E Premte, 04.19.2024, 03:06pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
RUBRIKA: E VËRTETË APO FANTAZI  - FEJTON ME SHUFRA ARI
Nga KOLEC TRABOINI

E Mërkurë, 07.30.2014, 09:06am (GMT+1)


Pse u harrua ari i vjedhur i Thesarit të Shtetit? Po prokuroria çfarë ka bërë në kaq vjet, fle mbi dosje? Ja po i themi ca llafe për ta nakatosur problemin e vjedhjes së shekullit që shkoi se kush e di na dëgjon Prokuroria dhe zgjohet nga gjumi letargjik, sepse i bën nani-nani edhe politika.

Të nderuarit gjumashët tanë të Drejtësisë së Leshit e të Preshit- meqë nuk e kini vënë ujin në zjarr të kapni hajdutët e Arit të Thesarit të Shtetit, të paktën me ata te policisë se fshehtë (sa po na thonë se do kemi edhe FBI shqiptare) që keni e që rrinë kot, fshehur apo edhe hapur shkoni e bisedoni me popullin, pyesni popullin se ai e di shumë mirë kush e ka vjedhur Arin në tunele sikur të vidhnin një thes me misër apo një gomar me shalqinj. Veç ato shkresurinat që keni sajuar atëbotë harrojini, dhe lërëni atë punën e fshatarit me gomar se nuk e ha njeri sapunin për djathë në Shqipëri. Por le ti vimë pakëz rrotull tuneleve me ca pyetje. Kush e ruante thesarin?! Kush i caktonte rojet. Kanë qënë të zgjedhur me konkurrim e zotësi apo miq tarafi e fisëri, se në këtë vjedhjen spektakolare të këtyre ditëve qe ca po thonë kap 40 apo 60 milion e kusur valute europe. U fshin nga faqja e dheut nën hundën e guvernatorit Fullani që na mban edhe leksione mbi ca fitime e zhvillime ekonomike fantazore. A e keni lexuar se kush punon në Bankën e Shtetit ku ruhet paraja e popullit. Të mjerit popull thuaj. Të gjithë bij të politikës, fis i guvernorit, të këtij e atij e, asnjë njeri i vetëm i ardhur me zotësi dhe që nuk ka një mik a kushuri në politikën e lartë. A e doni listen e të punësuarve në Bankën ku guvernon një figurë e lartë si Adrian Fullani si të ishte shejk apo faraon e që bën një jetë përrallore. Shkruajnë gazetat por as qeveria e vjetër as kjo e reja nuk kanë vesh të dëgjojnë, kanë vetëm gojë për të ngrënë e gjuhë për të llapur. Ja ky më poshtë është ekipi i tarafeve të politikës në Bankën e Shtetit Shqiptar që drejtohet nga Adrian Fullani, botuar kjo në gazetën "Sot":

1. Miranda Rama,(kunata e Sali Berishës) Këshilltare e Guvernatorit.
2. Adela Bode, (vajza e Ridvan Bodes) Departamenti i Stabilimentit Financiar.
3. Megi Topalli, (vajza e Jozefina Topallit) Departamenti i Kërkimeve
4. Odeta Nishani, (gruaja e Bujar Nishanit) Departamenti i Administrimit.
5. Helga Strazimiri, (motra e Genti Strazimirit) Departamenti i Mbikëqyrjes.
6. Blerta Kruja, (motra e Keltis Krujës) Departamenti i Administrimit.
7. Anila Muçka, (kunata e Adriatik Llallës) Departamenti i Burimeve Njerëzore.
8. Evis Çeli, (kunata e Arben Imamit) Departamenti i Sistemeve të Pagesave.
9. Gejsi Çeku, (djali i Robert Çekut) Departamenti i Kontabilitetit.
10. Anjeza Harizaj, (vajza e kryetarit të PD-së Kavajë, nusja e djalit të Fatos Bejës)
11. Kristi Kromidha Nano, (vëllai i Xhoana Nanos) Departamenti Juridik.
12. Eduart Roku, (nipi i Guvernator Fullanit) Departamenti i Burimeve Njerëzore.
13. Elsa Zhulali, (vajza e Safet Zhulalit, kunata e Aldo Bumçit) Departamenti i Marrëdhënieve me Jashtë.
14. Onos Topi, (djali i tezes së Blendi Fevziut) Departamenti i Statistikës.
15. Besnik Dedja, (daja i gruas së Samir Mane TEG-ut) Arshiva Elektronike
16. Lorna Tabaku, (motra e Jorida Tabakut) Departamenti i Mbikëqyrjes
17. Lavdie Memiaj, (kunata e Shaban Memisë) Departamenti i Pagesave
18. Ledia Bregu, (kushërira e parë e Majlinda Bregut) Departamenti i Kontrollit
19. Juna Bozdo, (motra e Eno Bozdos) Departamenti i Mbikëqyrjes
20. Eduard Sinani, Drejtor i Sigurimit, vëllai i Dëshira Subashit (ish- anëtare e Komisionit Qendror te Zgjedhjeve).
21. Arben Beja, (djali i Fatos Bejës) Agjencia e Sigurimit të Depozitave.
22. Marilda Shkurti, (vajza e dajës se Guvernator Fullanit) Agjencia e Sigurimit të Depozitave.


