E Premte, 04.19.2024, 12:15am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
ARDIT BIDO - HIMARA NË KUFIJTË NATYRALË, KËRCËNIMET E GREQISË S'DUHET TË TREMBIN ASKËND! (Intervistë)

E Enjte, 07.31.2014, 08:27am (GMT+1)



Zona e Himarës dhe komuna Livadhja janë dy pika të nxehta të hartës së re territoriale. Si e gjykoni zgjidhjen e komisionit të reformës për këto dy zona dhe presionin që vjen nga Athina për qeverinë shqiptare?
Duke qenë se këto çështje që ju prekni, janë pjesë e propozimeve të grupit të punës së ngritur pranë PDIU-së, të cilin pata fatin ta drejtoja, më lejoni të sqaroj edhe një herë rëndësinë e tyre. Së pari, në rastin e zonës së komunave minoritare në Shqipëri, bëhet fjalë për disa ndryshime shumë të vogla, në respekt të plotë të minoritetit, që bëhet vetëm dhe vetëm për të ruajtur funksionalitetin e bashkive përreth. Qeveria nuk mund të krijonte bashki dhe t'i dënonte ato paraprakisht me vdekje ekonomike, siç ndodhte me propozimet për Delvinën, Sarandën dhe Konispolin. Kështu, Delvinës iu shtuan fshatrat Shijan, Kardhikaq, Muzinë dhe Pecë, që përbëjnë hapësirën ekonomike të rrugës së vjetër kombëtare Sarandë-Delvinë-Muzinë, duke shpresuar që me aq do të mund të mbijetojë ekonomikisht Bashkia e Delvinës.

A janë këto fshatra të mjaftueshme?

Absolutisht jo! Nëse pyesni banorët e Buronjës (Mavropullit) apo ndonjë fshati tjetër do ta kuptoni se Delvina duhet të zgjerohej më tej. Por, në respekt të krijimit të një bashkie minoritare, në propozimet tona, që u cilësuan racionale nga qeveria, sepse ashtu ishin, ne u kufizuam vetëm në fshatrat me shumicë shqiptare që rastiste të gjendeshin gjatë kësaj rruge, dhe nuk u zgjeruam në fshatra kufitare me shumicë minoritare. Për të qenë i sinqertë, ka pasur edhe propozime të tjera të ardhura nga zona, për të cilat ne jemi në dijeni, që parashihnin bashkimin e gjithë komunës Mesopotam me Delvinën për t'i mundësuar funksionalitetin. Mirëpo, u zgjodh që në këtë hapësirë "sui generis" të mundësohej funksionaliteti duke respektuar në maksimum minoritetin. Në Sarandë, e gjithë zona nga ish- kampi i punëtorëve e deri në Ksamil, përfshi plazhet e njohura si ai i Manastirit apo Pasqyrave, liheshin artificialisht në Bashkinë e Livadhjasë, edhe pse janë lagje të qytetit. E njëjta gjë ndodhi edhe në Konispol. Tre fshatrat e Komunës Livadhja për të cilat ne flasim: Sopiku, Pandelejmoni dhe Vagalati përbëjnë një fushë të dytë, fushën poshtë fshatit Livadhja, që bashkë me fushën e Vrinës do t'i mundësojë mbijetesën Bashkisë së re të Konispolit. Aq më tepër që shumica e banorëve të tre fshatrave të marra së bashku janë të etnisë shqiptare. Pra, arsyet kanë qenë tërësisht për vitalizimin e këtyre zonave, por edhe këtu është respektuar në maksimum minoriteti dhe është kufizuar vetëm në fshatrat që ishin tërësisht të domosdoshme. I thashë këto për të treguar seriozitetin në respektimin e minoriteteve, me të cilat u veprua edhe nga ana e grupit të punës që drejtoja. Pasi thashë këtë, dua të saktësoj se Shqipëria nuk ka asnjë detyrim që të krijojë bashki artificiale me shumicë minoritare. Ky detyrim është vetëm nëse ka hapësira të atilla, që përbëjnë realisht komunitete; pra qytete dhe zona rurale që përbëjnë shumicë minoritare. Në rastin tonë, qytetet janë shqiptare si Delvina, Saranda apo Konispoli dhe konventat ndërkombëtare kërkojnë që të mos kishte bashki minoritare, por bashki të përziera. Mirëpo, për shkak të madhështisë së kombit shqiptar për të respektuar minoritetet edhe në kërkesa të tilla, ku nuk është e detyruar, çoi në këtë përfundim. Himara është në çdo aspekt në kufijtë natyralë. Së pari historia, na tregon për Himarën e 50 dhe 60 fshatrave dhe jo Himarën e 7 fshatrave; kështu që Himara po zgjerohet në kufijtë e natyrshëm të krahinës së vet. Që Himara nuk ka minoritet, kjo dihet. Mirëpo, edhe sikur të marrim tezat e dyshes Dule-Bollano, sërish Himara duhet të zgjerohet. Ata pretendojnë se tre fshatrat dygjuhëshe të Himarës Fshat, Dhërmiut dhe Palasës përbëjnë minoritet. Edhe në pretendimin e tyre, vetë fakti që shumica e fshatrave të Bashkisë Himarë janë tërësisht shqiptare (Vunoi, Iliasi, Piluri, Qeparoi, Kudhësi) e bën të vetëkuptueshme se Himara nuk mund të trajtohet ndryshe nga pjesët e tjera të vendit. Pra, edhe në logjikën e tyre, Himara duhet të zgjerohet me Vranishtin dhe Lukovën. Në këtë mes, duket se ata po qahen në Athinë, më shumë për të siguruar ndonjë fond shtesë, sesa për të kërkuar të drejtën.

