E Enjte, 04.25.2024, 11:37am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 

TREGIMI: UNË ITALIANI I ZI DHE JETA IME ME PENGESA

Nga PAP KHOUMA


E Mërkurë, 12.16.2009, 03:04pm (GMT+1)

 

 

Jam italian dhe e kam lëkurën të zezë. Një italian black, siç kam dëgjuar të thonë në kontrollin e pasaportave të aeroportit të Bostonit nga afrikano-amerikane të ngarkuara me sigurinë. Po ju a e keni idenë se çfarë do të thotë të jesh italian e ta kesh lëkurën të zezë në Italinë e vitit 2009?

Më ndodh, kur shkoj në Komunë në Milano për të kërkuar një çertifikatë dhe paraqes pasaportënn time italiane apo letërnjoftimin tim, që funksionuari pa ua hedhur madje as një sy dokumenteve të mia, por vetëm duke më parë në fytyrë, ma kërkon dokumentin e lejeqëndrimit tom: dokument të cilin asnjë qytetar italian nuk e ka. Mbaj mend një rast ku, në një vendbanim periferik të Komunës së Milanos, një funksionare u habit nga fakti se unë mund të kisha një letërnjoftim italian dhe thirri në ndihmë dy kolege të tjera të cilat u harruan duke i lënë njerëzit në radhë në sportelet përkatëse.

 

Dialogu i tyre tingëllonte pak a shumë kështu.

 

"Ma ka dhënë letërnjoftimin e tij italian, por thotë se nuk e ka lejeqëndrimin. Si është e mundur?"

 

"Si ia ke arritur të kesh lejenjoftimin nëse nuk ke lejeqëndrimin...na kupton? Ku e ke marrë këtë dokument? Kupton italisht?"

 

"Jo, nuk e kam lejeqëndrimin," kufizohem unë në përgjigjen time.

 

Në dokumentin e lëshuar nga Komuna (dhe në duart e tre funksionarëve të Komunës) ishte vulosur "qytetar italian" por ato vazhdonin të përqëndroheshin tek fytyra ime e zezë, ndërkohë që njerëzit në pritje e humbnin durimin.

 

 

"Pse nuk lexoni çfarë është shkruar në dokument?" i këshilloj ato. Një çast i vogël befasimi...më në fund më flasin me ju.

 

"Ju jeni qytetar italian? Pse nuk e keni thënë menjëherë? Ne nuk jemi mesuar të shohim një jashtëkomunitar..."


Kundërpërgjigja duhej të kishte njëfarë kuptimi, por, teksa për t'ua prerë shkurt, nënvizoj menjëherë se jam qytetar italian, dëgjoj tek më shqiptojnë fjali të tilla:

 

"Ti ke një pasaportë italiane, por nuk je italian."

 

Ose me buzëqeshje: "Ti nuk ke kombësi italiane si ne, ke vetëm shtetësi italaine, sepse je jashtëkomunitar."

 

Kur banoja pranë rrugës Piave, në zonën qendrore të Milano, një mbrëmje kur po hapja veturën time dhe kisha në duar çelësat më ka ndodhur të më jetë afruar një person dhe me një ton të veçantë të më ketë pyetur pse po e merrja atë veturë. Instinktivisht jam përgjigjur:

"Sepse jam duke e vjedhur! Thirri menjëherë karabinierët."

Dhe gjykuesit të habitur nuk i ka mbetur tjetërgjë veç të shkojë.

Një rast tjetër në Milano në tetë të mëngjesit në një rrugë me trafik të ngjeshur, shoqja ime ndërsa drejtonte veturën ia ka prerë pa paralajmërim rrugën një gruaje në motor. Ka zbritur nga vetura për ta sqaruar për keqkuptimin. E kam marrë timonin për ta zhvendosur veturën dhe për ta liruar trafikun asokohe në pikun e tij. Një tjetër grua (e bardhë) në radhë edhe ajo, ka zbritur nga vetura dhe ka ardhur te shoqja ime (e bardhë) dhe duke përhapur panik ka thënë:

 

"Ndërkohë që ti rri e shikon, një jashtëkomunitar po ta vjedh veturën."

