por ka brenda tij edhe disa vija të kuqe, që i vendosen partnerit strategjik dhe ku ai nuk mund të guxojë t'i kapërcejë. Ndërhyrja në punët e brendshme është vija e kuqe që nuk i lejohet as partnerit strategjik. Në Athinë duhet ta kenë të qartë se çështjet e pavarësisë së vendit dhe të sovranitetit, të integritetit territorial tokësor, ajror e detar, çështjet e mbrojtjes, të politikës së jashtme dhe të sovranitetit të qeverisë mbi gjithë territorin e vendit janë çështje ekskluzivisht të brendshme dhe përbëjnë vijën e kuqe, që asnjë Venizellos nuk mund ta kalojë. Kontrolli dhe sovraniteti i qeverisë qendrore mbi të gjithë territorin e vendit të saj është një nga atributet kryesore të sanksionimit ligjor dhe ndërkombëtar të një qeverie dhe të një shteti si subjekt i pavarur i së drejtës ndërkombëtare. Nuk është as punë dhe as e drejtë e qeverisë greke t'i ndërhyjë apo t'i bëjë presion qeverisë shqiptare për sovranitetin në territorin e Republikës së Shqipërisë dhe ndarjen administrative të shtetit, sikurse nuk është e drejtë e qeverisë së Tiranës të ndërhyjë në ndarjet administrative, ku qeveria greke i përfshin minoritetin turk në Thrakë, minoritetin maqedonas në Evzoni apo minoritetin e çamëve ortodoksë në Thesproti.

Asnjë shtet i civilizuar europian nuk lejon të krijohen geto komunale me pakicat, sepse bashkëjetesa qytetare është normë dhe bazë e demokracisë. Diplomacia greke ka të gabuar pikënisjen e saj në ndërtimin e marrëdhënieve me Shqipërinë, sepse kërkon të ruajë marrëdhënie asimetrike në raportet mes dy shteteve. Ndoshta ajo është inkurajuar në këtë qëndrim nga toleranca e treguar nga pala shqiptare në disa drejtime, siç është rasti kur Tirana, në vend që ta shpallë "persona non grata" separatistin vorioepirjot Pirro Dhima, hesht përballë provokacionit qeveritar grek, që e cakton himarjotin e konvertuar në grek, kryetar të grupit parlamentar të miqësisë me Shqipërinë. Dhe Tirana, në vend që të protestojë, ose në vend që të vendosë si kryetar të grupit parlamentar të miqësisë me Greqinë deputetin Shpëtim Idrizi, lejon situatat që Pirro Dhima të vijë për vizita zyrtare në Shqipëri përkrah personaliteteve më të larta të qeverisë greke. Athina mund të jetë e inkurajuar nga qëndrimi i opozitës politike shqiptare, e cila megjithëse mban mëkatin historik të marrëveshjes së zezë të detit me Greqinë, guxon dhe nxjerr ndonjë ish-ministër të saj të Jashtëm, i cili për mjerimin e tij profesional dhe intelektual, del hapur në mbrojtje të Greqisë në çështjen e hartës territoriale dhe nuk ka mësuar ende se çfarë don të thotë ndërhyrje në punët e brendshme të një shteti sovran.

Athina mund të jetë inkurajuar edhe nga fakti që nënkryetari i Parlamentit të Shqipërisë dhe një zëvendësministër i Jashtëm i Shqipërisë, në vend që të japin dorëheqjen nga postet shtetërore për mospranim të politikës së qeverisë, shkojnë njeri në Athinë dhe tjetri në fshatrat e minoritetit, duke sulmuar qëndrimet e qeverisë shqiptare dhe duke mbrojtur pozicionet e qeverisë greke. Shqipëria ka interes strategjik të ketë marrëdhënie të mira me Greqinë. Ky interes nuk varet as nga gazsjellësi TAP dhe as nga veto që mund të përdorë Greqia për datën e hapjes së bisedimeve të pranimit në BE. Sovraniteti dhe pavarësia janë më të rëndësishëm se integrimi. Në përputhje me një interes strategjik është formuluar edhe përcaktimi i Greqisë si partner strategjik. Por edhe për partnerin strategjik ka një vijë të kuqe, që nuk mund ta kapërcejë dhe ato janë punët e brendshme të shtetit tonë. Kur diplomacia greke ta kuptojë këtë, ahere fitohet e drejta politike e morale të flitet për partneritet të vërtetë strategjik mes Shqipërisë dhe Greqisë. Diplomacia greke ende nuk e ka kuptuar se marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Greqisë janë reciprokisht të rëndësishme. Ajo mbështetet në kartën e demoduar të nevojës, që Shqipëria ka për votën e Greqisë si anëtare e BE, e cila nesër ka hapësirën të tundë shkopin e vetos ndaj Tiranës, siç bën prej vitit 2005 me Shkupin.