Edhe këtë here, shteti grek po ndërhyn në punët e brendshme të Shqipërisë, duke na kujtuar se jemi një vend që aspiron për t'u bërë vend anëtar në BE

Kërcënimet në proceset e anëtarësimit nuk duhet të trembin më askënd, sepse për nga vetë materiali, ndarjet territoriale janë tërësisht çështje të brendshme. Por, nëse ndonjë deputet bie pre e tyre dhe për shkak të kësaj nuk voton këtë reformë, atëherë do të jemi në kushtet e tradhtisë. Sepse një ndërhyrje e një shteti të huaj në punët e brendshme të Shqipërisë, në momentin që ndikon në votat e ndonjë deputeti, atëherë ai deputet është qartazi një marionetë e një shteti të huaj. Në këtë aspekt, në mendimin tim, qeveria duhet të reagojë, duke ndjekur shembullin grek. Thënë ndryshe, nëse Greqia do të arrijë të ndalojë këtë reformë, atëherë ne duhet të ndjekim shembullin "evropian" të Greqisë, që nuk pranon krijimin e asnjë njësie të pushtetit vendor me shumicë minoritare, por krijon në zonat minoritare superprefektura "sui generis", që bashkojnë territore të popullsive të ndryshme për të bërë shumica greke. Këto dy superprefektura në Greqi i emëronin prefektët, në mënyrë që dhe në zonat minoritare të kishte prefektë grekë. Mendimi im personal, është që ky shembull antievropian nuk duhet të gjejë zbatim. Mirëpo, nëse gjendemi me shpatulla pas muri, edhe tre bashkitë me shumicë minoritare le të shkrihen, sipas shembullit grek, dhe të bëhen me shumica shqiptare, meqenëse Greqia dashka të ndjekim një shembull të një shteti "evropian" si ajo vetë!

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
KOSOVËS SI KURRË MË PARË I DUHEN VLERA AKADEMIKE E KOMBËTARE E JO MILITANTIZËM INATÇOR DHE ORDINERNga ASLLAN DIBRANI dhe SYLË MUJAJ (07.31.2014)
TË JEPNI DORËHEQJEN, Z FULLANINga ALFRED MIRASHI, Firence (07.30.2014)
PARIME DHE PROPOZIME TË DIPLOMACISË EKONOMIKENga ILIR KALEMAJ (07.30.2014)
RUBRIKA: E VËRTETË APO FANTAZI  - FEJTON ME SHUFRA ARINga KOLEC TRABOINI (07.30.2014)
FAMILJA E DR RUGOVËS DHE PANDERSHMËRIA E ENVER ROBELLITKOSOVA PA RUGOVËN DO TË ISHTE BËRË SI PALESTINANga XHAFER LECI (07.29.2014)
LAJMI QË MË TRONDITI - NDËRROI JETË MIKU IM, POETI SHABAN CAKOLLINga AGIM GASHI (07.28.2014)
EDHE PËR ALEATIN STRATEGJIK KA NJË VIJË TË KUQENga PETRIT HALITI (07.28.2014)
KUR APOSTULLI PAL VIZITONTE ILIRINËNga Prof. dr. JORGO BULO (07.28.2014)
SHQIPTARI TRIM SI KY, NUK VDES KURRË!Nga FRITZ RADOVANI (07.28.2014)
PUSHTIMI BULLGAR I KUMANOVËS, SHKUPIT DHE MANASTIRIT 1941-1944Studim nga EUGEN SHEHU (07.27.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]