 

"Jo, nuk është një hajdut, është shoku im," është dëgjuar përgjigja e saj.



Të gjitha herët që e kam ndërruar shtëpinë, më është dashur të përballem me njëfarë riti kalimtar. Në fillim përshëndes me një buzëqeshje qiramarrësit e mbledhur rastësisht në tremë: "Mirëdita!" ose "Mirëmbrëma!" Me të rinjtë gjithçka shkon fjollë. Ndërsa personat e rritur janë më dyshues. Mund t'i kuptoj dyshimet derisa fillojnë të më pyesin se a banoj aty, sepse është hera e parë që takohemi. Por tronditem kur në përshëndetjes sime i përgjigjen: "Nuk blejmë asgjë. Këtu nuk mund të shesësh. Kush të ka lënë të hysh?"

 

Në shtatorin e sivjetëm isha me tim bir 12 vjeç dhe prisja bashkë me të arritjen e trenit metropolitan në stacionin e Palestros. Si gjithnjë altoparlanti iu bënt thirrjeve udhëtarëve të mos e kalonin vijën e verdhë të sigurisë. Njä zotëri plak iu drejtua tim biri: "Flasin me ty, djalosh. E ke kaluar vijën e verdhë. Duhet ta dish se këtu është e ndaluar ta kalosh vijën e verdhë...i paedukatë." I thoshja plakut se im bir ishte larg vijës së verdhë, por ai vazhdonte ta shante: "Nuk duhet madje as të rrini në këtë vend. Kthehuni në shtëpinë tuaj...llum i botës. Doa ta paguani herët a vonë."

 

Para disa javësh në aeroportin e Linates hyra në një qoshkë për ta blerë një gazetë. Ishte një djalosh atje krejt me tatuazhe, jam afruar t'ia jap paratë dhe më ka treguar një tjetër arkë ku të paguaj. Kam paguar dhe jam nisur drejt daljes kur djaloshi me tatuazhe ka filluar t'i vikasë arkëtares: "Ai burri me ngjyrë e pagoi gazetën?". Arkëtarja iu përgjigj duke vikatur: "Po, burri me ngjyrë ka paguar!" Duke u kthyer mbrapsht i them: "Nuk ka nevojë të vikatësh kështu. Më keni parë mirë kur po paguaja." "Më kini parë mirë? E dini se më po flisni! Më shiko mirë! E di çfarë jam? A e bëni hesap se çfarë jam?" Kërkonte të më frikësonte. "Një racist!" i them. "Po, jam një racist. Ji shumë i vemendshëm!" "Ju jeni budalla," ia ktheva.

 

Kush jeton në këto situata të përditshme për më shumë se 25 vjet ose i pranon përfundimisht, bën sikur s'po ndodh asgjë në mënyrë që të jetojë pa u çmendur, ose mund të bëhet dyshimtare, i ngrysur, plot "paragjykime të kundërta", shpesh në zgripin e rrezikut për t'i ngatërruar situatat dhe për të parë racistë që mbijnë si kërpudhat pas shiut kudo, të humbë durimin dhe të ulërasë e të shajë në mes të popullit. Dhe xhelati i tij që e ka thikën nga ana e dorëzës, me qetësi komentin duke përdorur një "formulë" fikse por shumë frutdhënëse: "Shikojeni, po ulërin, po më shan. Ai është vetëm një mysafir në shtëpinë time. Jeni të gjithë dëshmitarë..."

Kam qenë i pranishëm rastësisht në përfaqësimin e një grupi muzikore në Aguzzano, në Piacenza. Kur pothuaj të gjithë kishin shkuar, kam parë në mes të sheshit një flamur italian tek merrte flakë pa asnjë shpjegim të arsyeshëm. Jam matur shumë që ta shuaja, ndonëse isha shumë pranë. Çfarë do të kishin menduar apo si do të kishin reaguar njerëzit duke parë një "jashtëkomunitar" në sheshin e një fshati duke pasur nëpër duar një flamur italian në flakë? Tepër simbole të bashkur. E kam lënë flamurin të digjet në mirëkuptimin e të gjithëve.