Prova më e gjallë e këtij moskuptimi apo mospërshtatje të diplomacisë greke me kohën dhe me Ballkanin e ri, që jetojmë, është ndërhyrja e saj e vazhdueshme në punët e brendshme të Shqipërisë. Tipik është rasti me kishën e Përmetit, ku për herë të parë diplomacia greke doli me rolin e protektorit të ortodoksëve shqiptarë, siç është tipik edhe rasti i tanishëm për hartën e ndarjes territoriale të brendshme të Shqipërisë. Ministri i Jashtëm shqiptar, Ditmir Bushati, me politesë diplomatike iu përgjigj gjuhës aspak diplomatike të homologut grek, duke i kujtuar se ndarja territoriale është një çështje e brendshme e Shqipërisë dhe duke asociuar kështu një aludim se Athina po bën një ndërhyrje në punët e brendshme të vendit tonë. Diplomacia greke mendon se duke mbajtur një tension të përhershëm në marrëdhëniet shqiptaro-greke dhe duke dalë Athina për çdo rast të japë opinione dhe madje të kërkojë llogari për probleme dhe zhvillime të brendshme të jetës shqiptare, do të legalizojë në marrëdhëniet dypalëshe statusin e njërit shtet, që rri në Olimp dhe bën Zeusin ndaj shtetit tjetër, i cili nëse nuk bën si i thonë, duhet të presë rrufetë. Diplomacia greke ende nuk ka kuptuar se partneritet strategjik do të thotë që të dy shtetet e konsiderojnë barabartësisht të rëndësishme për njeri-tjetrin aleancën strategjike.

Nuk e kanë kuptuar ende, përderisa përbën një pyetje një milion-dollarëshe për një kuiz ndërkombëtar, se sa herë e kanë deklaruar gjatë 13 vjetëve, ose gjatë një viti, shtetarët grekë apo shefat e diplomacisë greke që Shqipëria është partner apo aleat strategjik i Greqisë. Pyetini ata që merren rregullisht me dosjen shqiptaro- greke dhe vështirë se mund t'ju rezultojë se me gjysmë zëri mund ta ketë shqiptuar vetëm njëherë me zor ndonjë zyrtar i lartë grek, në një kohë që nuk ka ministër shqiptar, i cili edhe kur shkon në Athinë për patatet, të mos përsërisë pesë herë në një fjalim formulën liturgjike diplomatike shqiptare se Greqia është partner strategjik i Shqipërisë. Ky është realiteti, i cili zhvleftëson sforcimet e ndonjë diplomati shqiptar, që shkrihet në orgazma diplomatike me ndonjë pëshpërimë të ndonjë zyrtari të lartë grek për rëndësinë strategjike të marrëdhënieve me Shqipërinë. Marrëdhëniet strategjike janë politikë publike dhe reciproke dhe ato konfirmohen publikisht si parim i funksionimit të marrëdhënieve dypalëshe dhe nuk janë formula dashurie diplomatike prapa kuintave. Partneriteti strategjik nuk mund të jetë njëpalësh, ai është dypalësh dhe është në të njëjtën kohë i pranuar zyrtarisht dhe i shpallur reciprokisht. Por koncepti i partneritetit strategjik, jo vetëm nuk pranon hierarki, por ka brenda tij edhe disa vija të kuqe, që i vendosen partnerit strategjik dhe ku ai nuk mund të guxojë t'i kapërcejë. Ndërhyrja në punët e brendshme është vija e kuqe që nuk i lejohet as partnerit strategjik.

Në Athinë duhet ta kenë të qartë se çështjet e pavarësisë së vendit dhe të sovranitetit, të integritetit territorial tokësor, ajror e detar, çështjet e mbrojtjes, të politikës së jashtme dhe të sovranitetit të qeverisë mbi gjithë territorin e vendit janë çështje ekskluzivisht të brendshme dhe përbëjnë vijën e kuqe, që asnjë Venizellos nuk mund ta kalojë. Kontrolli dhe sovraniteti i qeverisë qendrore mbi të gjithë territorin e vendit të saj është një nga atributet kryesore të sanksionimit ligjor dhe ndërkombëtar të një qeverie dhe të një shteti si subjekt i pavarur i së drejtës ndërkombëtare. Nuk është as punë dhe as e drejtë e qeverisë greke t'i ndërhyjë apo t'i bëjë presion qeverisë shqiptare për sovranitetin në territorin e Republikës së Shqipërisë dhe ndarjen administrative të shtetit, sikurse nuk është e drejtë e qeverisë së Tiranës të ndërhyjë në ndarjet administrative, ku qeveria greke i përfshin minoritetin turk në Thrakë, minoritetin maqedonas në Evzoni apo minoritetin e çamëve ortodoksë në Thesproti. Asnjë shtet i civilizuar europian nuk lejon të krijohen geto komunale me pakicat, sepse bashkëjetesa qytetare është normë dhe bazë e demokracisë. Diplomacia greke ka të gabuar pikënisjen e saj në ndërtimin e marrëdhënieve me Shqipërinë, sepse kërkon të ruajë marrëdhënie asimetrike në raportet mes dy shteteve.

