E Shtunë, 04.20.2024, 10:25am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
GJERGJI GORO - HIMARA NUK ËSHTË ZONË MINORITARE (Intervistë)

E Enjte, 07.31.2014, 08:38am (GMT+1)


A do të ketë pasoja në marrëdhëniet shqiptaro-greke bashkimi i Himarës me një copë të Labërisë? Kërcënimi me integrimin dhe pse një referendum nuk është zgjidhja e duhur

Tirana dhe Athina janë përfshirë edhe një tjetër herë në debat për Himarën. Arsyeja është ndarja e re territoriale, që e bashkon këtë zonë të trazuar të Jugut me Vranishtin e Labërisë. E ndërsa afati për miratimin e ndarjes së re po shkon drejt fundit, kryetari i PBDNJ-së, Vangjel Dule ka rritur presionin ndaj qeverisë shqiptare. Javën e kaluar, ai bëri një vizitë urgjente në Athinë, ku u prit nga ministri i Jashtëm, Evangelos Venizelos. Më parë, kreu i diplomacisë greke paralajmëroi homologun Bushati se me ndarjen e re territoriale po hapte një konflikt të ri me Greqinë dhe po vështirësonte rrugën e mëtejshme të integrimit të Shqipërisë. Por çfarë ka ndodhur realisht, që ka zemëruar përfaqësuesit politikë të elementit grek në Shqipëri? Në pesë variantet e komisionit të reformës territoriale, vetëm njëri prej tyre parashikonte bashkimin e Himarës me Lukovën, ndërsa të tjerat i kishin ngjitur kësaj bashkie edhe një pjesë të Labërisë. Por ky vendim, i marrë tashmë me hartën përfundimtare është kundërshtuar fort prej Dules, Vasil Bollanos dhe drejtuesve lokalë të minoritetit grek. Qeveria shqiptare ka qenë e prerë në qëndrimin e saj: Himara nuk është zonë minoritare. Kriteret për këtë zonë kanë pasur në fokus krijimin e një hapësire funksionale, sipas ministrit Bledi Çuçi. Por PBDNJ vazhdon të mbajë ndezur "zjarrin" e debatit për Himarën. Ai ka paralajmëruar një referendum në këtë zonë, ku vetë banorët të shprehen se cilin variant pranojnë. Kryetari i Bashkisë, Gjergji Goro thotë në një intervistë për MAPO-n: Dakord, le ta bëjnë. Por pse vetëm për Himarën? Po të pyesësh Lukovën, edhe ata nuk janë dakord të bashkohen me ne, se të gjitha lidhjet i kanë me Sarandën. Çështja e Himarës, që në optikën helene është trajtuar gjithnjë si një "copë toke greke" në mes të Shqipërisë është ndoshta më e debatuara për vite e vite me radhë në Shqipëri. Megjithëse historianët e kanë thënë fjalën e tyre, duket se kjo bashki do të vazhdojë të krijojë tensione në marrëdhëniet shqiptaro-greke, edhe për shumë vite.

Goro: Dule bën lojë politike me Himarën, u kujtuan si kofini pas të vjelit

Kreu i Bashkisë së Himarës, Gjergji Goro thotë se zgjerimi i njësisë do të sjellë më shumë fonde për komunitetin. "Mua më vjen keq, sepse nuk kam dëgjuar ndonjë bashki që zgjerohet, të thotë nuk e duam këtë komunë. Qëndrimet e qytetarëve janë të ndryshme"

Kryetari socialist i Bashkisë së Himarës, Gjergji Goro pohon se ndarja e re territoriale krijon më shumë mundësi për zonën e tij. Ai priret ta shohë gjithë debatin e krijuar në rrafsh pragmatist, ndërsa i cilëson politike deklaratat e kreut të PBDNJ-së, Vangjel Dule.



Zoti Goro, Këshilli Bashkiak i Himarës para dy ditësh dështoi të mblidhej, pasi këshilltarët e PBDNJ-së dhe PD-së nuk morën pjesë në mbledhje, duke bërë që të mos arrihej kuorumi. Çfarë po ndodh realisht me këshillin dhe a jeni ju tashmë, si kryetar bashkie në vështirësi kundrejt kësaj situate?
Po s"˜ka pas asnjë bashkim votash. E kanë shitur kështu se kështu ka dashur ta shesë pala e PBDNJ-së. Nuk erdhën në mbledhje këshilltarët e PBDNJ-së. Ata kërkuan me këmbëngulje ndryshimin e rendit të ditës, që të diskutohej një kërkesë e tyre. Bëhej fjalë për diskutimin e çështjes së reformës territoriale. Në përgjithësi, kërkesa të tilla hidhen në votë dhe nëse vendos këshilli, atëherë pranohet.

Çfarë përmbante kërkesa e PBDNJ-së?
Përmbante diskutimin e çështjes së reformës territoriale. Kujtohen tani të diskutojnë, si kofini pas të vjelit. I ftoi kryetari i Këshillit që të vinin dhe të hidhej në votë, por ata kishin parë se aty kishte disa mungesa dhe thanë nuk vijmë as ne. Kështu nuk u bë e mundur të realizohej kuorumi i nevojshëm për zhvillimin e mbledhjes. Dy anëtarë të këshillit të PD-së nuk erdhën në mbledhje.

Ju si kryetar bashkie, i mbeteni ndarjes që ka bërë komisioni, nuk jeni kundër?