Çeshtja shtrohet mos vallë ashtu siç ndodhi me vjedhjen e shufrave të arit, edhe kësaj radhe i kishin vënë ujkut mëlçinë në qafë për ti ruajtur. Ka mundësi. Se ashtu bëri Fullani, vuri hajdutin për të ruajtur paratë. Ose vihen ca policë matrahulë që edhe ata flejnë gjumë e nuk ruajnë asgjë. Por problemi është se mirë u vodhën, ku shkuan shufrat e arit se ato nuk ishin gjëlpëra që të humbisnin në mullarë. Është e thjeshtë. Kush shkelqeu dhe u bë bos i madh në Shqipëri, pra nga asgjëja na doli gjëja? Por që të flasim pak më shkoqur është mëse bindëse ajo që thuhet se i vodhi politika. Cili do thoni ju. Cili nga këta të politikës e ngjeu gishtin në mjaltin e Thesarit, të Arit të Shtetit? Kjo është pyetja që bëjnë të gjithë, madje edhe njerëzit që nuk dinë por edhe ata që e kanë vjedhur vetë po kështu pyesin. Edhe ju që i lexoni këto radhë pyesni. Po ju edhe pse e dini mjaftueshem te verteten, pyesni e bëni kinse. Çudi....sa të zgjuar janë shqiptarët.... As hetuesit nuk pyesin kështu. Madje ata as nuk pyesin fare. Pse paratë e babait i kanë që të interesohen për to? Populli për atë punë është për tu rjepur e për tu vjedhur.

Vritet, vidhet, dhe askush nga qeverisësit e pushtetarët nuk flasin. Keni parë ju se edhe opozita hesht. Presidenti po ashtu, Kryeprokurori ngec-ngec. Asnjë fjalë. Gjykatat kanë halle se nuk po dinë ku ti fshehin rushfetet se ka nisur rruspi. Gjin Gjoni nuk di ku ka kokën. Po sa Gjin Gjona ka Shqipëria. Madje ky Gjini i shkretë mund të jetë vrima e fundit e kavallit. Më e pakta se ky i gëzohej ca unazave si nëpër filma me varëse të mëdha e unaza me kalorës. Si riosh. Ehe, janë ca punë të thella vertetë, por, po të duan gjëndet fare lehtë se kush e vodhi thesarin...

E doni të vërtetën lakuriq? Këta që heshtin e kanë vjedhur sepse po te mos e kishin vjedhur do ta kapnin hajdutin por edhe vrasësin e Santos e do ta kapnin se edhe ajo punë parash ishte. Madje a nuk i patë policët se si bënin sehirx ndërkohë që vrasësi me nge paloste të mjerin bankier, madje pa harruar edhe një plumb të fundit në kokë që të përfundonte me sukses të plotë biznesi i vrasjeve. Polici me revole në brez shihte skenën jo më shumë se 6 metra larg. Pastaj vrapoi me bisht ndër shalë. Kështu ruhen bankat dhe njerëzit në Shqipëri. Kështu bën edhe drejtësia. Peshorja sa shkon gjithnjë andej nga del leku. Rri e vras mendjen ani pse e di që kot e kam që grindem me vete, po si more nuk u vete mendja këtyre që kanë shtetin që për të paktën 5 vjet të sjellin prokurorë e gjyqtarë nga Amerika dhe Europa, ti veme të punojnë për së mbari, të shohim pastaj kush ishte hajduti e kush kopuku që ti e ve roje e ai të vjedh shtëpinë.
Po jo more jo, nuk sjell njeri prokurorë e gjykatës nga jashtë, nuk e bën atë gabim politika, as shteti, as leshi e as preshi, Nuk janë aq budallej këta tanët sa të sharrojnë traun ku kanë vënë këmbët. Kurrë!

30 korrik

KOLEC TRABOINI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
FAMILJA E DR RUGOVËS DHE PANDERSHMËRIA E ENVER ROBELLITKOSOVA PA RUGOVËN DO TË ISHTE BËRË SI PALESTINANga XHAFER LECI (07.29.2014)
LAJMI QË MË TRONDITI - NDËRROI JETË MIKU IM, POETI SHABAN CAKOLLINga AGIM GASHI (07.28.2014)
EDHE PËR ALEATIN STRATEGJIK KA NJË VIJË TË KUQENga PETRIT HALITI (07.28.2014)
KUR APOSTULLI PAL VIZITONTE ILIRINËNga Prof. dr. JORGO BULO (07.28.2014)
SHQIPTARI TRIM SI KY, NUK VDES KURRË!Nga FRITZ RADOVANI (07.28.2014)
PUSHTIMI BULLGAR I KUMANOVËS, SHKUPIT DHE MANASTIRIT 1941-1944Studim nga EUGEN SHEHU (07.27.2014)
URIM I DEGËS SË LDK-së NË ZVICËR ME RASTIN E FITER BAJRAMIT (07.27.2014)
DALJA E DHIMBSHME NË OPOZITË (07.27.2014)
NAIME SHERIFI - VIKTIMAT E DHUNËS FAMILJARE, JO TË RIINTEGRUARA (Intervistë) (07.26.2014)
KREU I XHANDARMËRISË - KORÇA, TË KRISHTERËT ME KOMUNISTËT, MYSLIMANËT ME NACIONALISTËTNga VELI HAKLAJ, studiues (07.26.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]