Ndoshta ajo është inkurajuar në këtë qëndrim nga toleranca e treguar nga pala shqiptare në disa drejtime, siç është rasti kur Tirana, në vend që ta shpallë "persona non grata" separatistin vorioepirjot Pirro Dhima, hesht përballë provokacionit qeveritar grek, që e cakton himarjotin e konvertuar në grek, kryetar të grupit parlamentar të miqësisë me Shqipërinë. Dhe Tirana, në vend që të protestojë, ose në vend që të vendosë si kryetar të grupit parlamentar të miqësisë me Greqinë deputetin Shpëtim Idrizi, lejon situatat që Pirro Dhima të vijë për vizita zyrtare në Shqipëri përkrah personaliteteve më të larta të qeverisë greke. Athina mund të jetë e inkurajuar nga qëndrimi i opozitës politike shqiptare, e cila megjithëse mban mëkatin historik të marrëveshjes së zezë të detit me Greqinë, guxon dhe nxjerr ndonjë ish-ministër të saj të Jashtëm, i cili për mjerimin e tij profesional dhe intelektual, del hapur në mbrojtje të Greqisë në çështjen e hartës territoriale dhe nuk ka mësuar ende se çfarë don të thotë ndërhyrje në punët e brendshme të një shteti sovran. Athina mund të jetë inkurajuar edhe nga fakti që nënkryetari i Parlamentit të Shqipërisë dhe një zëvendësministër i Jashtëm i Shqipërisë, në vend që të japin dorëheqjen nga postet shtetërore për mospranim të politikës së qeverisë, shkojnë njeri në Athinë dhe tjetri në fshatrat e minoritetit, duke sulmuar qëndrimet e qeverisë shqiptare dhe duke mbrojtur pozicionet e qeverisë greke. Shqipëria ka interes strategjik të ketë marrëdhënie të mira me Greqinë.

Ky interes nuk varet as nga gazsjellësi TAP dhe as nga veto që mund të përdorë Greqia për datën e hapjes së bisedimeve të pranimit në BE. Sovraniteti dhe pavarësia janë më të rëndësishëm se integrimi. Në përputhje me një interes strategjik është formuluar edhe përcaktimi i Greqisë si partner strategjik. Por edhe për partnerin strategjik ka një vijë të kuqe, që nuk mund ta kapërcejë dhe ato janë punët e brendshme të shtetit tonë. Kur diplomacia greke ta kuptojë këtë, ahere fitohet e drejta politike e morale të flitet për partneritet të vërtetë strategjik mes Shqipërisë dhe Greqisë.
PETRIT HALITI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
KUR APOSTULLI PAL VIZITONTE ILIRINËNga Prof. dr. JORGO BULO (07.28.2014)
SHQIPTARI TRIM SI KY, NUK VDES KURRË!Nga FRITZ RADOVANI (07.28.2014)
PUSHTIMI BULLGAR I KUMANOVËS, SHKUPIT DHE MANASTIRIT 1941-1944Studim nga EUGEN SHEHU (07.27.2014)
URIM I DEGËS SË LDK-së NË ZVICËR ME RASTIN E FITER BAJRAMIT (07.27.2014)
DALJA E DHIMBSHME NË OPOZITË (07.27.2014)
NAIME SHERIFI - VIKTIMAT E DHUNËS FAMILJARE, JO TË RIINTEGRUARA (Intervistë) (07.26.2014)
KREU I XHANDARMËRISË - KORÇA, TË KRISHTERËT ME KOMUNISTËT, MYSLIMANËT ME NACIONALISTËTNga VELI HAKLAJ, studiues (07.26.2014)
U KORITE, LUTË! Nga IDRIZ ZEQIRAJ (07.25.2014)
SHKOLLA SHQIPE E VITEVE 1631-1638, NDODHEJ NË NDËRLUMNE, PRANË VENDIT KU BASHKOHET DRINI ME VALBONËNStudim nga RAMIZ LUSHAJ (07.25.2014)
ARVIZU TAKOHET ME DEPUTETËT E PD - IU KËRKON TË MARRIN PJESË NË REFORMËN E GJYQËSORIT (07.25.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart�]