VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

FAMILJA E DR RUGOVËS DHE PANDERSHMËRIA E ENVER ROBELLIT
KOSOVA PA RUGOVËN DO TË ISHTE BËRË SI PALESTINA
Nga XHAFER LECI

E Martë, 07.29.2014, 07:02am (GMT1)








Më 17-07-2014  tek Koha.net, E.Robelli kishte shkruar një shkrim me titull:

"Kosova nuk është pështymore për bijtë e Ibrahim Rugovës"!

Enver Robelli nuk është treguar fare i sinqertë me përpjekjet e tij të kota, për t`ua ndaluar kujdesjen-mbylljen e gojës, zonjushës Teuta dhe zotit Mendim Rugova, që ata mos të flasin për vëllain e tyre Ukën!

     Nuk ka familje e cila nuk kujdeset për fatin e njerëzve të vet, dhe as kush nuk mund tua mohojë atë të drejtë demokratike, pavarësisht se për çka bëhet fjalë. Nuk kam shkruar asnjëherë për Ukë Rugoven në lidhje me burgosjen e tij, sepse nuk kam informacione të mjaftueshme, të cilat flasin për fajësinë apo mosfajësinë e tij. 
 
     Drejtësia e ka fjalën e fundit, nëse ka drejtësi të vërtetë në Kosovë, e që, mjerisht, praktika nuk e ka treguar deri më sot, se drejtësia në Kosovë, ka vepruar drejt, e pavarur, ndershëm  dhe guximshëm..!

Me Ukë Rugovën,  disa lider të subjekteve të ndryshme politike, bënë lojra të pista dhe Ukën, si duket, arritën ta fusin atje ku nuk e kishte vendin. Qëllimi i tyre dihet, njollosja e dr. Rugovës dhe familjes së Tij. Në shtetet demokratike të perëndimit veprimtaria e një indivdi, nuk krahasohet me një familje, por mbetet si rast individual. Ukë Rugova nuk ka të bëjë me veprimtarinë e të atit të tij dr.Rugovës.

      Të gjithë mund të flasin, por askush nuk mund ta merr në duart e veta drejtësinë!
Nuk më ka rastisur të lexoj ndonjëherë, që z. E.Robelli të ketë shkruar në lidhje me të kaluarën e hidhur të fëmijëve të dr.Rugovës, të cilët nuk kanë mundur as të shkollohen në shkollat publike e as të punësohen në mënyrë të rregulltë, si të gjithë shkollarët dhe puntorët tjerë të lirë, sepse kanë qenë familjarisht të rrezikuar, si nga okupatori serb, po ashtu edhe nga kundërshtarët shqipfolës të dr.Rugovës.

    Pak kush deri pas luftës së fundit e dinte sa fëmijë ka pasur dr. Rugova, si e bënin ata jetën..! Fëmijët e Rugovës jetonin të izoluar-në geto, ata bënin një jetë sikur të ishin në arrest shtëpiak, bash sikur dikur zezakët e Afrikës Jugore!

    Ku na ishte Robelli dhe robellët tjerë që nuk shkruanin atëherë për fëmijët e Rugovës dhe më vonë edhe për dy atentatet që ju bënë dr. Rugovës; për bërjen e listave për likudime fizike të elitës intelektuale të Kosovës në krye me dr.Rugovën?!

     Enver Robelli u tregua shumë burrë i lig, kur përçmon fëmijtë e Rugovës si të paarsimuar dhe të paditur në fushën politike!       
           
     Familja Rugova për të gjallë të dr. Rugovës, asnjëherë, për afër dy dekada, nuk është marrë me politikë dhe nuk kanë ushtruar asnjë post në institucionet e Kosovës, sepse Rugova ishte shumë parimor dhe nuk i punësonte njerëzit e vet, siç po bëjnë sot qeveritarët aktualë.

      Nëse E.Robelli e konsideron veten të menqur dhe të dijshëm, le ta le profesionin e tij si gazetar dhe të mirret me politikë. Vetëm atëherë do ja shohim marifetin dhe autoritetin e tij, se sa qytetarë të Kosovës do i këtë prapa vetes. Shumëkush e kanë provuar të bëhën lider, por e dimë si e kanë përfunduar karrierën e tyre.

 Robelli përmend shtëpinë-presidencën e Kosovës, ku Ibrahim Rugova priste miq, diplomatë e politikanë nga e gjithë bota. Robelli përpiqet të thotë diçka, që sikur të ishte ashtu do e thonin njerëzit e LDK-së para Robellit, se kinse ajo shtëpi duhej t`i shërbente si presidencë edhe ish presidentit dr. Fatmir Sejdiut. Rugova përshkak të sigurisë së Tij fizike, edhe pas përfundimit të luftës, më 12 qershor 1999, qëndronte në shtëpinë e tij presidencë dhe për këtë shumica e popullit dhe politikanëve të Kosovës kishin mirëkuptim.

     Ndërsa ajo shtëpi-presidencë pas luftës nuk mund t`i plotësonte kushtet e një presidence, sepse nuk ishte vendi aty për një shtet të pavarur e demokratik, siç pretendojnë ta kemi Kosovën. Sot dihet se ku është vendi i Presidencës dhe Qeverisë së Kosovës.

      Pra sot shtëpia e I.Rugovës, dje ishte shtëpi dhe pasuri e Kosovës, e ndërtuar me djersën e popuillit të saj, krejtësisht në mnyrë të ligjshme, sikur që ishte edhe vet Rugova lider i ligjshëm.

      Dr. Rugovës ja blenë veturën e blinduar me paratë e tyre të fituara me djersë, vendasit-rugovasit e Tij. Zoti dhe rugovasit shkaktarë që ia shpëtuan jetën dr.Rugovës me rastin e atentatit të ushtruar më 15 mars 2005, në qendër të Prishtinës.