Ne duam që të jetë bashki Himara, kjo na intereson.

Pra sipas hartës që ka përcaktuar komisioni?
Po çfarë të ndryshojmë në të? Të themi që nuk duam këtë, e nuk duam atë. Mua më vjen keq, se unë s'kam dëgjuar ndonjë bashki, e cila zmadhohet dhe të thotë nuk e duam këtë. Kam dëgjuar komuna që shkrihen dhe i bashkohen bashkive të mëdha, të thonë që nuk duam të vemi atje.

Kësaj i bie që duhet të ishte Vranishti të ngrihej dhe të thoshte që nuk duam të shkojmë me Himarën...
Po kështu i bie, se shkrihen si komunë dhe i bashkëngjiten një bashkie. Me një fjalë, niveli i tyre drejtues shkon në vend tjetër. Nuk është se bashkisë Himarë i hiqet diçka dhe shkon në Vranisht.

Ju jeni kryetar Bashkie i Himarës ndaj doja të pyesja cili është qëndrimi më dominues në i qytetarëve të Himarës lidhur me këtë çështje?
Realisht qëndrimet janë të ndryshme. Duke futur tema të ndryshme, si krishtërimi, feja, Greqi- Shqipëri, detyrimisht ka probleme. Por në përgjithësi, nuk e thonë hapur që jemi kundër. Sepse ne kemi lidhje me ta, kemi marrëdhënie, kemi krushqi, shumë i kemi këtu. Me pak fjalë, jemi fqinjë. Historikisht kemi qenë bashkë, nuk na ka ndarë ndonjë gjë e madhe.

Ju personalisht gjatë kësaj periudhe nga elementët grek keni patur ndonjë presion për këtë çështje?
Jo, unë vetë jo.

Po lëvizja e Dules që vete e ankohet në Greqi si ju duket?
Dulja e bën politikisht lojën. Atij nuk i intereson shumë ça përfitojnë himariotët, i intereson ça përfiton partia e tij. Ndërsa mua më intereson çfarë përfitojmë ne si popull, si shërbime, si interesa, si investime që mund të futemi në lojë për këto fondet e Bashkimit Europian. Sa më i madh të jetë një territor, sa më shumë popullsi, aq më mirë.

PBDNJ ka kërcënuar edhe me një referendum për këtë çështje. Sa i mundshëm është një gjë e tillë të bëhet në Himarë?
Po le të bëhet. Ne nuk kemi frikë as nga referendumi dhe as nga një gjë tjetër. Në popull do shtrohet çështja. Por lind pyetja tani, vetëm në Himarë do bëhet referendum? Hajde e bëjmë në gjithë Shqipërinë, sepse unë po dëgjoj gjithandej që po ngrihen si kofini pas të vjelit. Pasi vendoset, thuhet nuk jemi dakord. Kjo është një reformë që duhet bërë, është e domosdoshme. Nga njëra anë thonë është e domosdoshme dhe nga ana tjetër, thonë nuk duam me këtë. Ja, marrim rastin e Lukovës, duan ata që të vijnë me Himarën? Ja të them unë që ata nuk duan, sepse duan me Sarandën. Pse? Sepse të gjitha lidhjet me Sarandën i kanë patur historikisht. Gjykatat, pronat, marrëdhëniet, punët, të gjitha me Sarandën, me Himarën s'janë lidhur kurrë. Para viteve "˜40 po, mund të ishin, por më pas s'kanë pasur lidhje. Pra, po t'i pyesësh ata, do thonë duam të vemi me Sarandën. Çfarë bëhet në këto raste? U mor mendimi, u shprehën, disa kështu e disa ashtu dhe ata që u morën me këtë punë i panë të gjitha dhe vendosën.

Intervistoi: FEJZI BRAUSHI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
ARDIT BIDO - HIMARA NË KUFIJTË NATYRALË, KËRCËNIMET E GREQISË S'DUHET TË TREMBIN ASKËND! (Intervistë) (07.31.2014)
KOSOVËS SI KURRË MË PARË I DUHEN VLERA AKADEMIKE E KOMBËTARE E JO MILITANTIZËM INATÇOR DHE ORDINERNga ASLLAN DIBRANI dhe SYLË MUJAJ (07.31.2014)
TË JEPNI DORËHEQJEN, Z FULLANINga ALFRED MIRASHI, Firence (07.30.2014)
PARIME DHE PROPOZIME TË DIPLOMACISË EKONOMIKENga ILIR KALEMAJ (07.30.2014)
RUBRIKA: E VËRTETË APO FANTAZI  - FEJTON ME SHUFRA ARINga KOLEC TRABOINI (07.30.2014)
FAMILJA E DR RUGOVËS DHE PANDERSHMËRIA E ENVER ROBELLITKOSOVA PA RUGOVËN DO TË ISHTE BËRË SI PALESTINANga XHAFER LECI (07.29.2014)
LAJMI QË MË TRONDITI - NDËRROI JETË MIKU IM, POETI SHABAN CAKOLLINga AGIM GASHI (07.28.2014)
EDHE PËR ALEATIN STRATEGJIK KA NJË VIJË TË KUQENga PETRIT HALITI (07.28.2014)
KUR APOSTULLI PAL VIZITONTE ILIRINËNga Prof. dr. JORGO BULO (07.28.2014)
SHQIPTARI TRIM SI KY, NUK VDES KURRË!Nga FRITZ RADOVANI (07.28.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]