 

Ndërkaq e kam çmuar pafundësisht sjelljen e policëve të garnizonit të metropolitës të Sheshit Duomo të Milanos. Nuk doja të arrija në punë me vonesë dhe po vrapja në mesin e njerëzve. Në një çast ndjej të më kapin në supe dhe të më shtyjnë. Gjendem përballë një polici me uniformë që po më ulërinte për t'ia treguar dokumentet. Ia dhashë letërnjoftimin tim policit tani të krisur mendsh, i cili, pa e kqyrur, më urdhëroi ta ndjek pas. Sapo arriti në pikën policore, iu tdeklaroi kolegëve: "Ky jashtë komunitat sillet në mënyrë prepotente!".

Për fat të mirë sjellja ime nuk u përgënjeshtrua nga kolegu i pranishëm në ngjarje. Policët i verifikuan dokumentet e mia me kujdes dhe pas arritën në përfundimin se kolegu i tyre i ri kishte gabuar, më kërkuan falje. Iu erdhi keq edhe që isha vonuar për në punë.

 

Pas së gjithash, kam përshtypjen se, në krahasim me shumicën e njerëzce, policëve nuk iu duket jonormale të gjenden përballë një qytetari italian me ngjyrë të zezë e kafe. "Ne nuk jemi mësuar," ndiejm gjithmonë të na thonë dhe kjo iu ndodh nëntë personave në çdo dhjetë. Është një shfajësim që nuk pranohet më pas tridhjetë viteve që jetojmë dhe punojmë këtu, martohen me italiane e me italianë, bëjmë fëmijë të përzier apo jo, të cilët rriten dhe arsimohen në shkollat dhe universitetet itaiane.

Një fakt tronditës është kur para tri vjetësh u sulmova fizikisht nga katër kontrollorë të Ndërmarrjes së Transporteve Bashkiake. Edhe sot e kësaj dite jam duke u përballur me proceset, por kontrollorët janë në rolin e viktimës dhe unë jam i pandehuri. Një gjë është e qartë, unë kam ende besim tek drejtësia italiane./Përktheu Skënder Buçpapaj

--

Pap Khouma ka lindur në Dakar të Senegalit më 1957. Ka emigruar në Itali më 1984 dhe është vendosur në Milano ku merret me kulturë dhe letërsi. Është shtetas italian prej vitit 1994. Ka botuar më 1990 "Io, venditore di elefanti( Unë, shitës elefantësh), të tregon ngjarje që vijnë nga përvoja e rëndë e vetë Khouma si shitës ambulant dhe emigrant. Më 2005 ka botuar "Nonno Dio e gli spiriti danzanti" (Babazoti dhe shpirtërat kërcimtarë) Njohës përveç i gjuhës amtare edhe i frëngjishtes, arabishtes, anglishtes dhe italishtes, punon aktualisht në një librari milaneze, ku është përgjegjës i repartit të librave ne gjuhë origjinale. Është drejtor i revistës online të letërsisë së emigracionit El Ghibli.
Përktheu: Skënder Buçpapaj


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Kamkwanda dhe mulliri i erës në Malawi (12.15.2009)
"Observer": Edhe zezak, edhe italian? (12.15.2009)
PËRPLASJA PËR KORFUZIN NË VITIN 1923Nga SAIMIR LOLJA (12.12.2009)
"Ne ishim fëmijët e monstrave"Nga EDWARD CODY, Washington Post (12.10.2009)
Alpioni: Kush e tradhtoi Nënë Terezën? -Feja dhe Mosbesimi në Postmodernizëm (12.09.2009)
James F. Brown, Shefi i Radios Evropa e Lirë vdiq në moshën 81 vjeçareNga DENNIS HEVESI (12.07.2009)
Sarah Palin në barkun e bishave (12.06.2009)
I KUJT ËSHTË SARI TANI?Nga MAUREEN DOWD, New York Times (12.04.2009)
Majkëll Bolton: këndoj dashurinë vrasëse me Lady Gaga (12.03.2009)
Roman Polanski del nga burgu të premten (12.02.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]