     Ndoshta jo krejt rastësisht ndodhi kjo, kur gjatë vizitës së Shefit për politikë të jashtme dhe siguri i BE-së, Havier Solana, i cili kishte arritur në Prishtinë për të diskutuar me udhëheqësit ndërkombëtarë dhe ata vendorë rrugën përpara në zbatimin e standardeve. Nga makinat e autokolonës u dëmtue vetëm ajo e presidentit Rugova, i cili duhej të takohej me Solanën, megjithatë deshti Zoti dhe takimi u realizua dhe Rugova i shpëtoi atentatit.

      E thashë jo rastësisht, sepse Rugova gjithmonë gjatë okupimit të Kosovës e ka ruajtur dokumentacionin e veprimtarisë për bërjen-ndërtimin e pavarësisë së Kosovës, neper njerëz-vende të ndryshme e të sigurta që mos të bie në duart e njerëzve të Beogradit.

Dhe më në fund, pas çlirimit të Kosovës e pabesueshme, por realitet, përmes njerëzve të sigurimit sekret të Serbisë, UNMIK-u dhe SHIK-u, me policinë e tyre të përbashkët, arritën ta kontrollojnë-bastisin shtëpinë-presidencë dhe ta marrin atë dokumentacion, të cilin qysh moti e kërkonte Beogradi. Beogradi atë që nuk e arriti në gjendje okupimi në Kosovë, përmes disa shqipfolësve, e arriti në liri!

      Sot janë ndërtuar e po ndërtohen shumë villa e shtëpi private për liderucë e qeveritarë të shumtë, me para të pista, shtëpi këto private, të cilat po e shërbejnë individin e jo popullin e Kosovës. Në Kosovë shtëpi u janë ndërtuar, nga populli dhe qeveria, edhe shumë skamnorëve, disa të burgosurëve politik, e disa heronjëve dhe dëshmorëve, u janë dhanë dhe u jipen edhe rroga, pse ata e kanë merituar, sikur që e ka merituar edhe dr. Rugova dhe familja e tij.

      Pra zoti Robelli, na shkruaj për kriminelët që vranë aq shumë njerëz të pa fajshëm, të cilët punuan pa hezituar për çështjen tonë kombëtare, lëre shtëpinë e Rugovës, e cila i shërbeu interesave tona të përbashkëta kombëtare të Kosovës.

     Dr.Rugova gjatë gjithë veprimtarisë së Tij kombëtare ishte i hapur dhe çdo veprim e takim të Tij me këdo qoftë e ka bërë në mënyrë publike, me ndërmjetësimin e ndërkombëtarëve, asnjëherë nuk ka punuar nën tavolina kundër popullit të vet, siç kanë bërë e po bëjnë, disa politikanë dje e sot.

      Rugova nuk ishte vetëm një vizionar e diplomat, por edhe njeriu human. Këtë e vërteton më së miri me marrjen e çmimeve të paqes nga ndërkombëtarët, si:

     Më 1995, që iu dha Çmimi për paqe i Fondacionit Paul Litzer në Danimarkë.
     Më 1998, iu nda Çmimi Saharov i Parlamentit Evropian...Të gjitha këto të holla dr. Rugova ua dhuroi Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës dhe Universitetit të Kosovës.

      Robelli përmend një rrogë mujore, prej 2 euro, që po ju jipka familjes shumë antarëshe të dr.Rugovës, kur dihet se Rugova ishte president i parë i vendit dhe pas vdekjes së Tij, pensioni i takon gruas së Presidentit, zonjës Fanë.

      Të interesuarit mund të lexojnë librin e Adnan Merovcit " Në hap me Rugovën" të dr. Enver Bytyçit "Filozofia politike dhe nacionale e Ibrahim Rugoves", të dr.Vehbi Miftarit:" Rugova Mendimi Kultura Politika"dhe libra të autorëve të tjerë të shumtë, cilët kanë shkruar me argumente e fakte të pa mohueshme për veprimtarinë dhe qendresën e vërtetë kombëtare të dr. Rugovës.

      Ibrahim Rugova punoi shumë, dhe pa zhurmë për ndërkombtarizimin e Kosovës, dhe për  ndërtimin e një demokracie të vërtet në Kosovë, që për botën demokratike të civilizuar ishte shumë e kapshme dhe e pranueshme. Pra kjo ishte simpatia më e madhe për amerikanët dhe perëndimorët që Kosova, të respektoi njësoi të gjitha etnitë duke ndërtuar barazi kombëtare... Për ndryshe Kosova do bëhej si Palestina, cila që nga viti 1947 kur fuqitë e mëdha e bërën Izraelin shtet, kur më nuk pushoi lufta, por Palestina nuk arriti të bëhët  përsëri shtet!!! Palestinezët nuk mendoj se janë më pak lutëtar se sa neve shqiptarët, po si dukët atyre ju mungonë një lider i kalibrit të dr. I.Rugovës.

    Ceremonisë së varrimit të dr.  Rugovës ju pata bashkangjitur edhe unë me shumë mërgimtarë të tjerë, ku muarën pjesë mbi 1 milion shqiptar nga të gjitha trojet tona etnike, si dhe disa dhjetra përfaqësi të diplomacive të huaja. Edhe pse Kosova ende nuk ishte rishpallur shtet i pavarur, ky ishte njëri ndër varrimet më të mëdha të liderëve botërorë, që kishte ndodhur ndonjëherë në historinë botërore
 
     Lavdi e përjetshme veprës dhe jetës së dr.I.Rugovës!
 
XHAFER LECI


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.